• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nafta shqiptare, arkëtohen 39 miliardë lekë nga eksportet këtë vit

by Java News
24/12/2018 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksportet e naftës u rriten me ritme të shpejta këtë vit sipas të dhënave mbi tregtinë e jashtme të raportuara nga INSTAT.

Për 11 mujorin 2018  eksporti i lëndëve djegëse që përfaqësohet kryesisht nga nafta që prodhohet në vend u rrit me 80 për qind.

Vlera e eksporteve në periudhën janar-nëntor arriti në 39 miliardë lekë nga 21.7 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Burimet nga tregu pohuan se janë dy arsye që lidhen më këtë rritje.

E para, çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare këtë vit ka qenë më i lartë, duke bërë që kompanitë që eksportojnë naftë jashtë vendit të arkëtojnë vlera më të larta.

Sipas të dhënave nga tregu ndërkombëtar çmimi mesatar i naftës në tregjet ndërkombëtare në vitin 2018 ishte 71.4 dollarë për fuçi, ndërsa në vitin 2017 një fuçi naftë u shit me rreth 54.1 dollarë.

Një fuçi naftë në tregjet ndërkombëtare ka kushtuar 32 % më shumë se vitin e kaluar duke u shndërruar kështu një faktor themelor për rritjen e vlerës së naftës së eksportuar.

Gjithashtu eksporti i naftës u rrit edhe si rrjedhojë e përfshirjes  në prodhim të rafinerisë së përpunimit të naftës ARMO, i cila vitin e kaluar punoi me periudha të shkëputura.

Eksporti i naftës u nxit së fundmi edhe nga kërkesa më e lartë në tregjet e Kosovës. Si rrjedhojë e rritjes së tarifave doganore 100% me Serbinë një pjesë e naftës që më parë importohej nga tregjet e Serbisë ka nisur te importohet nga Shqipëria.

Eksporti i naftës dhe nënprodukteve të saj në Kosovë u rrit me 29% këtë vit. Ky është grupi i dytë, me vlerën më të madhe të eksportit në Kosovë dhe dominohet kryesisht nga shitjet e naftës.

Ekspertë të ekonomisë dhe biznesit në Kosovë pohuan se Shqipëria mund të bëhet zëvendësuese  e Serbisë në tregjet e Kosovës për hekurin dhe naftën.

Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës tha se nga Shqipëria mund të zëvendësoje lehtësisht disa nënprodukte të naftës dhe hekurit që me pare importoheshin nga Serbia.(monitor)

a.çupaj

Next Post
Shkencëtarët zbulojnë sërish një kurë për shërimin e HIV

Shkencëtarët zbulojnë sërish një kurë për shërimin e HIV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

Tragjedi në det, roja bregdetare italiane gjen 19 të vdekur në gomonen me emigrantë

April 1, 2026
Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, partitë politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In