• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nafta/gazi, perspektiva e kërkim-zbulimit dhe rënia e turizmit në vendin tonë

by Java News
11/03/2026 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hazbi M. Shehu – Inxh. Gjeolog Nafte, Prof. Doktor i Shkencave Gjeologjike

Isuf Tushe – Inxh. Gjeolog Nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike

“Po ndihen erërat pranverore, cicërimat e zogjëve, lulet po ҫelin, bibilat me zërin e ëmbël ndalojn njerëzit edhe në buzë të greminës. E gjithë natyra buzëqesh e gëzuar, vetëm populli ynë i dashur është i mërzitur se po i vjedhin, me letra, pasuritë natyrore të mbi dhe nëntokës! A duhet, që populli ynë, që fitoi lirinë me gjak dhe historikisht ka dërmuar të huajt që nga koha heroit ton legjendar Skënderbeut, të qëndroi në heshtje? Pasuritë tona, sidomos ato të nëntokës janë baza e ekonomisë. Sa mëndje është hedhur dhe sa djersë është derdhur për kërkim-zbulimin e vendburimeve të naftës, gazit, mineraleve të ngurta, etj., nga bijët më të mirë të popullit ton dhe politika ja fali ato konҫesionarëve oligarkë?! Vetëm kjo s’duhej të ndodhte, sepse ato para që vidhen janë gjaku dhe djersa e një populli fukara që ka vuajtur në shekuj!”

Specialistët e Institutit Gjeologjik të Studimeve dhe Kërkimeve të Naftës/Gazit, zbuluan disa vendburime në territorin ton. Në vitin 1957 u zbulua vendburimi më i fuqishëm Patos-Marinës, i ndjekur nga disa të tjerë në strukturën karbonatike Patos-verbas deri në Bubullimë-Kolonjë, etj. Krahas me kërkim-prodhimin, u hapën shkollat për të përgatitur specialist të mesëm dhe të lartë, teknik dhe inxhinier. Në vitin 1974, nxjerrja e naftës nga nëntoka jonë arriti 2,25 milion ton/vit dhe ky sektor u bë një bazë e fuqishme ekonomike. Pas vitit 1990, me rënien e sistemit politik, filloi shkatërrimi industrisë në tërësi, fabrikat, uzinat, kombinatet, etj., që qeveritë njëra pas tjetrës i ҫuan për SKARP. Këtë fat pësoi edhe ajo e naftës, por edhe ajo e minierave bashkë me asetet e tyre teknologjike të shumëta.

Gjithë vendburimet e naftës/gazit u dhanë konҫesionarëve oligarkë vendas por disa me të huaj fasadë. U shkatërruan nd/jet e nxjerrjes, kërkimit, shërbimit, uzinat mekanike, rafineritë, institutet shkencore të naftës, ai i kërkimeve gjeologjike, ai teknologjik, etj. Të njëjtin fat patën edhe vendburimet xeherore me asetet e tyre. Punonjësit dhe specialistët u hodhën rrugëve dhe u detyruan të enden nëpër botë. Gjithҫka e përfshiu kaosi, situata erdhi duke u rënduar aq shumë sa në ditët e sotme është bërë tepër kritike. Asnjë forcë politike apo institucion shtetëror s’mendon për këtë gjëndje serioze dhe të ardhmen e vendit, por vetëm për xhepat e tyre. Zgjidhja vjenë nga politika, drejtuesitë e shtetit e kanë të nevojshme konsultimin dhe të bashkëpunojn ngushtë me specialistët e fushës, siҫ është ajo e resurseve natyrore minerare.

Për naftën/gazin në tërësi dhe rajonet e kërkimit ka menduar, punuar dhe i argumentonte shkencërisht instituti gjeologjik i studimeve dhe kërkimeve gjeologjike, i cili bënte studime të veҫanta në rajonet e reja në gjithë teritorin ton, që është ndarë në blloqe perspektivë, ku duhen orientuar kërkimet për naftë/gaz, në tokë (onshore) dhe në zonën e shelfit detar (offshore).

