• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Naço: Brenda 6 muajve zgjidhim problemin e pronës në vend

by
30/04/2015 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka diskutuar në seancën e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë mbi projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Për kthimin dhe kompensimin e pronës’.

Ministri Naço theksoi se këto ndryshime janë të nevojshme për dy arsye kryesore duke vënë në dukje vijimin e funksionimit të AKKP-së dhe realizimit prej saj të detyrave funksionale, në funksion të procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës, si dhe për t’i dhënë kohën e duhur realizimit të reformës së plotë dhe përfundimtare ligjore dhe institucionale të procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës në shqipëri.

“Ju mund të më kujtoni se përpara një viti, ne ishim në këtë sallë dhe kërkuam kohë për 1-vit, për kryejen e një reforme të thellë institucionale dhe ligjore në fushën e njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave. Sot me kënaqësi mund t’ju them se reforma është në fazën përfundimtare të saj. Si sot një vit më parë në muajin Prill 2014 qeveria miratoi një plan të strukturuar dhe të qartë veprimi per zbatimin e vendimit pilot te Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut “Manushaqe Puto dhe të tjerë kundër Shqiperise”‘. Në funksion të këtij plani veprimi ne kemi ecur me ritmet e duhura”, tha ndër të tjera Naço

Naço sqaroi se ky projektligj është konsultuar me ekspertët e Komisionit Europian dhe Bankës Botërore, IOM, si dhe ekspertë të tjerë të thirrur për konsultim në këtë proces dhe aktualisht ky projektligj është në fazën ku po reflektohen sugjerimet e ekspertëve dhe shumë shpejt do të kalojë, për konsultim me gjithë grupet e interesit dhe publikun e gjerë .

Sipas Naços me miratimin e këtij ligji qeveria do të bëjë të mundur që brenda 6 muajve të zgjidhet problemi i pronës në vendin tonë

“Është pikërisht rëndësia që i kushtojmë këtij procesi, e cila na detyron të jemi të matur dhe të kujdesshëm që zgjidhja ligjore që do t’i ofrojmë shqiptarëve të jetë mundëisht e pranuar nga të gjithë dhe për këtë kërkojmë kohën e nevojshme për ta përmbyllur me sukses këtë reformë të madhe. Për këtë arsye me interes publik, por për të mos lënë mënjanë asnjë detyrë ligjore dhe funksionale që AKKP duhej të realizojë ndërkohë, kemi sjellë përpara kuvendit propozimin për shtyrjen e afatit të funksionimit të ligjit aktual me një periudhë 6-mujore, afat ky i vlerësuar prej nesh si i nevojshëm për të përmbyllur procesin e konsultimit, reflektimit, propozimit dhe miratimit të projekt ligjit të ri që po hartojmë për futjen në rrugën e zgjidhjes përfundimtare të cështjes së pronave. Ndaj në këtë mënyrë, duke qenë se afati i ligjit në fuqi përfundon sot më datë më 30.04.2015, është e nevojshme që ky afat të shtyhet dhe AKKP të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë ligjore, në funksion të mbrojtjes dhe garantimit të së drejtës kushtetuese të pronësisë. Pra brenda këtij afati prej 6-muajsh, këtij Kuvendi të nderuar do t’i parqitetet një projektligj i plotë, për një zgjidhje përfundimtare të cështjes së pronave të shtetëzuara në mënyrë të padrejtë. Për këtë arsye, propozohet zgjatja e afatit për ligjin aktual”, u shpreh ai

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Ligji për Arsimin e Lartë, Nikolla letër të hapur studentëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

March 13, 2026
Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

March 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Mars 2026

March 13, 2026
“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

March 13, 2026
Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

March 13, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD akuzon Qeverinë për neglizhencë ndaj çmimit të naftës: Të hënën depozitojmë nismë ligjore në Kuvend

March 13, 2026
Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In