• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Naço: Komisioni i Venecias, garanci për suksesin e reformës

by
09/06/2015 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Venecias është një garanci për suksesin e reformës në drejtësi, tha të martën Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, gjatë një takimi në Tiranë me James Hamilton, ekspert i Komisionit të Venecias.

“Reforma në sistemin e drejtësisë duhet të jetë e thellë dhe kjo mund të kërkojë ndryshime edhe të ligjit themeltar të shtetit, Kushtetutës, për të vijuar më pas me ndryshimet e tjera. Ndaj asistenca e Komisionit të Venecias përbën një garanci për suskesin e kësaj reforme”, tha Ministri Naço në nisje të bashkëbisedimit me ekspertin e Komisionit të Venecias, që shoqërohej në këtë takim nga Artemiza-Tatiana Chisca, Kreu i Divizionit për Institucione Demokratike dhe të Drejtat Themelore, pranë Komisionit të Venecias.

Ministri Naço i bëri me dije ekspertëve të Komisionit të Venecias, një prezantim të shkurtër të ecurisë së deritanishme të procesit të reformimit të sistemit të drejtësisë në tërësi.

Ministri Naço e informoi gjithashtu Hamilton mbi përfshirjen dhe kontributin e Ministrisë së Drejtësisë, përmes ekspertëve të saj, pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar dhe komentet e dokumentet e dërguara pranë tij, në fazën e parë të procesit.

Hamilton, vlerësoi punën e bërë deri më tani nga Ministria e Drejtësisë dhe Komisioni i Posaçëm Parlamentar si dhe dokumentin “Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri–2015”. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të dhënë asistencën e tyre për procesin, i cili tashmë ka rëndësi shumë të madhe dhe që do të vijojë me hartimin, miratimin e ndryshimeve ligjore të nevojshme.

Gjithashtu ai theksoi se hartimi i ligjeve është i thjeshtë ndërsa reforma e vërtetë është zbatimi me suskes i tyre, pikë kjo ku do të duhet të përqendrohet faza e dytë e reformës. Për këtë qëllim, kërkohet jo vetëm, pjesëmarrja e ekspertëve, por edhe përfshirja e vetë institucioneve që do të jenë pjesë e reformës.

Ministri Naço, shprehu edhe një herë gatishmërinë e qeverisë, për reformimin e institucioneve të drejtësisë si Gjykata e Lartë, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe jo vetëm. “Qëndrimi i Qeverisë Shqiptare se opinionet e Komisionit të Venecias mbi realizimin e kësaj reforme me rëndësi kombëtare janë më shumë se të nevojshme, është i pandryshueshëm”, theksoi Naço.

Takimi mes dy palëve u realizua në kuadër të diskutimit mbi procesin reformues të sistemit të drejtësisë dhe diskutimit mbi dokumentin e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Sistemin e Drejtësisë “Analiza e Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri

Next Post

Kosova: Fushatën ma drejton Basha, kurse Berisha më këshillon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pistë maratone buzë liqenit të Ohrit, 550 atletë nga mbi 30 vende marrin pjesë në garën ndërkombëtare të Pogradecit

Pistë maratone buzë liqenit të Ohrit, 550 atletë nga mbi 30 vende marrin pjesë në garën ndërkombëtare të Pogradecit

July 26, 2026
“Diçka nuk është në rregull”, shpërthejnë akuzat që dueli Joshua-Prenga ishte e kurdisur

“Diçka nuk është në rregull”, shpërthejnë akuzat që dueli Joshua-Prenga ishte e kurdisur

July 26, 2026
Euro do ndryshojë dizajn! BQE publikon modelet e reja të kartëmonedhave, qytetarët ftohen të votojnë

Euro do ndryshojë dizajn! BQE publikon modelet e reja të kartëmonedhave, qytetarët ftohen të votojnë

July 26, 2026
Ura, mes historisë dhe Kohës së Mbretit

Ura, mes historisë dhe Kohës së Mbretit

July 26, 2026
E rëndë në Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti

E rëndë në Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti

July 26, 2026
“Iku për të lypur!”/ Apeli i nënës nga Elbasani: Më ndihmoni të gjej djalin, i zhdukur prej 2 javësh

“Iku për të lypur!”/ Apeli i nënës nga Elbasani: Më ndihmoni të gjej djalin, i zhdukur prej 2 javësh

July 26, 2026
Sulm në Paradën e Berlinit, makina futet mes turmës! Humb jetën një grua, 16 të plagosur

Sulm në Paradën e Berlinit, makina futet mes turmës! Humb jetën një grua, 16 të plagosur

July 26, 2026
Zbardhet plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, shkak u bë një vajzë

Zbardhet plagosja e 22-vjeçarit në Kurbin, shkak u bë një vajzë

July 26, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, lëndohen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, lëndohen dy persona

July 26, 2026
Prenga përlotet pas humbjes, i kërkon falje shqiptarëve! Joshua feston me flamur kuqezi (VIDEO)

Prenga përlotet pas humbjes, i kërkon falje shqiptarëve! Joshua feston me flamur kuqezi (VIDEO)

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In