Fillimisht gjithë aktiviteti kërkim-prodhimit të naftës/gazit, u përqëndrua në Drejtorinë e Përgjithshme të Naftës/Gazit (DPNG) me qendër në qytetin e Kuҫovës. Një vënd të veҫant  në DPNG zinte kabineti përgjithësimit dhe projektimit të puseve për kërkim-zbulimin në zonat e reja perspektivë, ai i shpimit, prodhimit, etj., ndërsa në vitin 1965 u krijua Instituti i Studimeve dhe Kërkimeve Gjeologjike të Naftës/Gazit, ku u shtuan kabineti tematik, i vendburimeve, gjeokimisë, paleontologjisë, hidrogjeologjisë, me laboratorët përkatës, etj., që më vonë u vendos në qytetin Fier. Në institut punonin specialistë të lart me eksperiencë, teknik të mesëm, laburant dhe grupet studimore-projektuese në përbërjen e tyre kishin të gjithë specialitetet. Koha studimit varej nga sasia, cilësia dhe analiza e të dhënave, komplikimet, fenomenet gjeologo-tektonike, etj., dhe ajo për zgjidhjen e njëanëshme të perspektivës kërkimit, ku mund të konkludohej me projektim ose rekomandoheshin punime shtesë.

Specialistët e institutit zbuluan një numër i konsiderueshëm vendburimesh nafte/gazi në ranor/gëlqeror, ndërsa përmbi 30 vite, që nafta u dha me konҫesion, nuk është zbuluar asnjë vendburim (tokë apo det) ose të zgjerohen ato ekzistues, por shfrytëzohen dhe grabiten ato që zbuluan specialistët tanë, prandaj ne insistuam që industria naftës s’duhej privatizuar. Ky gabim i rënd i politikës duhet korigjuar, pasuritë natyrore minerare, nafta/mineralet, të shtetëzohen urgjent që ti shpëtojm nga shkatërrimi dhe të vihen në shërbim të ekonomisë për sot dhe të ardhmen e kombit ton. Ndërkohë, të ngrihet dhe plotësohet me specialistë Instituti Naftës dhe bashkë me Institutin e Tiranës, të marrinë nën kontroll shfrytëzimin e vendburimeve ekzistuese dhe të përgatisinë rajonet perspektiv për kërkim-zbulimin e rezervave të reja që janë bazë për të ruajtur  qëndrueshmërinë e prodhimit naftës, gazit, mineraleve dhe rritjen e tij.

Industria naftës që sapo kishte hedhur hapin e parë drejt zhvillimit nga shoqëria konҫesionare AIPA, u shkatërrua gjatë luftës dytë botërore. Nën kujdesin e veҫant të qeverisë së kohës, me invesime fillestare shtetërore dhe me ndihmën e specialistëve të huaj, krahas dipllomimit të specialistëve tan, ajo u fut gradualisht në rrugën e zhvillimit. Specialistët tan, naftëtarë/minatorë, si bijë të denjë të popullit, me inteligjencën e tyre, me sakrificatë dhe vështirësitë e mëdha, me heroizmin në punën e tyre, ishin pjesa më vitale e shoqërisë tonë se në qëndër të vëmëndjes kishin mirëqënien e popullit dhe zhvillimin e vendit.

