• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Na falni Tirana, ministrin e kemi paksa budalla…

by A R
21/10/2016 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Salih Kabashi*

Ai që Shqipërinë nuk e vë në vend të parë të meritorëve për çlirimin e Kosovës, edhe para Amerikës e NATO-s, mund të mos jetë i verbër, por i pandershëm gjithsesi.

Këto ditë ministri i jashtëm i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, serisë së gomarllëqeve të tij politike-diplomatike i ka shtuar gomarllëkun e radhës. Ai ka sharë ata që do të duhej t’i lavdonte e t’i falënderonte. Duke hedhur shqelma për gjoja përzierje të Republikës së Shqipërisë në punë të brendshme të Kosovës, krejt kjo e lidhur me vizitën e Edi Ramës në Beograd, ministri jointeligjent dhe krejt i pazoti, Enver Hoxhaj, ka harruar atë që një ministër i jashtëm nuk do të guxonte kurrë ta linte larg mendjes, atë se një fjalë e pamatur bën dëm të pariparueshëm. Shqipëria nuk paska të drejtë të flasë për gjysmën vetvetes? Kështu menduaka i pamendi Enver. Kështu menduaka edhe ndonjë gazetar militant i partisë së tij, apo të ashtuquajtur analistë të ardhur nga mediat staliniste të Titos. Këta nuk paraqesin as përfaqësojnë asgjë shqiptare të Kosovës, të mos flasim për disponimin patriotik të shqiptarëve të saj.

Këta dashurinë ndaj Serbisë qysh moti e kanë manifestuar me urrejtjen ndaj Shqipërisë. Këtë

urrejtje e mbjelljeurrejtje kanë intensive e sistematike. Njësoj si në periudhat më të egra të diferencimeve, spiunimeve të shqiptarëve mbi shqiptarë, edhe sot ata përçajnë njerëzit. Janë të njëjtit kosovarë që në Shqipërinë e dalë nga mizerja e diktaturës, atje vendosën gazetën titiste “Rilindja”, shërbimin sekret serb të fshehur në “ambasadë” të Kosovës, në Dardania Bank-ën…

Gjithë potenciali i tyre ishte në mbështetje të “Skënderbegut nga Tropoja”, atij që koha tregoi se ishte një fatkeqësi cunamike për Shqipërinë e sidomos për Kosovën e ndrydhur nga milicia, ushtria e paramilitarizmi serb. Natyrisht ata u instaluan në Tiranë edhe për të dhënë kontributin e tyre në piramidizimin e ekonomisë e të shoqërisë shqiptare.

Gazeta “Rilindja” dhe gazetat tjera të Tiranës, të drejtuara nga veriorë të instruktuar nga tito-stalinistët e Kosovës, me propagandën e tyre të egër kundër jugut e ortodoksisë shqiptare, bënë që tensionimet shoqërore ta çonin Shqipërinë buzë hendekut dhe drejt rrezikut të shkatërrimit. 1997-ta kishte në origjinë jo pak provokatorë, perturbatorë e nxitës direktë të asaj pjesës së keqe jugosllaviste të Kosovës.

Kosovaristët e sotëm serbo-jugosllavë, njësoj si të djeshmit, nuk kuptuan e duket sikur nuk do të marrin vesh ndonjëherë se çka domethënë emri Shqipëri për shqiptarin e Kosovës.

Se Shqipëri ka qenë dhe ka mbatur çdo prag shtëpie në Kosovë këtë para njëqind vjetesh e mësuan komitat serbe në Prekaz ku Ahmet Delia nuk ua njohu “stojen” (stop-in): “Çka osht stoja i tha atij/unë serbishten aspak s’e di./N’oborr shqiptari kush t’tha me hi,/ dije këtu i thonë Shipni!”

Edi Rama, për herë të parë ndoshta në krejt historinë e marrëdhënieve diplomatike mes Tiranës e Beogradit, në Serbi ka shkuar krejt serbes, pa kompleks e pa asnjë fije inferioriteti. Edi Rama deri më tash ka thënë në Beograd ato që duhen thënë, pra, ato që para tij atje asnjë shqiptari nuk ia ka zënë goja. Apo që s’ia ka mbajtë bytha. Kryeministri Rama ua ka thënë pa i lëvizur qerpiku ato të vërteta të cilat veshi e syri serb nuk është i mësuar t’i dëgjojë as t’i shikojë. Vizitat e deritashme të kryeministrit të Shqipërisë në Beograd, i pëlqeu kjo dikujt apo jo, kanë qenë sukses i plotë shtetëror dhe kombëtar. Sukses që për gati njëqind vjetët e fundit të rrojtjes së një pjese të madhe të shqiptarëve nën Serbinë e Jugosllavinë nuk ka ndodhur. Të gjitha vajtje-ardhjet serbo-shqiptare kanë qenë të karakterizuara, në njërën anë si vajtje e të shtypurit, e të nënshtruarit, e të dobëtit për pak lëmoshë e pak më shumë mëshirë nga shtypësi e robëruesi dhe në të kundërtën si ardhje e gazdallarëve (zotërve të shtëpisë) në çifllikun e në koloninë e tyre. Para dy vitesh, në tetor, Rama ishte pushtetari i parë shqiptar që në Beograd tha:

“Sa më parë që Serbia formalisht të pranojë se Kosova kurrë më nuk do të jetë pjesë e saj, aq më mirë do të jetë kjo për Serbinë e për rajonin”.

