• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nano: Berisha bën mirë të krijojë parti tjetër, pavarësisht se po vuan…

by A R
02/12/2021 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kriza në PD dhe dy Kuvendet e së njëjtës parti me diferencë një javë janë në qendër të diskutimeve politike.

Analisti Mustafa Nano deklaroi sot se nëse Berisha do të kërkojë të marrë PD-në do të ishte vendimi i gabuar për të dhe se në harkun e pak muajve lëvizja e tij do të fiket ngadalë.

Pyetjes nëse do të tërhiqet Basha nga Kuvendi i 18 dhjetorit, Nano iu përgjigj duke thënë se nëse do ta bënte do të ishte vetëvrasje politike pasi edhe demokratët që ka pas do të shkuarajoheshin.

Intervista:

Z. Nano, në interpelance me kryeministrin Edi Rama, deputeti demokrat Tritan Shehu, kërkoi që të ndërpritjej Ballkani i Hapur.  Pse, po e kërkon PD këtë sipas jush, dhe si e shihni qëndrimin refuzues të kryeministrit Edi Rama?

Nano: Lëvizjen e demokratëve e shoh si gjest opozitar, ndoshta janë të bindur në atë që thonë, por sido të ishte do bënin lëvizje opozitare. Kjo më duket lëvizje e rëndësishme e diplomacisë shqiptare dhe e Ramës. Gjesti është i mirë, por është gjesti i duhur në momentin e gabuar. Vuçiç demonstron që nuk puqet me frymën që do Rama për Ballkanin e Hapur. Ai i bën këto gjeste sepse pëlqehen nga masa serbe. Shqiptarët e Kosovës gjithashtu e kanë demonstruar se nuk janë gati. Ideja është shumë e bukur por nuk është momenti. Ose ai duhet të punojë që ti mbushë mendjen edhe Prishtinës. Nuk e di pse nuk ulet njëri, nëse nuk pranon Kurti duhet të tërhiqet Rama.

Z. Nano, politika po e ushqen publikun me një dallgë akuzash. Nga njëra anë Berisha akuzon Bashën për lidhje me krimin nga ana tjetër Basha akuzon qeverinë për lidhje me mafien. Por gjithçka mbetet në kuadër të akuzave. Çfarë domethënie ka kjo retorike, që në fund, nuk prodhon asgjë?

Nano: Kjo është retorika e politikës shqiptare në 30 vitet e fundit. Kjo është shpikje e Berishës dhe do të marrë fund me largimin e Berishës. Sa herë ai ngre tonet ai e bën për të manifestuar një nerv opozitar për të cilin ka nevojë opozita e edukuar me frymën berishiane. Ajo që tha Balla sot është e vërtetë, kjo lloj kulture do largohet vetëm me largimin e tij.

Z. Nano, qëndrojmë pak tek përplasja në PD. Duket sikur kemi presion nga Berisha, përmes foltoreve, delegatëve ne selinë blu që lexojnë emrat që e mbështesin, dhe përballë përgjigjet në intervista të Lulzim Bashës. Mendoni se kryetari i PD mund të tërhiqet nga 18 dhjetori?

Nano: Nuk besoj, do ishte vetëvrasje, edhe ato që ka do shkurajoheshin. Nuk kam parë asnjë shenjë që mund të tërhiqet. Berisha sigurisht që nuk tërhiqet dhe ajo që do të ndodhë është përçarja e PD. Ajo që dua të shoh është se si do ndahet. Nëse Berisha krijon parti të re bën gjënë e mirë. Nëse kërkon të marrë PD ai nuk do ia arrij qëllimit dhe në harkun e pak muajve lëvizja e tij do fiket dalë ngadalë. Atij po i marrin partinë dhe kjo është vuajtje e madhe për të.

Z. Nano, janë shtuar zërat që kërkojnë bashkim të Kuvendeve. Do të ishte e dobishme? Mendoni se mund të ndodhë?

Nano: Nuk do sjellë ndonjë gjë sepse konflikti do koncentrohej në një sallë dhe do e kishim përçarjen të praktikohej para të gjithëve. Berisha nuk kthehet nga data e vet. Berisha edhe sikur të donte Basha nuk do të pranonte.

/a.r

Next Post

Vendimi për Berishën 'non grata', Paloka tregon bisedën private me Bashën: Ra dakord që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com