Menjëherë pas ҫlirimit të vendit, filloi arsimimi specialistëve në fusha të ndryshme të shkencës, me prioritet në industrinë e pasurive natyrore minerare, sepse nga të ardhurat e tyre direkt do varej zhvillimi dhe nxjerrja e Shqipërisë nga prapambetja. Sistemi ynë arsimor e filloi nga hiҫi, nga analfabetizmi dhe gradualisht në gjithë vendin u ngritën arsimi fillor-8 vjeҫar dhe shkollat e mesme përfshi ato profesionale në disa qytete sipas nevojave për specialistë të mesëm në degë të veҫanta të ekomomisë, përfshi naftën dhe minierat. Arsimi i lartë filloi në 1951 me krijimin e “Institutit të Lartë Politeknik në Tiranë” me degë të reduktuara dhe në vitin 1957 u krijua Universiteti Shtetëror i Tiranës me të gjitha fakultetet dhe midis tyre “Fakulteti Gjeologjisë dhe Minierave”. Pra, nga shkollat e mesme profesionale, institutet dhe universiteti u dipllomuan specialistë të mesëm dhe të lartë për të githa degët e ekonomisë, kurse specialistët e lartë për naftën dhe minierat pas vitit 1957, por më herët edhe nga universitetet jashtë vendit, si në Rusi, Rumani, Poloni, etj. Mirëpo në këtë kohë të ërrët të “demokracisë” tonë, qeveritë, midis prapësirave të panumërta, mbyllën edhe shkollat e mesme profesionale ku përgatiteshin teknik dhe disa degë kryesore të inxhinjerisë për naftën/minierat, pikërisht për ti grabitur më lehtë dhe shkatërruar deri në themel gjithҫka dhe qëllimisht për të zhdukur në errësirën e injorancës shkencat mbi pasuritë natyrore minerare. Kjo s’ka ndodhur në asnjë vend të botës, bile edhe në ato shtete ku pasuritë natyrore janë pronë private!

Programet mësimore në shkollat tona për përgatitijen e specialistëve të naftës/minierave ishin të një niveli të lartë, që krahasoheshin me ato më të mirët në Europë. Për shkak se vendi ynë ishte relativisht i mbyllur, universiteti ynë nuk përfshihej në listën e rënditjes së universiteteve në botë, por specialistët tanë reflektonin një përgatitje profesionale, teorike dhe praktike, të një niveli shumë të lartë. Për këtë po japim disa shëmbuj me fakte konkrete:

– Specialistë nga institutet dhe nd/jet e naftës/minierave merrnin pjesë dhe selektoheshin për diskutime mbi shkëmbimin e eksperiencave, arritjet apo aplikimin e të rejave shkencore, në konferencat e gjeologjisë apo teknologjisë që organizonin institucionet shkencore dhe kompanitë e kërkim-prodhimit të pasurive natyrore minerare në vende të ndryshme të botës.

– Shkatërrimi industrisë pasurive natyrore minerare, pas vitit 1990 nga qeveritë Meksi, Berisha, Nano, nëpërmjet reformave të tyre skandaloze, nxorën në rrugë të madhe specialistët e instituteve dhe nd/jeve. Shumë prej tyre që migruan në vende të ndryshme të botës dhe ishin të aftë për punë, për meritat e tyre u integruan menjëherë dhe filluan punë në specialitetin e tyre, bile në kompani me emër të kërkim-prodhimit, sizmikës, rafinerimit të naftës, mekanikës, elektronikës, pedagog në universitete, etj., duke punuar përkrah me specialistët vendas.

– Po ashtu disa specialistë, që mbaruan Universitetin Shtetëror të Tiranës, avancuan studimet e tyre për përgatitjen e masterit apo doktoraturës jashtë shtetit në universitete të ndryshme, por pati edhe specialistë që u ҫertifikuan nga universitete apo institute me emër, për kontributin e tyre në kërkimin shkencor, si në shëmbullin më posht, etj. Këto fakte tregojn se nga Universiteti Shtetëror i Tiranës janë dipllomuar specialistë me përgatitje të lartë shkencore.

Në 5 dekada u zbuluan dhe shfrytëzuan vendburime me pasuri natyrore minerare përrallore që ishin baza kryesore për ekonominë. Dhënia tyre me konҫesion pas vitit 1990, nga klasa politike, imorale dhe e papërgjegjëshme, si dhe qëndrimi në heshtje varri, ndërkohë që gjithҫka grabitet dhe shkatërrohet barbarisht nga oligarkët e saj me bekimin, arrogancën dhe për interesat e tyre të përbashkëta financiare, është një nga fajët më të rënda, sepse shteti dhe populli, jo vetëm humbën fitimin që merrnin para privatizimit por po humbin edhe vendburimet, ndërsa banorët për rreth edhe pronat e tyre private.

