• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mustafaj: Protesta po izolohet në mënyrë të vullnetshme

by Java News
13/12/2018 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i jashtëm, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 komentoi protestën e studentëve, e cila sot ka hyrë në ditën e nëntë. Sipas Mustafaj, kërkesat e studentëve janë shumë minimaliste dhe shumë shpejt theksoi se do të vijë kohë kur kërkesat e tyre do të marrin një përgjigje pozitive.

“Fjalimi i Edi Ramës përballë rektorëve dhe dekanëve jo shpresëdhënës. Fillimisht ka patur entuziazëm. Kërkesat e studentëve kanë qenë minimaliste dhe nuk shoh një protestë kaq të madhe përballë këtyre kërkesave. Kjo protestë në mënyrë të vullnetshme po izolohet.

Mua më bën shumë përshtypje, që edhe studentët e universiteteve private nuk janë bashkuar as për shenjë solidariteti. Po behët një protestë horizontale. Do vijë ajo PO-ja, dhe është e lehtë për ti realizuar. Rama e njeh mirë me sa duket mentalitetin e tyre dhe po pret të shkërmoqet pak nga pak. Sot kemi ishuj protestash në të gjithë Shqipërinë.“, tha Mustafaj.

Gjithashtu ai tregoi se rezistenca e studentëve është një tregues i mirë për të gjithë shoqërinë, por problemi më i madh në këtë mes shtoi ai është fakti se kjo protestë po izolohet në mënyrë të vullnetshme.

“Nuk ka një dialog për aq kohë sa nuk ka përfaqësi. Nuk bëhet me anëtarët e FRESH, të cilët bënë spektakël në një televizion. Problemi qëndron se vatra e protestës është tek studentët. Mua më duket një rast i mrekullueshëm, për Shqipërinë, nëse ky rast do fitojë është gjë e mirë për vendin. Ka një tendencë të qartë për ta mbajtur jashtë politikës protestën për të mos i bërë dëm kryeministrit.

Dita e parë ka qenë si dhjetori i ‘90, sepse kërkesat e tyre ishin ekonomike. Ramiz Alia doli natën dhe i takoi studentët. Pankartat janë moral dhe jo politike. Këta e shohin kryeministrin jo si njeriun që mund të realizojë kërkesat dhe e shohin me dyshim dhe i shmangen. Ka një përpjekje të organizuar për t’i mbajtur jashtë”, tha mes tjerash Mustafaj./a.meta

Next Post
Guardiolas, megjithë disfatën në Champions, i ofrohet kontratë e re

Guardiola: Po të flesh pak përfundon si Interi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa pushtet kishin? Thaçi dhe të tjerët para verdiktit

Sa pushtet kishin? Thaçi dhe të tjerët para verdiktit

September 15, 2026
Kremlini kërcënon Poloninë, këshilltari i Putin: Varshava zhduket brenda tre ditëve nëse përfshihet në luftë kundër nesh!

Kremlini kërcënon Poloninë, këshilltari i Putin: Varshava zhduket brenda tre ditëve nëse përfshihet në luftë kundër nesh!

September 15, 2026
Rama drejt SHBA për Asamblenë e OKB, do mbajë fjalim në Asamble më 25 shtator! Do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët

Rama drejt SHBA për Asamblenë e OKB, do mbajë fjalim në Asamble më 25 shtator! Do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët

September 15, 2026
“Publiku duhet ta dijë se kush trokiti”- Ligji i ri për lobimin, Komisioneri: T’i japim dritë një mjedisi që shpesh shihet si “korridor i errët”

“Publiku duhet ta dijë se kush trokiti”- Ligji i ri për lobimin, Komisioneri: T’i japim dritë një mjedisi që shpesh shihet si “korridor i errët”

September 15, 2026
Protesta në ditën e 108-të, aktivisti Arben Kola kërkon përshkallëzim: Të enjten të gjithë te Parlamenti i krimit! Do kalojnë 5 ligje antishqiptare

Protesta në ditën e 108-të, aktivisti Arben Kola kërkon përshkallëzim: Të enjten të gjithë te Parlamenti i krimit! Do kalojnë 5 ligje antishqiptare

September 15, 2026
Vizita Napoli, Rama publikon fotot nga ceremonia e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Shqipërisë! Zbulon edhe dhuratën e veçantë që mori

Vizita Napoli, Rama publikon fotot nga ceremonia e inaugurimit të Konsullatës së Nderit të Shqipërisë! Zbulon edhe dhuratën e veçantë që mori

September 15, 2026
U arrestua pas akuzave për sulm, udhëheqësi i “Reform UK” të Farage në Uells jep dorëheqjen!

U arrestua pas akuzave për sulm, udhëheqësi i “Reform UK” të Farage në Uells jep dorëheqjen!

September 15, 2026
Ekspertët ligjorë në Mbretërinë e Bashkuar: Sanksionet britanike ndaj Izraelit nuk përmbushin detyrimet ndërkombëtare!

Ekspertët ligjorë në Mbretërinë e Bashkuar: Sanksionet britanike ndaj Izraelit nuk përmbushin detyrimet ndërkombëtare!

September 15, 2026
Djali i Jakup Krasniqit tregon mesazhin që ia dha i ati: Ja çfarë më tha…!

Djali i Jakup Krasniqit tregon mesazhin që ia dha i ati: Ja çfarë më tha…!

September 15, 2026
Fermerët ndezin zjarre në protestat kundër buxhetit në Holandë! Sabotohen shinat hekurudhore, bllokohen trenat dhe rrugët

Fermerët ndezin zjarre në protestat kundër buxhetit në Holandë! Sabotohen shinat hekurudhore, bllokohen trenat dhe rrugët

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com