• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Na fal Klea!

by A R
26/12/2015 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Reila Bozdo

Në prag Krishtlindje, një vajzë 20-vjeçare vrau veten në Tiranë. Njoftimin e mora nga stafi i Fakultetit të Ekonomisë. Ishte studentja jonë e shkëlqyer. Mëngjesin e nisa duke lexuar një artikull në gazetë i cili analizonte profilin virtuoz të vajzës. Mamaja ime e kishte patur nxënëse. Edhe për të Klea kishte qenë një vajzë shembullore. Jeta e saj u ndërpre në vigjilie të lindjes së Krishtit.

Dhuratë jo fort e mirë për Perëndinë ky veprim i Kleas. Zoti na e ka dhënë jetën, dhe vetëm Ai e ka të drejtën të na e marrë atë. Klea iku. Kushedi çfarë do bëhej Klea në të ardhmen nëse do të jetonte? Klea virtuoze mund t’i jepte shumë vendit dhe shoqërisë. Por ajo zgjodhi të ikte. Një zgjedhje, të cilën sipas besimit fetar, nuk duhej ta bënte. Jeta në vendin ku jetojmë na vështirësohet nga gjithçka që na rrethon. Është shpesh tepër e lodhshme dhe e pasistemuar.

Unë, mes çdo vështirësie kam gjetur njerëz të mirë, dashamirës, fisnikë dhe ndihmues. Ata janë gjithmonë aty, shpesh të fshehur. Mjafton t’i shohim. Duhet vetëm që dhimbja apo trishtimi të mos na zaptojë e robërojë aq shumë sa të verbohemi e të mos shohim dot të mirët që na rrethojnë çdo ditë. Jemi përballur me vështirësi në jetë.

Disa gjëra na i kanë dhuruar, të tjera i kemi fituar e shumë të tjera na janë mohuar. Kemi vepruar drejt, por edhe kemi gabuar. Sidoqoftë, nuk jemi dorëzuar. Kemi besuar tek e mira dhe kemi ecur përpara. Unë besoj se edukimi fetar, i cilësdo fe qoftë, ndihmon në edukimin e rezistencës së njeriut përballë problemeve dhe në tejkalimin e tyre. Klea iku. Ne dështuam edhe njëherë si shoqëri.

Dështuam sepse Klea e mirë nuk mundi t’i shihte të mirët mes nesh që të mund të jetonte me optimizëm dhe t’i tejkalonte vështirësitë. Na fal Klea!

Next Post

Australi/ Krishtlindje nën flakë, digjen 100 shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Do të presë rreth 800 nxënës, Rama ndan pamje nga rindërtimi i gjimnazit në Laknas

Do të presë rreth 800 nxënës, Rama ndan pamje nga rindërtimi i gjimnazit në Laknas

January 23, 2026
Trashëgimia e Anagnosti mbartet përtej “Trenit ADN”

Treni ADN prej Anagnostit – poetika e kujtesës dhe kamera e ndërgjegjes

January 23, 2026
Spanja refuzon Bordin e Paqes, Sanchez: Bie në kundërshtim me OKB-në

Spanja refuzon Bordin e Paqes, Sanchez: Bie në kundërshtim me OKB-në

January 23, 2026
Tentoi të dalë nga Shqipëria me 70 mijë euro të padeklaruara, procedohet 45-vjeçarja nga Kina

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 70 mijë euro të padeklaruara, procedohet 45-vjeçarja nga Kina

January 23, 2026
The Guardian: Trump shkakton zemërim me pretendimin se trupat e NATO-s shmangën vijën e frontit në Afganistan

The Guardian: Trump shkakton zemërim me pretendimin se trupat e NATO-s shmangën vijën e frontit në Afganistan

January 23, 2026
Takimi i dytë i Platformës së Paqes së Ballkanit mbahet sot në Stamboll

Takimi i dytë i Platformës së Paqes së Ballkanit mbahet sot në Stamboll

January 23, 2026
Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren: Të pandehurit iu hoq e drejta për të përfituar nga amnistia sepse…

Lamallari kërkon hetim për gjyqtaren: Të pandehurit iu hoq e drejta për të përfituar nga amnistia sepse…

January 23, 2026

Pikëpyetjet mbi drejtësinë e re në rastin Veliaj

January 23, 2026
Problemet e Kinës: Rritje më e dobët dhe rënia rekord e numrit të lindjeve

Problemet e Kinës: Rritje më e dobët dhe rënia rekord e numrit të lindjeve

January 23, 2026
I vendosën tritol diskotekës në Greqi, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë. Dëshmia: 5 mijë euro për ta shpërthyer

I vendosën tritol diskotekës në Greqi, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë. Dëshmia: 5 mijë euro për ta shpërthyer

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In