• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nafta sot në Tiranë me 202 lekë/litri, ekspertët: Treg monopol, të aktivizohet rezerva e sigurisë

by E B
17/03/2026 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të martë çmimi i naftës me pakicë ka arritur vlerën më të lartë që prej nisjes së luftës në lindjen e Mesme. Në pikat e karburantit në kryeqytet po tregtohet deri në 202 lekë, nga 173-175 lekë para luftës; një rritje me gati 29 lekë për litër.

Shtrenjtimi nisi më 4 mars, ku litri i naftës arriti në 179 lekë, dhe u pasua më pas me rritje të njëpasnjëshme, duke arritur vlerat prej 198-201 lekë në datat 10-11 mars, kohë kur qeveria të deklaronte se kishte ngritur Task-Forcën për kontrollin e tregut. Pas këtij vendimi çmimi ra në 193-196 lekë, për tu shtrenjtuar përsëri nga e hëna (16 mars) në të martë (17 mars) me deri 6 lekë për litër.

“Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, natyrisht që ka ndikuar direkt duke penguar rrjedhën normale të qarkullimit dhe pjesa e karburantit është pjesa e parë më e ndjeshme për arsyen e thjeshtë se ai ndikon pastaj në logjistikën e përditshme në transport dhe përhapet në mënyrë transversale në të gjithë ekonominë”, thotë eksperti Eduart Gjokutaj.

Nuk është koha për monitorim por për veprim thonë ekspertët.

“Pakete masash gjithëpërfshirëse. Biznesit do t’i rriten kostot dhe fundorja janë qytetarët të cilët do t’u shtrenjtohet kosto e jetesës dhe e gjitha kjo do të përkthehet në një shpenzim ekstra për buxhetin dhe në një ulje të konsumit”, thekson eksperti.

Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj thotë se zgjidhje në këtë situatë është edhe aktivizimi i rezervës së sigurisë, nëse ekziston.

“Nevojitet që qeveria bashkë me operatorët pasi ka dhe qeveria në atë rezervën e vetë, por dhe operatorët të bëjnë një publikim për të na thënë se sa të sigurt janë qytetarët për arsye që të mos të shtojnë më shumë pasiguritë në treg dhe të mos lejojnë spekulimet e mëtejshme. Rezerva e sigurisë në rastin më të mirë ka mundësi të jetë për disa ditë”, thotë Gjokutaj.

Ekspertët gjykojnë se çmimet në treg, janë të ndikuara nga lufta por nuk paraqesin plotësisht realitetin, në kushtet kur tregu është i përqendruar. Në tabelat e çmimeve të kompanive në pjesën më të madhe është fiksuar çmimi 199 lekë.

“Kemi të bëjmë me një treg të përqendruar i cili vepron me rregulla të tjera dhe nuk vepron mbi atë parim që kërkon interesi i publikut apo dhe vetë i ekonomisë në tërësi. Operon me këto lloj çmimesh të cilat reflektojnë një përshkallëzim të menjëhershëm të çmimit në rritje dhe nuk e kemi këtë reagim në zbritje”, thotë Gjokutaj.

Qeveria është shprehur se nuk përjashton rikthimin e Bordit të Transparencës, për vënien nën kontroll të çmimeve të karburanteve, nëse shtrenjtimi do të arrijë shifrat e vitit 2022 kur nisi lufta në Ukrainë. Aktualisht është në fuqi vetëm Task-Forca për kontrollet e kompanive të karburantit për të mos lejuar abuzimet.

Next Post
U pickua nga bleta, humb jetën alpinisti në Greqi

U pickua nga bleta, humb jetën alpinisti në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

September 5, 2026
Izolohet zjarri në Zapod, ndërhyrja e forcave dhe banorëve shmang përhapjen e flakëve

Izolohet zjarri në Zapod, ndërhyrja e forcave dhe banorëve shmang përhapjen e flakëve

September 5, 2026
Zjarri shkrumbon 57 ullinj, banorja e Levanit: Të gjendet ai që i vuri flakën, të dënohet!

Zjarri shkrumbon 57 ullinj, banorja e Levanit: Të gjendet ai që i vuri flakën, të dënohet!

September 5, 2026
Nga gjaku jam shqiptare

Nga gjaku jam shqiptare

September 5, 2026
Një linjë e re ajrore direkte lidh Kinën me Rumaninë dhe Kroacinë

Një linjë e re ajrore direkte lidh Kinën me Rumaninë dhe Kroacinë

September 5, 2026
Braçe shpërthen ndaj piromanëve: Edhe të djegura, sipërfaqet mbeten fond pyjor, nuk bëhen hotele e resorte

Braçe shpërthen ndaj piromanëve: Edhe të djegura, sipërfaqet mbeten fond pyjor, nuk bëhen hotele e resorte

September 5, 2026
Krimi makabër në Itali/ Hodhi nga mbikalimi ish-të dashurën dhe më pas telefonoi nënën e tij, në fund vret veten

Krimi makabër në Itali/ Hodhi nga mbikalimi ish-të dashurën dhe më pas telefonoi nënën e tij, në fund vret veten

September 5, 2026
Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

September 5, 2026
Teuta triumfon ndaj Laçit, durrsakët ngjiten në vendin e dytë pas fitores 1-3

Teuta triumfon ndaj Laçit, durrsakët ngjiten në vendin e dytë pas fitores 1-3

September 5, 2026
Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com