• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mustafaj: Sovraniteti? Berisha dhe PD kërkuan hetim ndërkombëtar për CEZ

by A R
16/07/2016 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, e cilëson jo serioz pretendimin e sovranitetit të ngritur nga Partia Demokratike për rolin e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut. Në një intervistë për “TVSH”, Mustafaj deklaron se qëndrimi jo serioz është deklaruar fillimisht nga ishkryeministri Berisha, por mbështetet edhe nga kreu i PDsë, Basha dhe deputetët e tij të Grupit Parlamentar.

Ish-ministri i Jashtëm sheh mungesë koherence në qëndrimet e mbajtura për Reformën në Drejtësi nga Partia Demokratike, por beson se falë presionit ndërkombëtar reforma do të votohet më 21 korrik.

Për Reformën në Drejtësi kemi dy qëndrime. Atë pro vetingut dhe atë kundër rolit të ndërkombëtarëve në veting. Pse mendoni se po ndodh kjo përplasje kaq e fortë mes palëve politike dhe si mund të shpjegohet qëndrimi i PD-së në përballje me ndërkombëtarët?

Unë besoj se kjo ndarje kaq e rreptë në këtë pikë është një nga treguesit e mosbesimit shumë të madh që ka midis dy palëve politike në Shqipëri. Gjithashtu, edhe të polarizimit të madh që kanë të dyja palët dhe rrjedhimisht edhe të një kulture të painstaluar te ne, kulturë politike europiane për të arritur te kompromisi. Vetingu është një pikë kyçe pa asnjë diskutim. Nëse z.Rama dhe maxhoranca e pranojnë që do të jenë ndërkombëtarët jo vetëm monitorues, por edhe përcaktues, vlerësues të cilësisë së gjyqtarëve, prokurorëve, të gjithë trupës së re pas reformës që do të përfshihet në pushtetin tonë gjyqësor, Partia Demokratike nuk e pranon. Mua më rezulton se në krye të herës ka qenë Partia Demokratike dhe përfaqësuesit e saj në Komisionin e Posaçëm kanë kërkuar pikërisht një kompetencë të tillë të ndërkombëtarëve. Tani nuk e pranojnë sepse në tërësinë e vet unë besoj se Partia Demokratike gjendet në një fazë mosbesimi ndaj maxhorancës.

Ndërkohë është përdorur si pretekst nga opozita çështja e sovranitetit në rolin që ndërkombëtarët duhet të kenë në procesin e vetingut. Cenohet sovraniteti nga ky proces?

Nuk është absolutisht një argument. Është diçka joserioze që paraqitet nga Berisha në mënyrë të veçantë dhe që mbështetet edhe nga Basha dhe trupa e deputetëve në Partinë Demokratike. Sovraniteti i një vendi mishërohet te Parlamenti. Nëse një kompetencë të tillë do t’ia japë Parlamenti një strukture të caktuar, me një ligj të caktuar që përcakton edhe kufizueshmërinë në kohë sepse nuk do të jetë e përhershme. Kjo nuk e cenon aspak sovranitetin. Është një nga ana tjetër një sjellje jo e sinqertë nga Partia Demokratike. Ka qenë vetë Berisha, ka qenë vetë PD-ja, e cila kërkoi jo shumë kohë më parë që krejt gjykimin e çështjes së kontratës me CEZ, të hetohet dhe gjykohet nga ndërkombëtarët. Fakti që vjen Viktoria Nuland, një zyrtare e lartë amerikane e Departamentit të Shtetit, dhe depoziton në zyrat e krerëve të shtetit një draftpropozim, është gjithashtu një shprehje e ndërhyrjes në sovranitetin e klasës politike, si klasë e votuar në mënyrë demokratike. Por unë i rikthehem prapë bindjes se sovraniteti mishërohet te Parlamenti. Parlamenti në emër të këtij sovraniteti ka të drejtë të japë kompetenca se si të gjykohen interesat e kombit.

Kryeministri Rama në një deklaratë për mediat ka theksuar se do t’i japë opozitës të drejtën për ta shkruar vetë Reformën në Drejtësi, mjafton që ajo të marrë mbështetje nga SHBA e BE. Si e gjykoni këtë deklaratë?

Është një deklaratë krejtësisht joserioze nga ana e Kryeministrit. Është në vazhdën e një deklarate që ka bërë jo shumë kohë më parë, që nuk e ka lexuar draft-Reformën e Drejtësisë. Çfarë mendon kreu i maxhorancës? Njeriu më i rëndësishëm në një Kushtetutë në një republikë parlamentare? Si do të legjitimojë, noterizojë, një dokument kaq të rëndësishëm pa qenë kontributor në të? Është e patolerueshme. Unë mendoj se kjo është edhe një provë që i dërgon opozitës, që sërish nuk është serioze për një kryetar maxhorance që t’ia dërgojë një provokim të tillë opozitës.

Çfarë pritet të ndodhë? Është java e fundit dhe 21 korriku po afron…

Unë besoj se presioni mbi palët politike është shtuar si asnjëherë tjetër. Është shtuar presioni ndërkombëtar, gjithashtu edhe ai publik. Ka gjasa të arrihet një marrëveshje që do të çojë në votimin e kësaj reforme, por unë shumë optimist nuk jam. Përderisa në mënyrë sistematike, qëndrimet po mbështeten mbi pretekste dhe mbi mungesën e një koherence, sidomos të Partisë Demokratike, mua më vjen keq të them, por nuk ka shumë vend për optimizëm.

Next Post

Rama: I lumtur për popullin vëlla turk / PD: Mbështesim institucionet e zgjedhura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com