• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Na thoni llojin e puthjes që bëni më shpesh, t’ju themi ç’tregon kjo për lidhjen tuaj!

by
10/08/2021 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më poshtë, gjeni një listë me 7 lloje puthjesh dhe sigurisht, çiftet i bëjnë të gjitha prej tyre. Por, cilën nga ato më shumë? Çfarë tregon kjo për marrëdhënien tuaj?

– Puthja e butë

Na thoni llojin e puthjes që bëni më shpesh, t'ju themi

Kjo është një puthje delikate në të cilën dy partnerët prekin butë dhe lehtë buzët. Është një gjest që tregon se sa afër jeni me partnerin dhe sa rehat ndiheni në këtë lidhje. Nëse jeni një “puthës i butë”, ju me siguri kënaqeni me ngacmimet dhe provokimin e partnerit tuaj për të dëshiruar më shumë intimitet fizik.

– Puthje ne faqe

Na thoni llojin e puthjes që bëni më shpesh, t'ju themi

Ky është një tregues i faktit që ju kënaqeni me shoqërinë e njëri-tjetrit, edhe në rastet kur nuk përfshihet shumë intimitet fizik. Përveçse partnerë, jeni edhe miq të ngushtë, gjë që e përforcon dhe më shumë marrëdhënien tuaj.

– Puthja “Spiderman”

Na thoni llojin e puthjes që bëni më shpesh, t'ju themi

Edhe pse kjo puthje s’është shumë praktike, nëse ju rastis ta bëni shpesh, është një shenjë spontaniteti në marrëdhënien tuaj dhe do të thotë që juve ju pëlqen të improvizoni dhe të gjeni mënyra të veçanta për të shprehur dashurinë.

– Puthja e engjëllit

Na thoni llojin e puthjes që bëni më shpesh, t'ju themi

Nëse e gjeni veten duke puthur butësisht qepallën e mbyllur të partnerit tuaj, mund të thoni se po jepni “puthje engjëllore”. Ky është një akt intim që simbolizon dashuri të fortë dhe i jep partnerit një ndjenjë paqeje dhe sigurie. Nëse preferoni këtë lloj puthjeje të ëmbël, kjo do të thotë që ju e doni shumë gjysmën tuaj më të mirë dhe kënaqeni duke e bërë atë person të ndihet i dashur.

– “Çukitja”

Na thoni llojin e puthjes që bëni më shpesh, t'ju themi

Kjo është një prekje e lehtë dhe e shpejtë e buzëve. Edhe pse është e thjeshtë, e pafajshme dhe jo super romantike, mund ta përdorni për t’i thënë “përshëndetje” ose “mirupafshim” partnerit tuaj. Nëse jeni në fillimin e një marrëdhënieje të re, puthjet janë një mënyrë e shkëlqyer për të eksploruar dhe testuar kiminë. Megjithatë, nëse kjo është puthja që bëni më shpesh, ndoshta po i mbani gjërat “rastësore” mes jush dhe pa shumë plane për të ardhmen.

– Puthja me gojë të mbyllur

Na thoni llojin e puthjes që bëni më shpesh, t'ju themi

Kjo është e ngjashme me puthjen e mësipërme, por zgjat më gjatë. Nëse ky është stili juaj i puthjes, mund të tregojë se marrëdhënia juaj ka disa vështirësi. Puthja me gojën e mbyllur është një shenjë se mund të mos ndiheni shumë rehat me partnerin tuaj dhe për shkak të kësaj, vendosni një lloj barriere emocionale. Nëse nuk jeni të sigurt për ndjenjat tuaja, duhet të flisni me partnerin dhe të përpiqeni t’i rregulloni gjërat mes jush.

– Puthja franceze

Na thoni llojin e puthjes që bëni më shpesh, t'ju themi

Ah, mjeshtrja e të gjitha puthjeve: Puthja franceze! Ajo shpreh sensualitetin, dëshirën dhe romancën. Nëse kjo është puthja juaj më e shpeshtë, duket qartazi se jeni shumë pasionantë, të zjarrtë dhe të dashuruar. Mund të zbulojë faktin se ka shumë tërheqje fizike në marrëdhënien tuaj dhe gjithashtu një eksplorim intensiv, i cili mund të çojë në një lidhje më të thellë mes jush.

Burimi: Bright Side

/b.h

Next Post
Vaksinat në vendet e varfra po mbarojnë!

Pandemia e COVID-19: Para, ushqim dhe lopë e gjallë në këmbim të vaksinimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

March 23, 2026
Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

March 23, 2026
50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

March 23, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më mirë të dish, apo të mbetesh i paditur

March 23, 2026
Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

March 23, 2026
Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

March 23, 2026
“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

March 23, 2026
“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

March 23, 2026
Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

March 23, 2026
Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

Financial Times: Si oligarkët pranë Viktor Orbán përfitojnë miliarda nga tenderët publikë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In