Ndërsa vetë një vit më pas, në prill 2015, ai foli për mundësinë e bashkimit të dy shteteve shqiptare, gjëra që patën tërbuar Beogradin dhe që bënë të reagojë edhe Brukseli me një kundërshtim të një ideje të tillë. Ndërkohë që deklaratën e Ramës qe përpjekur ta zbuste Ditmir Bushati, ministri i jashtëm.

Njëfarësoj demanti për idenë e bashkimit pat ardhur edhe nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Vizita e fundit e kryeministrit shqiptar në Beograd dhe deklaratat e tij të forta në kontinuitetin e mbështetjes së Tiranës për Kosovën dhe të pasurinë së saj që lakmon Serbia, më shumë se Beogradin, çuditërisht apo edhe jo, doli se paska pas hidhëruar ministrin e jashtëm Enver Hoxhajn, i cili bashkë me gazetarë të ish-UDB-së së djeshme e të SHIK-ut të sotëm sulmuan dhe vazhdojnë ta atakojnë Edi Ramën dhe politikën paternaliste të Tiranës ndaj Kosovës… Dhe vetë Shqipërinë.

Kjo histeri e ky gomarllëk diplomatiko-zhurnalistik ka çuar deri atje sa Shqipërisë të mos i njihet asnjë kontribut për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

Harrojnë se fati e shpëtimi i Kosovës ishte pikërisht Shqipëria. Atje u strehua gjysma e popullit të Kosovës të ikur nga tmerret e luftës, nga Shqipëria u bë furnizimi me armë për grupet e armatosura, ushtarakë shqiptarë e jo vetëm e jetuan por edhe përjetuan me pjesëmarrje direkte në UÇK-së, radhës e së cilës u mbushën edhe me djem trima nga gjithë gjeografia e Shqipërisë së sotme.

Kanë harruar këta tipa të mjerë, Enver Hoxhaj ndër ta, ato pamje të dhimbshme kur gra e burra të Kosovës, të rraskapitur nga rruga e gjatë e ikjes nga masakrat, me të bërë hapin e parë brenda territorit të shtetit shqiptar, binin në gjunj duke puthur tokën e Shqipërisë mëmë. Kanë harruar atë strehim njësoj vëllazëror si në veri si në jug. Kanë harruar sa veta vdiqën dhe u varrosën në Shqipërinë paternaliste…, sa djepa u mbushën gjatë atij qëndrimi të refugjatëve kosovarë atje, sa dashuri e sa krushqi lindën. Ajo Shqipëri edhe vetë me halle të shumta, ndau bukën me vëllezërit e saj, shpesh edhe duke lënë veten keq.

Ai që Shqipërinë nuk e vë në vend të parë të meritorëve për çlirimin e Kosovës, para Amerikës e NATO-s, para UÇK-LDK-së, mund të mos jetë i verbër, por i pandershëm gjithsesi. Kemi harruar ish kryeministrin Pandeli Majko dhe angazhimin e tij të jashtëzakonshëm në mbrojtje të çlirimit të Kosovës? Njësoj paturpësi është edhe mosmirënjohja ndaj Edi Ramës dhe diplomacisë shqiptare për avancimin e Kosovës në skenën internacionale.

*Kryeredaktor i revistës Republika, Lubjanë

Next Post
Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Sot reshje intensive shiu në të gjithë vendin, rrezikohen përmbytje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Wang Yi kërkon partneritet Kinë-Indi, jo rivalitet!

Wang Yi kërkon partneritet Kinë-Indi, jo rivalitet!

June 23, 2026
‘Tërmet politik’ në Itali, Bloomberg: Meloni po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të reja para afatit

‘Tërmet politik’ në Itali, Bloomberg: Meloni po shqyrton mundësinë e zgjedhjeve të reja para afatit

June 23, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Post protestë\ E pabarabarta s’bëhet e barabartë

June 23, 2026
Pronat në proces legalizimi, Braçe: Shqetësues zgjatja e procesit të legalizimit. Kam kërkuar interpelancë me zv.kryeministren

Braçe: Nuk largohem nga PS, do vijoj të jem deputet dhe të kërkoj llogari brenda partisë!

June 23, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

“Po keqpërdoren simbolet e UÇK-së”, Çupi: Pas protestës qëndron Irani, Goxhaj është zëdhënësi i tij

June 23, 2026
Protestat kundër investimit në Zvërnec, alarm për ekonominë! Eksperti: Dëmi mund të shkojë në 600 mln euro!

Protestat kundër investimit në Zvërnec, alarm për ekonominë! Eksperti: Dëmi mund të shkojë në 600 mln euro!

June 23, 2026
Memorandumi me kompaninë energjetike italiane, Rama: Sigurojmë rezervat strategjike të tregut të naftës

Memorandumi me kompaninë energjetike italiane, Rama: Sigurojmë rezervat strategjike të tregut të naftës

June 23, 2026
Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Ibrahimaj zbulon detajet

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Ibrahimaj zbulon detajet

June 23, 2026
Humbje për artin shqiptar, ndërron jetë aktori i njohur Sotir Stefa

Humbje për artin shqiptar, ndërron jetë aktori i njohur Sotir Stefa

June 23, 2026
Projektligji për Portën e Alpeve, Balla apel opozitës për unitet në Kuvend

Balla nxjerr provën: Udhëheqësi i protestës në Tiranë lavde për organizatën terroriste Hezbollah!

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In