• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Nafta më e shtrenjtë mbush arkën e shtetit, 3.3 mln euro më shumë TVSH në mars

by A R
17/04/2026 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa përdoruesit e automjeteve kanë shpenzuar më shumë nga buxheti i tyre për të blerë karburant, për shkak të shtrenjtimit të çmimeve, buxheti i është gëzuar një rritjeje më të lartë të të ardhurave, si nga tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH), ashtu dhe nga akciza.

Të dhënat zyrtare të doganave bënë të ditur se importet totale të naftës në muajin mars ishin 53.6 mijë ton, me një rritje të lehtë prej 2.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës në blerje, (çka bëri që çmimi në tregun e pakicës të arrijë në mesatarisht 200 lekë/litër në mars, nga 175 lekë në shkurt, me rritje 14.5%), të ardhurat nga TVSH në doganë janë zgjeruar me ritme shumë më të shpejta. Në mars, të ardhurat nga TVSH mbi naftën, që mblidhen në doganë arritën në 1.93 miliardë lekë, me një rritje prej 22.%, ose 359 milionë lekë më shumë. Duke e zhveshur nga efekti i rritjes së importeve prej 2.8%, të ardhurat shtesë vetëm nga shtrenjtimi i çmimeve në mars ishin rreth 320 milionë lekë, ose rreth 3.3 milionë euro.

Kjo është e ardhura shtesë vetëm nga TVSH e mbledhur në doganë, që llogaritet mbi çmimin e blerjes plus taksa (akciza 39.4 lekë dhe taksa e qarkullimit 27 lekë/litër). Më pas, sipas operatorëve, këtij çmimi i shtohen shpenzimet e operimit dhe fitim, që janë minimalisht 5 lekë/litër tek shumica dhe 18 lekë te pakica, mbi të cilat llogaritet dhe TVSH-ja. Si rrjedhojë, në çmimin final, vlerës së mbledhur në doganë i shtohet dhe rreth 30%, pra shuma e paguar TVSH shtesë vetëm nga rritja e çmimit në mars ishte rreth 4.3 milionë euro.

TVSH është një taksë mbi konsumin që përfshihet në çmimin final të produkteve dhe shërbimeve dhe, ndonëse mblidhet e derdhet në shtet nga prodhuesi ose tregtuesi, në fund i kalohet konsumatorit përmes çmimit që ai paguan.

Sipas të dhënave nga Bordi i Transparencës, bazuar në formulën e llogaritjes së çmimit, kur treguesi Platts, që është referenca e blerjes së naftës në vend, arriti në 1410 dollarëve/ton, TVSH e paguar vetëm në doganë ishte rreth 34 lekë për litër, për një çmim final prej rreth 220 lekë për litër (kufiri ku fillon të llogaritet akciza e reduktuar).

Për krahasim, në fund të shkurtit, përpara fillimit të krizës në Lindjen e Mesme, kur Platts ishte 770 dollarë për ton, TVSH e paguar në doganë ishte 25 lekë/litër, ose 9 lekë për litër më pak. Pra, për një shtesë çmimi prej 45 lekë/litër, vetëm TVSH e paguar shtesë ishte 9 lekë.

TVSH e marrë shtesë kompenson tërësisht uljen e akcizës me 20%

Krahas TVSH-së, buxheti i shtetit ka arkëtuar më shumë dhe nga akciza. Nga janari, akciza u indeksua me inflacionin, duke u rritur me 1.5%, për të arritur në 39.4 lekë pa TVSH, ose 0.6 lekë më shumë. Kjo bëri që në janar, të ardhurat nga akciza të rriten me 1.51%, ndonëse importet ranë me 4.6%, ndërsa në shkurt tkurrja ishte më e ulët se rënia e importeve. Në mars, të ardhurat nga akciza u rritën më 8.76%, me ritme më të larta sesa importet (shiko tabelën).

Qeveria ndërkohë miratoi vendimin që nëse çmimi i naftës kalon mbi 220 lekë, akciza ulet me 20%, më një kursim prej 9.4 lekë (përfshirë dhe TVSH-në). Por ky vendim u zbatua vetëm për 5 ditë, ndonëse vetëm nga TVSH e marrë shtesë nga çmimi, buxheti do të kompensonte tërësisht ketë ulje.

Nga njëra anë, qeveria ka zgjedhur të mos mbajë asnjë kosto, duke përfituar nga rritja e të ardhurave. Nga ana tjetër, këto të ardhura që i ka marrë shtesë nga përdoruesit e automjeteve, të paktën deri tani nuk ka preferuar që tua kthejë mbrapsht taksapaguesve në një formë apo tjetrën. Vetëm një ditë më parë, qeveria u detyrua që të premtojë kompensim 50 lekë për litër për transportin publik, pasi operatorët reduktuan ndjeshëm numrin e autobusëve në qarkullim, duke shkaktuar kaos në lëvizjen e qytetarëve.

Konsumatorët paguan 11 mln euro më shumë

Ndryshe nga buxheti i shtetit që ka arkëtuar më shumë të ardhura në mars, si rrjedhojë e shtrenjtimit të çmimeve, xhepat e konsumatorëve janë rënduar. Të dhënat zyrtare nga Dogana bënë të ditur se konsumi i naftës në mars ishte 35.8 mijë ton, nga 33.8 mijë ton në të njëjtin muaj të një viti më parë, me një rritje prej gati 6%.

Në mars, konsumi ishte 35.8 mijë ton, ose rreth 42.4 milionë litra. Për të blerë këtë sasi, përdoruesit e mjeteve kanë shpenzuar rreth 8.5 miliardë lekë, ose rreth 87 milionë euro, me një çmim mesatar prej 200 lekë për litër. Nëse këtë sasi do e kishin blerë me çmimin prej 175 lekë, shpenzimi do të ishte 7.4 miliardë lekë, ose 1.05 miliardë lekë (rreth 11 milionë euro) më pak./ Marrë nga Monitor.al

Next Post
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
Publikimi i videove intime online, gazetari jep detaje: Janë identifikuar tetë persona, dyshime për…

Publikimi i videove intime online, gazetari jep detaje: Janë identifikuar tetë persona, dyshime për…

October 1, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe për Kodin e ri: Avokati merr fuqi hetimore, prokurorit i del “konkurrent” përballë.

October 1, 2026
Vizita e Von der Leyen në Tiranë, ambasadorja e BE: “Qëllimi është afër”, Shqipëria ndër vendet pararendëse të integrimit

Vizita e Von der Leyen në Tiranë, ambasadorja e BE: “Qëllimi është afër”, Shqipëria ndër vendet pararendëse të integrimit

October 1, 2026
“Elita e re” e Putinit po merr pushtetin! Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

“Elita e re” e Putinit po merr pushtetin! Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

October 1, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

Bejko: “Luftë pushtetesh” për Kodin Penal, synohet t’i hiqet SPAK-ut statusi special

October 1, 2026
Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com