• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Na ktheni të korruptuarit e vjetër!

by Mero Baze
14/04/2026 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një emigrant, i cili ishte pjesë e Samitit të Diasporës, artikuloi një hall në dukje të thjeshtë, por që sot është gangrena kryesore e administratës shqiptare. Ai tha se ka shkruar dhjetë herë letra në kadastër për të marrë një përgjigje për pronat dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Taulant Balla, i cili merret me hallet elektorale të diasporës, i doli zot menjëherë duke i thënë “më jep letrën se ta zgjidh unë”.

Dhe unë mendoj që ia zgjidh shumë shpejt. Nuk është rasti i parë që zgjidh halle të tilla. Dhe për këtë duhet dënuar ai dhe kolegët e tij.

Kadastra shqiptare i ka humbur durimin çdo qytetari të zakonshëm shqiptar që ka me të halle rutinë, të tilla si ai emigranti, fjala vjen kthim përgjigjeje për pronat.

“Digitalizimi” i shërbimeve ka rritur agresivitetin e zyrtarëve të korruptuar të kadastrave shqiptare dhe tani i gjithë sistemi është bërë një kurth i tillë që askush nuk merr më asnjë përgjigje.

Zotëria që u ankua është nga Bulqiza, një vend që relativisht pronat nuk kanë shumë interes. Nuk bëhet fjalë të marrësh më përgjigje në Vlorë, Sarandë, Durrës apo Shkodër. Nuk merr më dot përgjigje në Bulqizë, Gjirokastër, Kolonjë apo Kukës. Të gjithë duan që dikush t’i takojë pavarësisht aplikimit. Për të qenë në rregull, i kthejnë ndonjë përgjigje pa kuptim të tipit “dokumentacioni duhet plotësuar” apo klikojnë dokumente të vjetra dhe i thonë nuk e ke hartën në rregull, por nuk ka asnjë shans që një qytetar të marrë më përgjigje nga kadastra pa e takuar atë hajdutin lokal që merret me këtë çështje.

Tani gabimi i Taulant Ballës është që ia merr përsipër t’ia zgjidhë këtë çështje. Edhe Mirela Kumbaro ta merr përsipër ta zgjidhë një çështje të tillë nëse nuk të përgjigjet kadastra. Edhe Niko Peleshi ta zgjidh po ngelesh keq në Kolonjë, edhe Mazniku ta zgjidh po ngelesh keq në Gramsh, por nuk është kjo zgjidhja.

Kjo e çon problemin nga korrupsioni i ndyrë i atij nëpunësit skuth në zyrat e kadastrës që shikon aplikimin online dhe thotë me vete “dashka dhe certifikatën ky pa paguar”, tek ndërhyrja e deputetit që ia zgjidh hallin duke e futur qytetarin në borxh politik.

Më shumë se kudo tjetër ky hall lexohet tek diaspora, e cila ka probleme me prona në Shqipëri dhe nuk ka mundësi të vijë këtu. Ata besojnë vërtet se nëse bëjnë aplikim online, dikush do t’u zgjidhë hallin. Në fakt thjesht dikush ka kuptuar se mund të përfitojë nga halli i tij.

Mbajtja peng e qytetarëve me shërbime banale të hipotekës, siç është përditësimi i certifikatave, bashkimi i oborreve tepër me banesën, apo regjistrimi i pronave që kanë probleme kufitare, është kthyer në makth kombëtar.

Për këtë duhet një mekanizëm administrativ detyrues me penalitete. Nëpunësi që merr një aplikim dhe nuk e zgjidh duhet të penalizohet jo vetëm me largimin nga puna, por edhe për shantazh për korrupsion. Dhe kjo nuk duhet justifikuar me përgjigje false që kthehen, por me zgjidhjen e problemit. Përgjigjet false të gatshme janë pjesë e skemës së korrupsionit.

Administrata shtetërore, e cila bën si viktimë e SPAK nga korrupsioni, në fakt po e përdor SPAK për të rritur çmimin e korrupsionit. Po ashtu po e rrisin çmimin edhe gjyqtarët e prokurorët kur paditë administratën.

Dikur hipotekat quheshin të korruptuara dhe kishte çmim për çdo shërbim, por ishte më mirë sesa të mos marrësh shërbim fare. Ndaj është mirë që ky sistem të funksionojë, pa ndërhyrje deputetësh që ta zgjidhin për 10 minuta një gjë që nuk e zgjidh dot për një vit. Ky fakt do të mjaftonte për të kuptuar se në dorë të kujt kemi mbetur.

Ky problem ose duhet zgjidhur, ose na ktheni të korruptuarit e vjetër. Nuk ishte keq me ta. E kishe një zgjidhje. Tani ke zgjidhje vetëm po njeh Taulantin ose kolegët e tij. Por Shqipëria është shumë më e madhe për të ngelur në dorë të tre-katër vetëve për halle banale.

Next Post
‘Jam shqiptar’, ish-kryetari i Bashkisë së New York-ut shfaqet me plis në kokë

‘Jam shqiptar’, ish-kryetari i Bashkisë së New York-ut shfaqet me plis në kokë

Comments 1

  1. Fajin e ka Saliu si dikur që thoshte Veri që fajin e ka Zogu. says:
    8 hours ago

    Dështimet e Ramës (dhe të gjithë qeverive të tija), janë dy :
    E PARA, Reforma në Drejtësi.
    E DYTA : Hipotekë-Kadastrat.
    Të tjerat, dy ujë një kos ose më mirë, merre me lëng se mishi mbaroi.

    Reply

Leave a Reply to Fajin e ka Saliu si dikur që thoshte Veri që fajin e ka Zogu. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

21 Janari/ Bamir Topi: E vërteta duhet të ndriçohet! Ina Rama më shprehu shqetësimin se…

Bamir Topi: Ols Dadon e solli Ina Rama për firmë, ajo është përgjegjëse për emërimin!

April 14, 2026
Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

April 14, 2026
Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

April 14, 2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

April 14, 2026
Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

April 14, 2026
Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

April 14, 2026
Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

April 14, 2026
Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

April 14, 2026
Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

April 14, 2026
Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In