Në sipërfaqe ka ndotje masive, pirgje me skorje mineralesh, pellgje mbetjesh teknologjike nga shfrytëzimi, etj., që shirat i shpëlajn, lumenjt i përhapin deri në det dhe po sjellin pasoja të rënda serioze në shëndetin e banorëve dhe ekosistemin. Ato penetrojn në thellësi të baseneve ku merret ujë për popullatën, sepse konҫesionarët oligarkë s’bëjnë investime dhe mungon plotësisht monitorimi nga institucionet shtetërore përgjegjëse. Gjithë fitimi që del nga shfrytëzimi vendburimeve e grabitin oligarkët dhe nëpërmjet skemave mafioze korruptive të sofistikuara e ndajnë me pushtetarët kryesor të kupolës politike, qeveritarët në të gjitha nivelet deri tek bashkitë që favorizojn aktivitetin operativ shkatërrues të tyre.

Kjo pasuri minerare, janë mëndja, puna, djersa e naftëtarëve, minatorëve dhe specialistëve tanë. Ajo n’a dhimbset ne dhe i përket popullit, prandaj të shtetëzohet urgjentisht dhe të administrohet nga kompanitë shtetërore Albpetrol, Albchrom dhe të vihet në shërbim të tij. Drejtuesitë kryesor të shtetit, presidenti republikës, qeveria, opozita, institucionet ligjvënëse dhe ligjzbatuese s’duhet të rrinë në heshtje, të lejojn abuzimet, vjedhjen, shfrytëzimin barbar me “humbje” dhe shkatërrimin e gjithë kësaj pasurie natyrore minerare të zbuluar në 5 dekada. Këta janë përgjegjësit kryesor të kësaj katastrofe dhe është detyra e tyre t’a ndalin atë, ndërsa abuzuesit, hajdutët dhe shkatërruesit e saj të ndëshkohen pa mëshirë nga SPAK-u dhe ti sekuestrohet pasuria që kanë vjedhur. Kjo duhet bërë sot se nesër do jetë shumë vonë!

Pellgje nafte, bitumi, ujra me mbeturina industriale në Patos-Marinës dhe skorje me pirgje mineralesh rreth galerive 

Mbyllja e nd/jeve shtetërore dhe shkatërrimi uzinave/fabrikave të rafinerimit/pasurimit të pasurive natyrore minerare që ishin me fitim, detyroi mijra punëtor, teknik dhe inxhinier të zgjedhin rrugën e emigracionit për të ushqyer familjet e tyre. S’ishte thjesht paaftësi e kupolës politike për të kryer reforma në ekonomi, por për ti dhënë me konҫesion vendburimet ekzistuese me qëllim për të grabitur dhe shkatërruar ato pasuri. A është kjo mos vlerësim i punës dhe sakrificave tona në zbulim-shfrytëzimin e tyre dhe për të sabotuar njëherë e përgjithmonë kërkimin e fushave të reja mineralmbajtëse në rajonet perspektiv? Asnjë ton naftë, asnjë metër kub gas dhe asnjë ton mineral s’u zbulua në këto 36 vite “demokraci”, por vetëm shfrytëzojn dhe shkatërrojn ato që zbuluam ne në regjimin e kaluar. Po ashtu, një dëm jashtëzakonisht i madh është shkaktuar në të gjithë vendburimet e pasurive natyrore minerare, nga mos dokumentimi i proҫeseve gjeologo-teknike apo sasitë e naftës/gazit, mineraleve të nxjerra prej tyre.

