• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Myrto Uzunin: Kam ecur tre ditë në këmbë për të shkuar në Greqi

by Java News
20/05/2023 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Myrto Uzuni është golashënuesi më i mirë me 22 gola në La Liga 2 në Spanjë. Sulmuesi i Kombëtares luan sezonin e dytë me Granadan, teksa ka ndihmuar të tijtë të jenë në La Liga nga sezoni i ri dhe me një dorë te titulli kampion. Së fundmi, është Marca ajo e cila ka mundur të marrë një prononcim në 360 gradë të Myrto Uzunit me sulmuesin që shpjegon të gjithë hapat e ndjekur në karrierë por edhe në jetë, nga vështirësitë financiare të famliljes së tij. emigrimi në Greqi dhe hapat e para në futbollin profesionist.

“Udhëtimi im në futboll ka nisur prej babait tim, ai gjithnjë ka dashur që unë të bëhesha një futbollist. Kërkonte me ngulm që të mësoja anglishten pasi do të më duhej, ai ka qenë trajneri i parë për mua dhe më ka mbështetur prej ditës numër një”.

Emigrimi në Greqi- “Shqipëria nuk është pjesë e Bashkimit Europian dhe na u desh të ecnim për tre ditë para se të mbërrinim në Greqi. Nuk kishim para dhe morëm borxh 15.000 euro që për në Shqipëri janë shumë, pasi rrogat nuk shkojnë më shumë se 300 apo 400 euro në muaj. U larguam drejt Greqisë për një jetë më të mirë. Kjo eksperiencë është edhe pika ime më e fortë sepse më bën të vlerësoj momentin në të cilin gjendem aktualisht. Nuk mund të kthehem tek ajo jetë, familja ime nuk kishte asgjë dhe ishte një jetë shumë e vështirë. Të luaja futboll në Greqi ishte e vështirë për mua, pasi më duhej të punoja për të mbështetur familjen. Punonim në të zezë, pa një kontratë pasi nuk kishim letra. Kam bërë shumë punë. Gjeja forcë te familja ime sepse sakrifikonim shumë dhe unë e dija se e vetmja mënyrë për të dalë nga ajo situatë ishte futbolli”.

Rikthimi në Shqipëri- “Nuk kishim shtëpi, para, nuk kishim asgjë. Por, nuk i humba shpresat. Një ditë isha duke vrapuar në orën gjashtë të mëngjesit, ishte ftohtë dhe hunda më ishte skuqur. I thashë vetes se një ditë do të bëhesha i madh. Besoja gjithnjë te vetja ime”.

Firma me Apoloninë për 2000 euro dhe më pas firma me Laçin e transferimi në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebit- “2000 euro nuk janë asgjë. Më pas me Laçin arrita kualifikimin në Europë ndërsa Lokomotiva ishte një trampolinë për lojtarët e rinj. Stërvitesha shumë pasi e dija mirë synimin që kisha në jetë. Asgjë nuk më bënte që ta humbisja fokusin, kam punuar shumë për të qenë ky që jam”.

Firma me Ferencvaros dhe ndeshja në Champions League me Juventusin e Ronaldos- “Ronaldo është një shembull për mua. Të gjithë e dinë sakrificën e tij për të arritur në ato nivele, mentaliteti është më i rëndësishmi. E kisha ndjekur gjithnjë Ronaldon nëpërmjet televizionit, ta kisha përballë ishte një ndjesi e jashtëzakonshme. Në atë ndeshje shënova edhe gol dhe për mua ishte një ëndërr e bërë realitet”.

Granada- “Jam shumë i lumtur dhe krenar, janë shumë vite sakrificë. Më në fund jam aty ku e meritoj. Granada më hapi dyert e një kampionati si LaLiga, bëri ëndrrën time realitet. E kam vlerësuar shumë ndihmën dhe mbështetjen dhe nuk i harroj kurrë ata që më shtrijnë dorën. Nuk më është dashur shumë kohë të përshtatem, futbolli ka gjuhën e vetë. Gjithashtu, zotëroj katër gjuhë dhe të mësoja spanjisht nuk ishte e vështirë”.

Sekreti i një sezoni fantastik- “Nuk ka asnjë sekret, e gjitha ka të bëjë me sa kohë harxhon duke punuar, duke u stërvitur. Të gjithë e dinë sa shumë e dua unë futbollin, jetoj për futbollin. Në çdo skuadër që luaj, dua që të bëj histori. Kam bërë diferencën edhe te Granada, por nuk jam kurrë i kënaqur. Dua të arrij më shumë”.

Merkato- “Në futbollin e sotëm janë të paktë futbollistët që kanë aftësi të shënojnë shumë gola. Përjashtim bëjnë Osimhen, Haaland dhe kur dikush shënon shumë zgjon interesin e klubeve të tjera. E di që nëse vazhdoj të shënoj gola për Granadën do të ketë shumë telefonata. Por, unë mbetem i përqëndruar te e tashmja. Jam i përqëndruar 100 % te Granada dhe objektivat. Ajo që mund të them se nëse beson tek vetja, asgjë nuk është e paaritshme. Kjo ka qenë ëndrra ime më e madhe, të luaj në një ligë të fortë dhe të luaj për Shqipërinë”, u shpreh Uzuni.

/s.f

Next Post

Strategjia e Berishës për ta mbajtur të ndarë opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

March 23, 2026
Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

March 23, 2026
“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

March 23, 2026
Berisha: Siç përmbysim komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

Berisha: Siç përmbysim komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

March 23, 2026
Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

March 23, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Referendumi në Itali/ Qytetarët i thonë “JO” ndryshimeve në drejtësi, Meloni: Respektojmë vendimin e popullit

March 23, 2026
“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

March 23, 2026
“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

March 23, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump deklaroi se SHBA dhe Irani duan marrëveshje, Teherani mohon kontaktet: Nuk ka bisedime

March 23, 2026
“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In