• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Naftëtarët e Ballshit në ditën gjashtë të grevës së urisë/ Rëndohet gjendja: Instancat të kthejnë përgjigje, s’ka kthim pas

by Java News
03/10/2020 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrja e rrogave të prapambetura dhe nisja e punës së rafinerisë së Ballshit janë kërkesat e 10 naftëtarëve që prej 6 ditësh ndodhen në greve uri. Gjithçka që ata kanë marrë në këtë kohë është uji me sheqer dhe gjendja e tyre shëndetësore sa vjen edhe rëndohet. Moti i ftohtë, ambientit me lagështi, mungesa e ushqimit kanë bërë që gjendja e tyre shëndetësore të rëndohet, por për grevistët problemi madhor është mungesa e  interesimit të instancave dhe një përgjigje, qoftë edhe negative të kërkesave të tyre.

Njëri nga grevistët tha se kjo shpërfillje nuk është vetëm ndaj atyre 10 që prej 6 ditësh janë në grevë urie, por ndaj 900 naftëtarëve të të gjithë qytetit që presin një përgjigje.

Ndërkohë që gjendja shëndetësore e grevistit të shoqëruar dje në spital vijon të jetë e rënduar, i cili është transportuar në spitalin e Fierit për mjekim më të specializuar.

“Sot në ditën e 6 situata sa vjen e rëndohet, Është një problem tjetër jo vetëm rëndesa shëndetësore. Jemi lënë në heshtje totale, nuk ka asnjë lloj reagimi nga instancat. Nuk e di sa do vazhdojë kjo heshtje dhe kjo na vret më shumë. Dje kolegu ynë kaloj një problem shëndetësor me zemrën, u informova që është në Fier për analiza, gjendjen e ka të rënduar. Gjendja jonë e rënduar se këtu ndikojnë të gjitha kushtet, mbi të gjitha ndikon stresi si dhe mos-marrja e një përgjigje qoftë edhe negative. Le të na thonë se do mbyllet nesër, le të na i thonë por ata nuk na e thonë. Dje spitali i Ballshit na janë gjendur pranë ambienteve, nuk është problemi jonë shëndetësia, në çdo moment e dimë që do na përgjigjen. Problemi ynë është instancat e duhura qoftë nga ana e pronarëve që na u prezantuan si pronarë të kompanisë qoftë edhe nga ana e shteti. Është një mospërfillje e dukshme se nuk është vetëm ndaj 10 naftëtarëve që janë këtu, është ndaj 900 naftëtarëve dhe ndaj gjithë qytetit. Kolegët tanë po përdorin ujë me sheqer sepse tani të shkosh në spitale nuk dihet kush vizitohet, dhe mos përhapim edhe një panik tjetër, larg qoftë. Përdorim ujë me sheqer për të mbajtur trupin gjallë”, tha një grevist.

“Sado që të mundohemi ta mbajmë vetën është e pamundur. Kështu që gjendja ëhstë shumë ë rënduar. Ne jemi të vendosur deri në fund sepse më keq nuk ka ku të shkojë. Ne presim ndonjë reagim“, tha një tjetër grevist./ shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Durrës/ 130 kg eksploziv për prishjen e pallatit 14-katësh të dëmtuar nga tërmeti

Durrës/ 130 kg eksploziv për prishjen e pallatit 14-katësh të dëmtuar nga tërmeti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

Teste për veshin e brendshëm, në QSUT nis funksionimi i kabinetit vestibular që përcakton diagnozën

March 21, 2026
Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

Bardhi dhe Tabaku takojnë Ministrin gjerman për Europën, Gunther Krischbaum: Shqiptarët e duan integrimin

March 21, 2026
Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

Baton Haxhiu: Ka vite që e them! Berisha është i vetmi njeri që i jep mandat Edi Ramës

March 21, 2026
Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

Turistja bie nga një mur në lagjen ‘Kala’ në Berat , transportohet tek Trauma

March 21, 2026
Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

Amerikë-Izrael sulmojnë Natanz-in bërthamor të Iranit, dyshime për rrjedhje radioaktive

March 21, 2026
“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

“E kam për nder të pushtoj!”, Kuba bëhet gati për luftë me Amerikën pas deklaratës së Trump

March 21, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Fluks në Morinë, mbi 13 mijë qytetarë dhe 9 mijë mjete në 24 orët e fundit

March 21, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

Ministri i Jashtëm i Kinës: Situata në Lindjen e Mesme kërcënon stabilitetin global të furnizimit me energji

March 21, 2026
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Serbia ul akcizën e naftës me 40%, Vuçiç: Masa për frenimin e çmimeve, ndikim nga kriza globale

March 21, 2026
“Çarmatim i plotë”, Bordi i Paqes paraqet propozimin me shkrim për Hamasin në Kajro

“Çarmatim i plotë”, Bordi i Paqes paraqet propozimin me shkrim për Hamasin në Kajro

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In