Prandaj ne ish-punonjësit, punonjësit aktual dhe gjithë populli të mos heshtim, por ti kërkojm kësaj klase politike të korruptuar, që të n’a kthej sa më shpejt vendburimet tona se janë pasuria e popullit, që kjo i fali me konҫesion oligarkëve të saj. Duamë të shpëtojm atë që ka mbetur pa u grabitur dhe shkatërruar nga shfrytëzimi barbar! Ato vetë financohen dhe me fitimet e tyre ne do të rindërtojm një industri minerare modeste me institucione shkencore që të drejtojn shfrytëzimin optimal të tyre dhe të investojn për kërkim në zonat perspektive, sepse pa zbulim të rezervave të reja ato “vdesin” dhe nga nëntoka jonë së shpejti s’do nxirret më asgjë. Kombi ynë, në një vend të pasur mineralmbajtës, vetëm do varfërohet.

Natyra i ka dhuruar gjallesave gjithҫka i nevoitet për një jetë normale. Njeriu si përaqësues i nivelit më të lart të tyre s’kënaqet vetëm duke i komanduar ato, por ai në saj të egos i ka vënë ato në shërbim të tij. Egoizmi ka lindur bashkë me njeriun. Në disa raste specifike ai është aq i zhvilluar sa vepron dhe mbi vet atë. S’mjafton ta illustrojm atë vetëm me dinakrinë e dinastive mbretërore, por le t’a analizojm atë me fakte nga jeta e pëditshme njerëzore dhe konkretisht me problemet e kërkim-shfrytëzimit të pasurive minerare. Kur këto aktivitete direkt i drejtonte shteti me nd/jet përkatëse, të ardhurat deri në vitin 1990 shkonin për zhvillimin e ekonomisë, mirëqënien e popullit dhe mbrojtjen. Në këtë periudhë monitorimi i aktivitetit mbi programet ishte i sakët, korrekt dhe s’kishim këto fenomene negative që po lulëzojn në këto 36 vite “demokraci”. Specialistët tanë zbuluan vendburime të fuqishëm nafte/gazi dhe mineralesh.

Një shprehje e vjetër latine thotë: Se jou vatour natura lavdatour, se non jou vatour medicous akouzatour (Po u shërove lavdëro natyrën, nëse nuk shërohesh akuzo mjekun, se në natyrë ndodhet gjithҫka për t’u shëruar por është paaftësia e mjekut, që s’gjenë ilaҫin). Kjo ndodhë edhe me pasuritë e natyrës. Ajo i ka të gjitha llojet mbi dhe nëntokë. Është detyrë e specialistit dhe në rastin ton e gjeologut që ti kërkoi dhe zbuloi ato. Gjeologët tanë u shkolluan brënda dhe jasht vendit dhe ishin të përgatitur për kërkim-zbulimin e tyre. Por mbi të gjitha ata kishin dëshirën dhe punonin me pasion për ti shërbyer atëdheut dhe popullit, që me gjithë varfërinë e tij investoi për arsimimin e bijëve të vetë. Shteti ngriti institucione shkencore bashkëkohore dhe u kompletuan me specialistë nga më të kualifikuarit!

Qëndrat kryesore të kërkim-zbulimit ishin institutet e studimeve dhe kërkimeve gjeologjike, teknologjike të naftës/gazit, minierave dhe që bashkëpunonin me byrotë gjeologjike të nd/jeve përkatëse të kërkim-shfrytëzimit. Specialistët tanë vunë në jetë shprejen Latine: pasuritë nëntokësore ekzistojn por duhet dëshira dhe vullneti për ti kërkuar dhe kjo ekzistonte sepse ata punonin për popullin dhe familjet e tyre. Përveҫ aftësive profesionale, vullnetit dhe dashurinë për punën, ata i karakterizonte edhe bashkëpunimi i sinqert dhe reciprok midis tyre. M.gj.se disa prej tyre u pushkatuan dhe dënuan pa faj, pa fakte nga sistemi i kaluar, ata jo vetëm që se ndalën punën e tyre, por pikërisht pas asaj tragjedie nga specialistët e institutit gjeologjik u zbuluan vendburime të reja, të fuqishme, nafte dhe gazi. Kjo tragjedi në industrinë e naftës do të mbetet një plagë e rëndë, e pashëruar për armatën e gjeologëve shqipëtar.

