• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nacionalist dhe pa mbështetjen e SHBA, Vuk Jeremiç nuk ka shanse në OKB

by Aalison Pearse Stevens
05/10/2016 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një diplomat modern, i cili ka studiuar në Vita Cambridge dhe Harvard, natyrisht që nuk guxon të mungojë as në rrjetin Twitter. Por sikur Vuk Jeremiç ta kishte ditur para katër vitesh se për çfarë postesh do të kandidojë sot, gjërat me siguri që do t’i formulonte pak më me kujdes në këtë platformë. Me 2012, 37-vjeçari i atëhershëm ishte kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB, kur diskutonte shumë ashpër me një shqiptarë nga Kosova në Twitter: “Ne kuptohemi për mrekulli – por në serbisht”, shkruante Jeremiç.

“Mos harro që ju e keni pushtuar provincën tonë serbe Kosovën. Por kujdes, ne do të kthehemi.” Kjo nuk ishte rrëshqitja e vetme e kandidatit të sotëm për Sekretar të Përgjithshëm të OKB. Shumë shpesh ai thoshte se Kosova mund të bëhet anëtare e OKB, vetëm “nëse e vrasin ate”.

Një serb në arenën ndërkombëtare

Tani është vështirë të thuhet nëse Jeremiçi e ka zgjedhur vet këtë rol të patriotit apo ia kanë dedikuar. Por nuk ka dyshim se këtë rol e ka kryer me aq pasion, sa që edhe vet babai i tij politik, Boris Tadiq u distancua nga Jeremiçi. Tadiqi e ka njohur Jeremiçin nga koha kur jepte mësim në një gjimnaz në Beograd. Kur shqiptarët e Kosovës përgatiteshin për shkëputje përfundimtare nga Serbia, Tadiqi nxori xhokerin e tij – Vuk Jeremiçin dhe e emroi në vitin 2007 si ministër të Jashtëm. Jeremiçi ambicioz udhëtoi në mbarë botën dhe kërkonte që Kosova të mos njihet si shtet.

“Ai ka bërë reklamë për vete dhe na ka futur në konflikt me shumë vende”, thoshte më vonë Tadiq, i cili ndërkohë është një figurë e parëndësishme politike në Serbi.

Megjithë grindjet e shumta me ish – shokët nga Partia Demokratike, Jeremiç mbijetoi në skenën e madhe diplomatike. Së bashku me Moskën, në vitin 2012 arriti papritur të emrohen si kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB, para kandidatit lituanez Dalius Čekuolis, i cili konsiderohej si favorit. Këtë vit sa ishte “kryetar i botës”, siç talleshin me te në Serbi, Jeremiçi e shfrytëzoi për vete: ai u profilua si një diplomat që flet me një gjuhë të qartë, por më së shumti atje ku duhej të luftonte kundër “armiqëve të Serbisë”. Këtë pozitë e shfrytëzoi edhe për përqeshjen e Tribunalit të Hagës, për shkak të gjoja qëndrimeve antiserbe.

Jeremiçi me mençuri solli në Nju Jork jo vetëm konfliktet e Ballkanit, por edhe një masë relaksimi, të njohur nga Ballkani. Twitter-Followersit e tij njoftoheshin tërë kohën se në cilin pab Jeremiçi festonte fitoret e tenistit Novak Gjokoviq dhe me dilët diplomatë pinte shlivovicë. Në një koncert ai e “detyroi” madje edhe vet Ban Ki Moonin të vallëzojë me një këngë serbe nga koha e Luftës së Parë Botërore, por që shumëkush e krahasonte me krimet e viteve 90-të. Në Bosnje-Hercegovinë ka pasur protesta për këtë shkak.

Bllokada amerikane

Pas pesë raundeve, nga të gjithë kandidatët, Jeremiçi gjendet në vendin e dytë, pas ish-kryeministrit portugez António Guterres, por me gjashtë vota negative të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Jeremiç nuk kishte kohë për bisedë me Deutsche Wellen, por në një deklaratë të shkurtër për media tha se ai është kandidati me shanset më të mira nga vendet e Evropës Lindore. Nëse respektohet parimi i rotacionit, pasardhësi i Ban Ki Moonit do të duhej të vinte nga kjo pjesë e botës. Flitet se Jeremiç ka mbështetjen e fuqishme të Kinës dhe Francës, se edhe Rusia është miqësore ndaj tij. Ndërsa Britania e Madhe është e përmbajtur. Votimet e anëtareve të përhershme të OKB do të mësohen sot.

Gazeta serbe “Blic” merr vesh nga qarqet diplomatike se SHBA do t’ia tregojë Jeremiçit kartën e kuqe. Gazeta mendon se bullgarja e futur në fundi në garë, Kristalina Georgieva, mund të jetë si zgjidhja „Last-Minute“ e Shtëpisë së Bardhë. Në Serbi janë të bindur se SHBA është mbështetësi kryesor i pavarësisë së Kosovës dhe se Uashingtoni nuk do ta pranojë Jeremiçin. “Mendoj se Jeremiçi ka punuar shumë së fundi në sfond për të bindur edhe amerikanët për mbështetje”, thotë gazetarja e njohur Ljiljana Smajloviq për DW. Por as ajo nuk është tepër optimiste.

Angazhimi i tij në sfond ka dhënë disa rezultate. Gazeta Wall Street Journal e quan Jeremiçin si “shansi më i mirë për reforma në OKB”. The National Interest pohon se Jeremiçi është më i përgatituri, me planin e tij prej 53 pikash për “forcimin e OKB në shekullin 21“. Diçka të tillë nuk ka bërë kurrë asnjë kandidat. Jeremiçi do të mund të moderonte mes forcave të mëdha për zgjidhjen e problemeve madhore, siç janë ndryshimi i klimës, migracioni, pandemitë…. Kjo gazetë e quan Jeremiçin si “një lloj tjetër i Sekretarit të Përgjithshëm“.

Por pikërisht “ky lloj tjetër” nuk pëlqehet nga të gjithë. Kandidatët që ndonjëherë harrojnë mirësjelljen dhe retorikën diplomatike, janë vlerësuar shpesh si mbështetës të Lindjes apo Perëndimit dhe janë hequr shpejt nga kandidatura. Jeremiçi ka qenë kaq shpesh në ofsajd, sa që vështirë se mund t’i rregullojë këto lëshime me një fushatë disamujore.

DW/d.i.

 

Next Post
FOTO/ Shfrytëzimi i 14-vjeçares si prostitutë, flet babai: E rrita i vetëm

FOTO/ Shfrytëzimi i 14-vjeçares si prostitutë, flet babai: E rrita i vetëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In