• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Muzhaqi: Nga ky vit, mbështetje financiare për të rinjtë që marrin pjesë në praktikat e punës! ‘Bilanci’ i Strategjisë për Rininë

by Java News
26/02/2024 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të rinjtë që do të përzgjidhen në Programin e Praktikave të Punës, të financuara nga qeveria shqiptare,  do të përfitojnë edhe një mbështetje financiare. Në 1 vjetorin e zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029,  ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se risia këtë vit vjen për të gjithë ata që do të zhvillojnë praktika në institucione publike, shoqëri tregtare apo organizata jo-fitimprurëse.

“Lajmi i mirë për të gjithë praktikantët e ardhshëm, që vjen në fakt falë lobimit të bashkëmoshatarëve që kanë përfituar nga ky program në të shkuarën, si dhe mbështetjes së pafundme të Kryeministrit për të rinjtë, është që duke filluar nga vitit 2024, ky program do të vijë edhe me një komponent mbështetje financiare për këdo që zhvillon praktikën në institucionet publike”, tha Muzhaqi.

Ndalur në shifra, Muzhaqi tha se 1700 të rinj kanë përfituar nga Programi i Praktikave të Punës. Nga kjo praktikë përfitojnë të rinjtë e sapodiplomuar të moshave  21 deri në 26 vjeç.

“Me anë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, kemi arritur tek të rinjtë e sapodiplomuar nga mosha 21 deri në 26 vjeç, duke i ofruar mundësitë e para të punës nëpërmjet praktikave në institucione publike, shoqëri tregtare dhe organizata jo-fitimprurëse. I kemi hapur dyert të rinjve duke ofruar mbi 1700 pozicione praktikash për të filluar eksperiencën e tyre të parë të punës”, tha Muzhaqi.

Në aktivitetin “Rinia 2030’ ishte i pranishëm  edhe ambasadori i delegacionit të BE-së, Silvio Gonzatoi cili tha se BE ka dhënë 24 milionë euro në projektin e praktikave të punës, teksa u shpreh se Shqipëria duhet të rivendosë besimin tek institucionet, tek sistemi i drejtësisë pasi vetëm kështu të rinjtë ndihen të barabartë.

“Në rast se Shqipëria nuk zhvillohet atëherë të rinjtë do largohen. Shumë janë larguar, por nëse u ofrohet mundësia do kthehen në Shqipëri. Kam mësuar se shqiptarët duan të shikojnë një të ardhme të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në BE. Strategjia jep kuadrin e duhur për politikat tona, por parakushti është që ne të rivendosim besimin tek institucionet, tek sistemi i drejtësisë, besim tek fakti që në Shqipëri, merita dhe profesionalizmi shpërblehen, të rinjtë duhet të kuptojnë se në rast se punojnë fort përpjekjet e tyre do japin fryte”, tha Gonzato. 

Mbështetjen e rinisë shqiptare e tregoi edhe njëherë edhe koordinatorja e OKB-së Fiona McCluney, e cila tha se është shumë e rëndësishme që të rinjtë të bëhen pjesë e paneleve të diskutimit në tryezat e përbashkëta me vendimmarrësit.

“Një nga prioritete e këtij viti të sekretarit të përgjithshëm  të shikojmë qeveritë që të kenë këshillat rinore, parlamentarët rinorë të rinjtë  një vend në tavolinë, të kenë të drejtën e votës në buxhetin vendorë. Të kuptojnë që janë pjesë e këtij tranzicioni. Ai shikon të rinjtë si aktor kryesorë, të largojë perceptimin që të rinjve nuk u besohet. Të kemi një qasje pozitive dhe konstruktive këto janë hapat e parë në botë”, tha ajo.

Muzhaqi gjatë analizës së punës për Strategjinë Kombëtare për Rininë 2022-2029 ndër të tjera tha se janë ngritur 61 këshilla vendorë rinor, si edhe janë mbështetur 47 organizata rinore me projekte rinore të zbatuara në gjithë Shqipërinë. Këto për të fuqizuar të rinjtë në përfshirje dhe vendimmarrje./m.j

Next Post
Pasi vranë e varrosën babanë, fëmijët “akull”/ Akuza: Dyshoj se pas kësaj qëndron diçka shumë e madhe. Psikologia: Kur rritesh në praninë e dhunës…!

Pasi vranë e varrosën babanë, fëmijët “akull”/ Akuza: Dyshoj se pas kësaj qëndron diçka shumë e madhe. Psikologia: Kur rritesh në praninë e dhunës…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com