Pasuritë e tokës tonë etnike janë të jashtëzakonshme dhe mahnitëse. Klima me plazhet dhe bukuritë natyrore përgjatë gjithë vijës bregore nga Saranda, në Vlorë, në Divjakë, Durrës dhe më në veri drejt Shkodrës apo deri në majat e thepisura të Alpeve mbajnë në gjirin e tyre dashurinë, mikpritjen, shpirtin bujar, gazmor dhe “forcën tërheqëse” për turistë nga e gjithë bota. Kjo sipërfaqe me bukuri natyrore mahnitëse me vlerë prej miliarda Euro mbanë në nëntokën e saj edhe pasuri natyrore po me vlerë monetare prej miliarda Euro, prandaj duhet të bëhemi të ndërgjegjëshëm dhe ti vlerësojm. Nëse të ardhurat kryesore në sipërfaqet me bukuritë e natyrës i përkasin thjesht asaj, të ardhurat e fituara nga zbulimi i vendburimeve minerare, i përkasin gjeologjisë dhe kryesisht aftësisë profesionale, sakrificave të mëdha dhe të vazhdueshme të punës së gjeologëve tan.

Nuk po zgjatemi në këtë fushë sepse s’është në profesionin ton, por nënvizojm se turizmi vërtetë është interesant, kërkon investime përgatitore shtetërore fillestare të larta dhe në ecuri për mirëmbajtjen e tij, investime private nga pronarë serioz me personel shërbimi të mirëkualifikuar dhe me etikë, garanci politike dhe publike të sigurtë, por do të sjellë edhe pasoja negative shëndetësore, etj. Këto janë investime apo shpenzime që mbulohen me taksat e popullit. Turizmi edhe në kulmin e zhvillimit tij, s’ka të ardhura për shtetin më të mëdha se pasuritë natyrore minerare të zbuluara dhe në shfrytëzim. Ai hap vetëm ca vende pune sezonale, sjell fitime vetëm për të mbushur xhepat e oligarkëve të politikës. Shumica e tyre janë pjesë e kupolës politike-qeverisëse që investojn paratë e korrupsionit, ku toka dhe detyrimet fiskale i falen nga qeveria, kurse ekonomia dhe populli fiton “Bishtin e Sopatës”.

Propaganda se turizmi është një biznes me shumë fitim ishte një mashtrim i madh për të tërhequr vëmëndjen e popullit nga vjedhja dhe shkatërrimi i pasurive natyrore minerare. Këtë populli do e vuaj brez pas brezi, në shekuj. Me kalimin e viteve turizmi bie gradualisht, është variabël, d.m.th i pa qëndrueshëm, sepse çdo turist s’harxhon kohë dhe para për të vizituar një vend më shumë se një herë dhe në ecuri ai kërkon investime për mirëmbajtje. Mirëpo, nga reshjet e dëndura në ditët e fundit, u shkatërrua pothuajse gjithë infrastruktura rrugore bashkë me urat dhe dy tunelet kryesor, në gjithë teritorin e vendit, nga veriu në jug dhe nga lindja në perëndim, ku qeveria investoi për disa vite miliarda Euro nga taksat e popullit. Kjo katastrofë s’lidhet me klimën, as me reshjet e dëndura, siҫ po e justifikon k/ministri Rama. Ato vetëm e shpejtuan atë në kohë, por me mungesën e studimeve kapitale gjeologo-inxhinjerike në trasenë e rrugëve, me cilësinë e dobët të punimeve të kryera nga kompanitë e ndërtimit, që janë oligarkë të qeverisë dhe kupolës politike, majtas-djathtas (PS-PD) dhe lidhet me një aferë të pastër korruptive prej miliarda Euro, e cila të hetohet nga SPAK-u dhe shkaktarët të ndëshkohen sipas ligjit.

