Nafta falas nuk mjafton për bujqit shqiptarë, as për vetëm ata të regjistruar me NIPT. Të dhënat nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tregojnë se nga gati 55 mijë aplikantë vetëm 19 mijë e 412, apo 35 për qind e totalit kanë mundur të marrin naftës pa taksa deri më tani.
“Është diçka që është thënë edhe vetë nga qeveria që numri i aplikimeve, veçanërisht sivjet që ka qenë shumë i lartë, mbetet më shumës e sasia e naftës në dispozicion. Ka një rritje të sasisë nga viti në vit dhe synimi është plotësimi i gjithë nevojave.”
Esmeralda Ballesha, eksperte në sektorin bujqësor
Korça dhe Elbasani janë dy qarqet e tjera me numrin më të lartë të bujqve përfitues të naftës falas me 3 mijë e 819 dhe 2 mijë e 181 të tillë.
“E gjithë Shqipëria, për shkak edhe të pozicionit gjeografik ka nevojë për mbështetje, por zona e Myzeqesë mbetet e veçantë. Kjo pasi aty kultivohet dhe prodhohet sasia më e madhe e produkteve bujqësore në vend.”
Esmeralda Ballesha, eksperte në sektorin bujqësor
“Veç inkurajimit të formalizimit përmes subvencioneve, duhet menduar edhe futja në tregun bujqësor dhe blegtoral e sipërmarrësve të rinj. Në vend që të rinjtë të largohen nga vendi ata mund të kthehen në fermerë të zotë e të përfitojnë para.”
Esmeralda Ballesha, eksperte në sektorin bujqësor
Për këtë vit mbështetja për fermerët u zbatua nëpërmjet 9 masave, nga 5 masa mbështetëse që u zbatuan në 2022.
/f.stafa











