• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE dhe Ballkani Perëndimor: Njëzet vjet ëndrra dhe shpresa

by Java News
21/06/2023 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 – Deklaratë e përbashkët e Presidentes së Sllovenisë Dr. Nataša Pirc Musar, Kryeministrit të Sllovenisë Dr. Robert Golob dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovenisë Tanja Fajon –

 

Sot, më datë 21 qershor, shënojmë 20 vjetorin e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Selanik. Në këtë ngjarje historike, Bashkimi Evropian dhe më pas shtetet anëtare dhe kandidatët potencialë nga Ballkani Perëndimor iu përkushtuan njëri-tjetrit. BE-ja u angazhua për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ndërsa shtetet e rajonit miratuan vlerat e përbashkëta: të demokracisë, sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, solidaritetit dhe ekonomisë së tregut. Konkluzionet e samitit mbeten një premtim i qëndrueshëm për të gjithë ne – BE-në dhe shtetet e saj anëtare, përfshirë Slloveninë, si dhe Ballkanin Perëndimor.

 

Sllovenia vlerëson këtë samit, pasi dha shpresë për stabilizimin e rajonit pas viteve me luftëra, paqëndrueshmëri politike dhe stanjacion ekonomik që pasoi shpërbërjen e Jugosllavisë. Mundësoi fillimin e ëndrrës për një të ardhme evropiane që çon në ndryshime pozitive: rritje të prosperitetit, integrim më të mirë dhe përforcimin e lidhjeve mes njerëzve.

 

Në njëzet vitet e fundit, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë është arritur shumë. Ballkani Perëndimor në përgjithësi është më i qëndrueshëm. Vendet e rajonit sot gëzojnë përfitimet e regjimit pa viza si dhe rajoni që atëherë ka përparuar dukshëm në aspektin ekonomik. BE-ja deri tani është donatori dhe investitori më i madh në rajon. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor gravitojnë natyrshëm drejt njëri-tjetrit.

 

Sllovenia është  mbështetëse e fortë e procesit të zgjerimit brenda Bashkimit Evropian. Partnerët tanë të Ballkanit perëndimor janë  ndihmuar duke ju ofruar mbështetje politike dhe praktike.  Proceset që kanë të bëjnë me zgjerimin e rajonit ndihmohen në çdo mënyrë. Kjo është politikë afatgjate e Sllovenisë që nuk do të ndryshojë.

 

Megjithatë, shumë mundësi janë humbur nga të dyja palët. Entuziazmi fillestar në Ballkanin Perëndimor sa i përket reformave, si duket gjatë dy dekadave të fundit, pjesërisht është zbehur. Prandaj, drita në fund të tunelit drejt anëtarësimit në BE duket më larg nga sa shpresonim të ishte në këtë pikë. Në të njëjtën kohë, BE-ja po përballet me sfidat e saja dhe zgjerimi nuk është gjithmonë prioriteti i saj. Fakti që BE-ja është e detyruar të merret me pasojat e luftës në Ukrainë,  kërkon një reflektim të ri të përgjithshëm mbi qasjen ndaj procesit të zgjerimit të BE-së. Besojmë se është më se e qartë se procesi i zgjerimit është në thelb zgjedhje strategjike, jo vetëm detyrë teknike. Gjithsesi, zgjerimi i mëtejshëm duhet të ndjekë vizionin themelor të procesit të integrimit evropian, i cili bazohet në solidaritetin dhe arritjet reale të kandidateve. Janë të nevojshme vendime të guximshme politike.

 

Mesazhet tona për rajonin, Evropën dhe botën janë të qarta. Së pari, BE-ja është objektivisht zgjedhje shumë e mirë për rajonin, por u takon vendeve të Ballkanit Perëndimor të vendosin për të ardhmen e tyre. Së dyti, Sllovenia nuk ka interesa egoiste në rajon. Politika jonë drejtohet nga solidariteti ndaj vendeve dhe njerëzve të Ballkanit Perëndimor. Sllovenia dëshiron atë që njerëzit duan: stabilitetin dhe sigurinë si parakusht të prosperitetit dhe përparimit ekonomik.

 

Vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë aspirata për anëtarësim në BE, tani dhe në të ardhmen mund të llogarisin mbështetjen e Sllovenisë.

Next Post
Zv.ministri i Brendshëm: Ishim ne që njoftuam agjencitë e huaja për kokainën në Durrës

A do prishen marrëdhëniet e Shqipërisë me MEK? Zv.ministri i Brendshëm: Do zbatohet marrëveshja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllet me tension konferenca Rama-Vuçiç, presidenti serb heq kufjet dhe largohet

“Ballkani ka paguar me gjak…”, Rama reagon ndaj Serbisë për Ibrin: Lumenjtë ndjekin gjeografinë, jo politikën…

August 11, 2026
Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com