Kjo katastrofë regjionale pritej të ndodhte, sepse ishin dhënë shënjat e saj në disa segmente rrugore lokale dhe qeveria jo vetëm që s’mori asnjë masë për t’a parandaluar atë por i jepte fonde shtesë oligarkëve për riparimin e tyre. Pasojat e rënda që bllokuan transportin rrugor, gjithë aktivitetin social-ekonomik-turistik në vend, dëmtuan pronat private dhe janë bërë të pasigurta, pra me rrezik lart në lëvizjen e qytetarëve. Vlerësimi shkaqeve që krijuan këtë situatë, me dëme kolosale, kërkon një ekspertizë teknike-ekonomike-juridike, me specialist të fushës, se rindërtimi i rrugëve të dëmtuara s’është punë e lehtë, as rutinë, as një fenomen lokal por regjional. Në fillim të kryhet studimi gjeologo-inxhinjerik i zonave dhe më gjërë që rindërtimi të mos jetë arnim por i sigurt që këto fenomene të mos përsëriten më. Shkenca gjeologjisë inxhinjerike, lindi si pasojë e dështimeve të tilla në fushën e ndërtimit dhe u bë një nevojë e domosdoshme për ҫdo objekt që ndërtohet në koren e tokës, bile edhe për një ndërtesë të thjesht banimi. Urojm që një karastrofë e tillë të mos ndodhë në pallatet me shumë kate që po mbijnë në gjithë teritorin ton, se do marrë jetë njerzish. Një shprehje e vjetër Ruse thotë: Геология-это наука о Земле, на которой мы живем (Gjeologjia është shkenca mbi tokën në të cilën ne jetojm)! Pra, jeta dhe siguria e ҫdo objekti që ndërtohet mbi/nën sipërfaqen e tokës lidhet me qëndrueshmërinë e vendit ku ai vendoset, i cili do studiuar para zbatimit projektit, se investimi për ndërtimin e tij është shumë herë më i lartë se kosto e studimit. I sugjeroj k/ministrit, ish-zv-k/ministres dhe ministres infrastrukturës që n’a jepte leksione për gjeologjinë e rrugëve dhe Shpiragun se, gërryerjet në shtratet e lumenjëve për ti marrë inertet, prishinë jetën e tyre të ndërtuar për miliona vite, ҫon në uljen e bazës erozionit natyror dhe sjellë pasoja të rënda.

Rindërtimi i rrugëve të shëmbura do kohën e vetë dhe investime shtesë, që do të rëndojn në xhepat e qytetarëve, se kështu ka vepruar qeveria deri tani. Kjo është një praktikë e gabuar, sepse ҫdo kompani ka detyrim garancinë e ҫdo objekti që ndërton, por vërehet se qeveria dhe korrupsioni e kanë hequr atë. Në ecuri, ka patur diskutime/vërejtje për koston e lartë të ndërtimit të rrugëve tek ne, sepse janë tenderuar me kosto disa herë më të lartë se ato në Komunitetin Evropian. Tani kanë dalë mjaftë prova se Ministria Infrastrukturës që ka dhënë tenderat, kurrë s’ka miratuar vlerën më të ulët të investimit, por më të lartën, prandaj këto dëme ti paguajn kompanitë e ndërtimit me paratë e korrupsionit dhe jo nga taksat e popullit. Shëmbja e rrugëve largoi menjëherë turistët e stinës nga Shqipëria, pra turizmi dështoi plotësisht dhe kërkon prapë investime, kohë për rindërtimin dhe më pas reklama për t’a rikthyer atë në nivelin që ishte.

