• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Na ka lënë një porosi”/ Vrasja e Nikulajt, Tom Doshi: Berisha tentoi ta bënte politike, por dështoi

by Java News
07/05/2023 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me një homazh për të ndjerin Ardian Nikulaj, i cili u vra më 19 prill në lokalin e tij në Shëngjin, nisi takimi i kryetarit të Partisë Social Demokrate Tom Doshi me miqtë e biznesmenit dhe njëkohësisht mbështetës të PSD-së. Nikulaj ishte kandidat i PSD-së për anëtar të Këshillit Bashkiak të Lezhës. Kreu i socialdemokratëve kërkoi që Lezha të bëjë realitet amanetin e Nikulaj për ta çuar në fund misionin që ai kishte…

“Ka qenë shok e vëlla jo vetëm për mua por për të gjithë ç’jeni këtu. Dhe kjo duket edhe nga pjesëmarrja juaj këtu.  Ne nuk do ta lëmë në rrugë misionin e tij. Ai na ka lënë porosinë. Ka thënë ‘nëse më ndodh gjë mua ju vazhdoni rrugën’. Këtë ia ka thënë edhe vajzës së tij.  Nuk ka qenë e lehtë për mua të jem këtu. Kam qenë shumë i lidhur me ty. Ju e keni pritur këtë mesazh prej meje. Dhe unë për këtë kam ardhur sot këtu, të votoni nr. 8 Partinë Socialdemokrate”

Pavarësisht akuzave për ta ngjyrosur politikisht vrasjen e Ardian Nikulaj, kryetari i PSD Doshi ka një falënderim për policinë e shtetit e cila zbardhi autorët që ekzekutuan Nikulajn ndërsa tha se misioni i të ndjerit nuk do të mund të shuhet asnjëherë…

“Berisha u mundua ta përziente ngjarjen me politikën. Ne jemi të kënaqur që nga ka prapavijë politike. Unë dua të falënderoj sot policinë që të gjithë sot e dimë se një grup kriminal erdhi dhe mori pjesë në vrasjen e Ardianit. Ju të gjithë e dini sa i rëndësishëm është Këshilli Bashkiak, ne pretendojmë që në Lezhë dhe në Mirditë do të dalim forcën e parë. Edhe në Laç po punojmë. Kjo pjesëmarrje kaq e madhe na bën optimistë edhe për fitoren e thellë që do të kemi. Pas 2 vitesh kemi zgjedhjet parlamentare dhe duhet të kemi deputetin tonë në qark”, tha Tom Doshi.

Mbështetësit e PSD dhe miqtë e Ardian Nikulaj deklaruan se në zgjedhjet vendore të 14 majit por edhe zgjedhjet e ardhshme do vijojnë që të jenë të bashkuar si dhe të bindur se numri i atyre që do t’i besojnë votën PSD do të jetë gjithnjë e më i madh.

Vrasja e Ardian Nikulajt
Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit. Haxhia sipas policisë ka marrë hak për dajat, Elton e Klodian Lekstakaj, por pavarësisht kësaj, për dy vëllezërit, burime nga grupi hetimor thonë se nuk ka ende asnjë provë që ti përfshijë direkt në ekzekutimin e Ardian Nikuljat, për gjakmarrje. Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj, e ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit. I pari mbërriti më 14 shkurt, portugezi Saravia, që në zonën e Lezhës u shfaq si turist. Ai ka qëndruar në shtëpinë e Haxhisë, në Kakarriq. Britanikët, mes të cilëve, çifti Harry Simson dhe Harriet Bridgeman, kanë ardhur njëri pas tjetrit në kohë të ndryshme, të gjithë nën kamuflimin e turistëve, por kanë mbledhur informacione mbi lëvizjet e Nikulajt. Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, siç është edhe një moment i fiksuar në kamera, kur hyn natën në hotel dhe gjen rojën në gjumë. Hunt mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë së biznesit duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit.

/s.f

Next Post
EMRI/ Arrestohet në Durrës 55-vjeçari i kërkuar në të gjithë Europën, i dënuar me mbi 25 vite burg

Me pistoletë, thikë e armatim, arrestohet në Lushnje 30-vjeçari me precedent për vrasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fletë-thirrjet si bileta teatri”, Rama: Prokurorët në garë të ethshme, presin mandate arresti në tufa

“Fletë-thirrjet si bileta teatri”, Rama: Prokurorët në garë të ethshme, presin mandate arresti në tufa

February 26, 2026
Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

Shkelje e barazisë në tendera, Plarent Ndreca debate me prokuroren në GJKKO. Çfarë u vendos

February 26, 2026
LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

February 26, 2026
Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

February 26, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

February 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Çfarë nuk u tha nga takimi me PPP në selinë e PD?

February 26, 2026
Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

February 26, 2026
Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

February 26, 2026
Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

February 26, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Kjo, si nata kur helikopteri priste në stadium

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In