• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Na, gëzoje pronën tani…” Vrasja e çiftit nga kushëriri, ja si ndodhi ngjarja

by A R
26/10/2017 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konflikti për pronën me djalin e xhaxhait i ka marrë jetën një çifti bashkëshortësh në Gjirokastër, shkruan “Panorama” duke zbardhur detajet e asaj qe ndodhi brenda baneses ne ‘Sokakun e te Marreve’.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm ku viktima mbetën Aleko Kosta 64 vjeç, i cili njihej si instrumentist saksofoni dhe Afërdita Gjokoli Kosta, 50 vjeçe, me profesion mësuese.

Autori i krimit të rëndë është djali i xhaxhait të viktimës, 70- vjeçari Apostol Kosta. Pas krimit, autori mbeti i plagosur pas tentativës për vetëvrasje.

NGJARJA

Rreth orës 07:10, në banesën e Aleko Kostës ka hyrë pa paralajmërim 70- vjeçari Apostol Kosta. Burimet nga grupi hetimor kanë skicuar ngjarjen në bazë të dëshmive dhe provave në terren, duke hartuar të gjithë materialin që do t’i dërgohet organit të akuzës.

auto_aferdita-dhe-aleko1508934997

Rezulton se ai është futur nga porta kryesore dhe ka hedhur brenda shtëpisë një granatë defensive. Pasi hodhi granatën, u largua me shpejtësi për të shpëtuar veten, por kanë kaluar disa minuta dhe granata nuk ka shpërthyer për shkak se detonatori ishte i lagur.

Gjendur në këto kushte, Apostol Kosta ka marrë një armë automatike që e mbante në shtëpi dhe ka shkuar sërish në banesën e djalit të xhaxhait të tij.

Sipas fqinjëve, Apostoli është dëgjuar teksa bërtiste duke shkuar drejt banesës së viktimave, “tani do t’jua ndreq unë qejfin, nuk do ta gëzoni jo, po ja tani po jua ndreq unë”.

Ai është futur furishëm në dhomën e çiftit dhe është dëgjuar teksa i bërtiste kushëririt të tij: “Urdhëro, dhe gëzoje tani pronën”. Më tej ka hapur zjarr duke i lënë burrë e grua të vdekur në vend.

Aleko Kosta ka marrë 12 plumba, pjesën më të madhe në kokë, ndërsa gruaja e tij Afërdita ka marrë 10 plumba në trup, kryesisht në pjesën e kraharorit dhe poshtë te këmbët. Ai ka ruajtur fishekët e fundit dhe është nisur me vrap drejt banesës së tij. Fatmirësisht plumbave u ka shpëtuar djali 20-vjeçar i Afërditës (nga martesa e saj e parë), i cili në momentin e krimit ka qenë duke fjetur në dhomë tjetër.

KONFLIKTI

Banorë të lagjes “Palorto” ku ndodhi krimi thanë se e gjithë ngjarja mund të ketë ndodhur në harkun e 3 minutave. Sipas tyre, ndonëse kushërinj të parë, Apostoli dhe Aleko ishin në konflikt me njëri-tjetrin për shkak të një muri ndarës. Palët nuk kanë arritur të gjejnë dakordësi mes tyre, ndaj çështja i ka kaluar për kompetencë zgjidhjeje Gjykatës së Shkallës së Parë, më tej në Gjykatën e Apelit. Vendimi i formës së prerë është dhënë më datë 3 tetor 2017, ku paditës ka qenë viktima Aleko Kosta dhe i paditur Apostol Kosta.

Në vendimin e cituar nga gjykata thuhet se: “Për sa dhe si u arsyetua më sipër, Gjykata e Apelit Gjirokastër çmon se nuk ekzistojnë shkaqe që e bëjnë të cenueshëm vendimin objekt ankimimi, duke saktësuar në raport me urdhërimin e përcaktuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, vetëm madhësinë e sipërfaqes së truallit që i padituri duhet t’i lirojë dhe dorëzojë paditësit”.

PERMBARIMI

Me vendimin e Gjykatës së Apelit, çështja që kishte objekt shembjen e ndërtimit (murit) i ka kaluar në kompetencë ekzekutimi përmbarimit. Këta të fundit kanë shkuar rreth 3-4 ditë më parë në banesën e Apostol Kostës dhe i kanë komunikuar vendimin e formës së prerë.

Ata i kanë dhënë një afat për pak ditë që Apostoli ta shembte vetë murin që ai e kishte ndërtuar shumë vite më parë, kur Aleko ishte emigrant në Greqi. Por Apostol Kosta nuk ka pranuar ta shembë atë dhe gjatë këtyre ditëve ka vijuar me kërcënimet ndaj kushëririt të tij se “nuk do ta gëzosh dot vendimin e gjykatës”. Por, duke qenë se dhuna verbale ka qenë e përditshme kohët e fundit, asnjëri prej viktimave nuk i ka vlerësuar ato dhe të merrte masa për mbrojtje./panorama

 

Next Post
Jeni ende me pushime? Ja çfarë surprizash sjell moti në fundjavë

Parashikimi i motit për sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rama: ‘Llumi’ i pastruar me vetting u dëmshpërblye me rreth 12 milionë euro!

February 12, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Pretenca e Hagës për ish-krerët e UÇK, Balla: Batërdi e tmerrshme, alarm i madh për shqiptarët!

February 12, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Debati për pagat e gjyqtarëve, ‘Kushtetuesja’ kërkon kohë për vendimin

February 12, 2026
Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

February 12, 2026
“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

February 12, 2026
Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

February 12, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Prokurorët që duan të dënojnë historinë

February 12, 2026
“Meraku” për oligarkët, apo për …..?

Sharlatanët

February 12, 2026
Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

February 12, 2026

“Shtrembërim i historisë, luftuan për lirinë”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë pro ish-krerëve të UÇK

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In