• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nafta kontrabandë në Durrës/ Çuçi i përgjigjet Salianjit: Ngreni gishtin ndaj Policisë ditën që e kapi, thoni të paktën ‘bravo’

by Java News
15/09/2022 16:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë diskutimit në Kuvend ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi iu është përgjigjur edhe akuzave të opozitës për anijen me naftë kontrabandë të kapur në Durrës.

“Ngreni gishtin ndaj Policisë së Shtetit ditën që ajo e kapi anijen me naftë kontrabandë. Thoni të paktën një bravo. Po sigurisht që ne do ta luftojmë krimin me partnerët, jo më kot e përmenda më parë që kjo luftë kërkon një bashkërendim të përpjekjeve me të gjitha vendet e tjera, nuk fitohet e vetme”, deklaroi ministri Çuçi.
Në vijim gjatë fjalës së tij Ministri i Brendshëm foli për ratifikimin e dy marrëveshjeve me Britaninë e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Janë dy akte shumë të rëndësishme që lidhen me adresimin e çështjeve të sigurisë dhe emigracionit të paligjshëm. Ato janë përmbyllja e një pune të gjatë negociuese të bërë nga palët e të dyja vendeve dhe shprehje e vullnetit politik të qartë që ne kemi për t’ju kundërpërgjigjur me forcën e duhur sfidave që lidhen me terrorizmin dhe migracionin e paligjshëm”, deklaroi ministri Çuçi.

Memorandumi me Britaninë e Madhe e rregullon të gjithë shkëmbimin e informacionit mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, duke përfshirë edhe të dhënat personale sensitive, si dhe parashikon caktimin e një oficeri ndërlidhës.

“Përgjegjësia jonë është mbi të gjitha të dekurajojmë migracionin e paligjshëm, si një praktikë e rrezikshme që shton kriminalitetin dhe trafikun e qënieve njerëzore”, deklaroi ministri Çuçi.

Për marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe, Ministri i Brendshëm deklaroi se ai rajon që mbetet gjithashtu i rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. “Emiratet e Bashkuara Arabe mbeten një shtet atraktiv për grupet dhe personat me rekorde kriminale që i largohen Shqipërisë”, u shpreh Çuçi.

“Aktet që po ratifikojmë sot iu mundësojnë autoriteteve të sigurisë në vendet tona që të kenë me tepër instrumente në dorë për t’iu kundërpërgjigjur shkelësve të ligjit pavarësisht se ndodhen këtu në Shqipëri, Britaninë e Madhe apo Emiratet e Bashkuara Arabe. Nuk mund të ketë zhvillim social dhe ekonomik në asnjë prej shoqërive tona pa siguri, pa garantuar jetën dhe pronën e qytetarëve”, tha Ministri i Brendshëm./m.j

Next Post
Rriten frikshëm rastet! Infektohen 1846 qytetarë me COVID, humbin jetën dy të tjerë në 24 orë

COVID në 24 orët e fundit në Shqipëri: Asnjë humbje jete! 89 qytetarë të infektuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Nëntor 2026

November 4, 2026
Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

November 4, 2026
Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

November 4, 2026
Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In