• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nafta dhe benzina, rritet çmimi me 5 lekë për litër në të gjitha pikat e shitjes

by Java News
02/10/2018 07:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konsumatorët e rregullt të karburanteve janë ndodhur ditën e sotme përballë surprizës së pakëndshme, të çmimeve të rritura të benzinës dhe naftes në të gjitha pikat e shitjes me pakicë. Për herë të parë nga fillimi i muajit maj, të gjitha pikat e shitjes me shumicë në Shqipëri kanë rritur njëherazi, siç ndodh vazhdimisht në vendin tonë, çmimin e karburanteve. Nga 178 lekë për litër që shitej mesatarisht gazoili, tani atë e gjen me 183 lekë.

Kjo pasqyron direkt rritjen graduale të çmimit të hidrokarbureve në të gjitha tregjet botërore. Tanimë nafta bruto standard amerikane shitet mbi 80 dollarë për fuçi, ndërkohë që më parë kishte arritur të zbriste edhe më poshtë se niveli 40 USD.

Konjunktura

Mendohet se në këtë nivel është arritur si pasojë e ndryshimeve gjeopolitike, që kanë të bëjnë me situatën në Lindjen e Mesme dhe përshkallëzimin e rrezikut të luftrave, sidomos me fërkimet mes Iranit dhe Izraelit. Është pikërisht Irani, një ndër prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, që po kritikohet ngado këto ditë se po e përdor si armë çmimin e naftës duke ndikuar për rritjen e tij. Ndërkohë vitet e fundit çmimet kanë qenë shumë të ulta.

Krahasimi

Në tregun vendas, duket se çmimet kanë prekur nivelin më të lartë që nga viti 2014. Ky çmim prej kohësh ka qenë shumë i lartë, jo vetëm krahasuar me vendet fqinjë, por edhe me vende me nivel shumë herë më të lartë jetese se Shqipëria. Sipas agjencisë së specializuar Global Petrol Prices, vendi ynë është në vendin e tetë në Evropë përsa i përket shtrenjtësisë së karburanteve. Me 1.45 euro për litër në shitjen me pakicë të gazoilit, tanimë Shqipëria rezulton të jetë barazuar me çmimin e dieselit në vende si Zvicra, ndërkohë që më shtrenjtë se tek ne dieseli është në Itali, Norvegji, Francë apo Islandë.

Ndërkohë, të gjithë vendet e rajonit e kanë më të lirë karburantin.

Çmimi

Luhatjet në çmimin e shumicës, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, vijnë edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut. Por kryesorja është një barrë shumë e lartë fiskale shtetërore, që sot fiksohet në rreth 93 lekë për litër.

Kryesisht, në vendin tonë, deri tani, grosistët e naftës janë marrë vesh gjithnjë për të ulur apo rritur në të njejtin moment çmimet e shitjes. Megjithatë, ndodhin edhe çudira, po të kesh parasysh se në zona të parrahura gjen edhe pika karburanti me emra të panjohur, që përdorin naftë nga grosistë të caktuar, por që mbajnë çmime shumë më të ulta. Llogaritet që në Shqipëri të operojnë rreth 1.400 pika karburanti, ndërkohë që ekspertët gjykojnë se do të mjaftonin 300 si numër optimal për nevojat e vendit. Shumë pika po luajnë kështu me cilësi të ulët, duke shitur diesel 10 ppm deri edhe me 170 lekë për litër, në një kohë kur çmimi i shitjes me pakicë, po të respektohen të gjitha rregullat, nuk mund të shkojë më poshtë se kaq. Kjo mund të duket normale në kushtet e konkurrencës, por anormale po të shkohet më poshtë se kostot.

a.ç

Next Post
Erdogani shpreson: Do përmirësoj marrëdhëniet me SHBA

Erdogani shpreson: Do përmirësoj marrëdhëniet me SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analizë | Si po mobilizohet shoqëria izraelite për projektin e ‘Izraelit të Madh’

Analizë | Si po mobilizohet shoqëria izraelite për projektin e ‘Izraelit të Madh’

March 2, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Vrau me thikë Egli Pashollarin te ish-Parku, arrestohet në Tropojë autori

March 2, 2026
Zbulohet urdhri i ministres! Si u komandua Bizhga në vend të Prodës, në krye të Policisë së Shtetit

Zbulohet urdhri i ministres! Si u komandua Bizhga në vend të Prodës, në krye të Policisë së Shtetit

March 2, 2026
Udhëkryqi i Republikës Islamike, kush do ta pasojë Ajatollah Khamenein në krye të Iranit?

Udhëkryqi i Republikës Islamike, kush do ta pasojë Ajatollah Khamenein në krye të Iranit?

March 2, 2026
“U nda vota e majtë”/ Paskal Milo për fitoren e Melonit: Italia vështirë të dalë nga…

Milo: Shqipëria duhet ta shohë të vërtetën në sy, Trump kërkon të vendosë hegjemoninë amerikane në botë

March 2, 2026
“Dikush tjetër qëndron pas Ramës!”/Artan Hoxha: Nuk po krijohet shtet i Baba Mondit, por i Baba Edit!

“I akuzonin si bashkëpunëtorë të Izraelit”, Artan Hoxha: Në Iran kam parë 8 ekzekutime

March 2, 2026
Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

March 2, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Sulmet ndaj Iranit, Milo: SHBA dhe Izraeli kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, ja si duhej vepruar

March 2, 2026
Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

March 2, 2026
Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In