• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

MUTACIONET E REJA SARS CoV-2 NË GJENIN SPIKE (S-GENE)/ “Jo panik”, Laboratori “INTERMEDICA” i detekton edhe këto

by Java News
23/12/2020 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kohët e fundit janë identifikuar dy variante të ndryshme SARS-CoV-2, VUI 202012/01 (përkatësisht në Anglinë e Jugut) dhe 501.V2 (Afrikën e Jugut.), të cilët kanë shkaktuar një rritje të rasteve me COVID-19. Ndërkohë, varianti VUI 202012/01 është detektuar gjithashtu në rajone të tjera të Evropës. Të dy variantet karakterizohen kryesisht në disa mutacione në gjenin S, i cili kodifikon proteinën Spike dhe meqenëse rezulton një rritje e numrit të personave që infektohen me këto variante në një periudhë të shkurtër kohe, supozohet se është më infektues se variante të tjera SARS-CoV-2. Sidoqoftë, ende duhet të sigurohen prova shkencore për të konfirmuar këtë hipotezë.

Këtu do të dëshironim t’ju informonim se këto variante të reja, të cilat diskutohen aktualisht në gjithë mediat e botës, mbulohen nga sistemi i testeve SARS-CoV-2 të Kompanisë Gjermane “EUROIMMUN”. Pikerisht, ky sistem testesh është perdorur që në fillim nga laboratori INTERMEDICA për testimet për SARS-CoV-2. Dhe tani, praktikisht detekton dhe këto mutacione. Aktualisht është i vetmi laborator në territorin e Republikës së Shqipërisë që përdor Sistemet e testimeve te kompanisë EUROIMMUN.

Më poshtë gjeni më shumë detaje për sistemet përkatëse të këtyre testimeve të lancuar nga kompania EUROIMMUN:

Sistemet e testimit

——————————

EURORealTime:

—————————

Meqenëse sistemet e testimit EURORealTime SARS-CoV-2 dhe EURORealTime SARS-CoV-2 / Gripi A / B bazohen në identifikimin e gjeneve ORF1ab dhe N të SARS-CoV-2, ato nuk preken nga mutacionet të cilat prekin gjenin Spike (S-Gene). Ky është një avantazh ndaj sistemeve të tjera testuese, të cilat bazohen në gjenin më të ndryshueshëm, atë Spike (p.sh. Thermo Fisher TaqPath ose Altona Diagnostics RealStar SARS-CoV-2 RT-PCR Kit 1.0). Përmes gjeneve, të cilët identifikohen prej kiteve të kompanisë EUROIMMUN, është e mundur plotësisht të dallohen dhe rastet me mutacion, të cilat prekin gjenin Spike, duke ofruar një rezultat plotësisht të besueshëm qoftë dhe për një individ të infektuar prej SARS-CoV-2 të mutuar. Pra, dy variantet e reja të njohura deri sot prej mutacioneve nuk prekin aspak identifikimin e virusit përmes kiteve, të cilat laboratori INTERMEDICA përdor.

Metoda e testimit ELISA

————————————

(Metodë, e cila përdoret aktualisht në laboratorin INTERMEDICA)

Domeni S1 i proteinës Spike, i cili përdoret si antigen në Anti-SARS-CoV-2-ELISA ( IgA / IgG) dhe Anti-SARS-CoV-2-QuantiVac-ELISA (IgG), përmban njëkohësisht edhe domenin lidhës së receptorëve (RBD) që preket nga mutacionet e varianteve të reja të SARS -CoV-2. Por duhet të theksojmë se, këto ndryshime (ndryshimet individuale të aminoacideve të proteinave) nuk ndikojnë në aftësitë lidhëse të antitrupit ndaj gjithë proteinës pasi preket vetëm një epitop i vetëm. Proteina ka shumë epitope dhe humbja e një vendi lidhje eshtë e lehtë të kompesohet. Ndaj ky ndryshim individual i aminoacideve nuk do të thotë domosdoshmërisht që ky variant i ndryshuar nuk lidh variantin origjinal aq më tepër duke ditur që jo çdo vend brenda epitopit është një target për antitrupin. Pra, rrjeti më i madh i laboratorëve në Shqipëri – INTERMEDICA ofron dhe do të vazhdojë të ofrojë identifikimin e SARS CoV-2 me saktësinë më të lartë përfshirë dhe variantin e ri, atë të mutuar.

Next Post
Horoskopi 18 Dhjetor 2020/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi 23 Dhjetor 2020/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In