Kjo është industria e turizmit që pompoi kaq shumë qeveria Rama, që me mashtrime dhe propagandën e saj disa vjeҫare, i dha prioritet të jashtzakonshëm se ai zotërohet vetëm nga oligarkët e tij dhe me qëllim për të nënvlerësuar industrinë e naftës dhe të minerave, që përmbi 30 vite po i vjedhin dhe shkatërrojn si mall pa zot. Industria e pasurive natyrore minerare, me gjithë rrëmujën dhe katastrofën e infrastrukturës rrugore se kanë ndërprerë aktivitetin në nxjerrjen e naftës, kromit, bakërit, etj., dhe me trenat që lëvizin në shinat e hekurta, të ndërtuara nga rinia jonë heroike në sistemin e kaluar, transportohen në qytetin e Vlorës dhe Durrësit. Prej andej, nëpërmjet doganave të korruptuara, ato eksportohen jashtë dhe paratë depozitohen direkt në llogaritë bankare offshore të hajdutëve të politikës, qeverisë dhe oligarkëve të tyre.

Pra, me pasuritë natyrore minerare të zbuluara nga ne deri në vitin 1990 ndodh e kundërta, investimet kapitale janë bërë, shpenzimet operative të shfrytëzimit janë shumë minimale krahasuar me fitimet. Shteti do vjelë detyrimet financiare dhe ato investojn vetëvehten, sektorin e kërkim-zbulimit, degët e tjera të ekonomisë, mbrojtjen, zhvillojn turizmin, etj., e kundërta s’ndodh. Ato kanë aq shumë rëndësi sa shpesh përdorej parrulla “nafta dhe kromi ҫajnë bllokadën”. Megjithatë, pasuritë mbi dhe nëntokësore, kërkojn institucione shtetërore monitoruese të kualifikuara, jo të korruptuara, që të vjelinë dhe të përdorin me nikoqirëllëk të ardhuratë për rritjen e mirëqënies popullit.

Vitet e fundit nga kupola politike-qeveritare, drejtësia ka ndëshkuar, ka të arrestuar dhe nën hetim isha apo prezent: deputet, zv-k/ministra, k/ministra, ministra, zv/ministra, drejtor, k/bashkiak, etj., për afera korruptive të ndryshme, kurse për aferat korruptive mbi 30 vjeҫare në vendburimet e pasurive natyrore minerare apo shkatërrimin e tyre nga shfrytëzimi barbar dhe që vazhdojn akoma ose për shkatërrimin e qëllimshëm të Uzinës Përpunimit të Thellë të Naftës Ballsh apo rafinerive tjera apo uzinave të pasurimit mineraleve, parkut të sondave të shpimit, nd/jeve, etj., etj., të panumërta, asnjë prej tyre nuk është hetuar apo të jet në hetim dhe nuk është ndëshkuar. Aktiviteti i tyre korruptiv-shkatërrues është vepër penale e sigurtë, me dëme kolosale monetare prej miliarda Euro, shumë herë më të mëdha se ato që janë evidentuar dhe vjedhja vazhdon hapur, në heshtje të plotë dhe këtë e di mirë gjithë populli por drejtësia s’vepron! A përbëjn këto vepër penale apo lihen në harresë qëllimisht për të zhdukur provatë apo drejtësia është e paaftë për të vepruar sipas ligjeve?, që për mendimin ton këto ligje janë shumë të buta!

Next Post
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Ndënë thundrën e përdhunës…”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

March 11, 2026
Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

Rritja e çmimeve, Von der Leyen: Kthimi i BE te karburantet ruse do të ishte një gabim strategjik

March 11, 2026
Ndryshimet në qeveri/Blendi Klosi: Janë ekskluzivitet i Kryeminstrit. Nesër mblidhet grupi parlamentar…

“Nuk e pengojmë hetimin për Ballukun”, Klosi: Imuniteti, vendimmarrje që i takon Kuvendit

March 11, 2026
Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

March 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Ndënë thundrën e përdhunës…”

March 11, 2026
Lufta në Ukrainë/ Parlamenti Europian: Embargo totale dhe e menjëhershme ndaj gazit rus!

Nafta/gazi, perspektiva e kërkim-zbulimit dhe rënia e turizmit në vendin tonë

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In