• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mustafaj: Gjuha shantazuese e Ramës ndaj BE, nuk impresionon askënd!

by Java News
30/11/2018 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj ka folur për deklaratat e Ramës në mbledhjen e dy qeverive në Pejë. Sipas tij, fjalori dhe shantazhi i bëri nga shefi i qeverisë për Bashkimin Europian nuk është alternativa e duhur, pasi siç tha ai ky model është sjellje që nuk favorizon Shqipërinë.

“Rama mendon se mund të shantazhojë Brukselin, por nuk mund të shantazhojnë as Komisionin Evropian as vendet anëtare të BE-së. Ka ikur koha e shantazheve. Janë lajthitje totale dhe janë krejtësisht jashtë klimës së Bashkimit Europian, kur kanë mbetur edh 5 muaj në hapjen ose jo të negociatave. Nuk është vetëm Rama që thotë se ka një standard të dyfishtë, kjo është vëne në pah edhe nga politikanë të tjerë të Europës”, tha Mustafaj.

Mes tjerash, Besnik Mustafaj u ndal edhe tek tarifa e aplikuar nga Kosova për Serbinë, të cilën e cilëson si një veprim të drejtë politik.

Ai shtoi se kjo masë është e duhur, pasi Serbia ka lobuar për të frenuar shtetin e Kosovës në rrugën e saj euro-atlantike. Besnik Mustafaj foli edhe për diplomacinë e Kosovës, të cilën e quajti pasive në arenën ndërkombëtare.

“Kosova duhet të kërkojë të mbajë drejtësi ndaj saj nga Bashkimi Europian. Struktura më e vështirë për një strukturë është Parlamenti Europian, sepse jemi edhe në zgjedhje gjatë pranverës. Nuk është si në lojërat e kalamajve pse nuk ma bën mua dhe ia bën atij. Kosova ka një problem, e cila lidhet mes dy filozofisë mes kryeministrit dhe presidentit. Së pari duhet të ketë unitet së brendshmi, e pastaj në sferat e tjera. Kjo nuk zgjidhet me deklarata populiste.

Janë tre probleme të ndryshme në pyetjen tuaj. Ai mbështeti teorinë në përpjekjet e Thaçit për kufijtë. Ne kuptuam qartë se Rama mbështeti Tahçin, por thelbësore është të marrim vesh se Rama është në mbështetje të lëvizjes së territoreve. Ne kuptuan se 10 % i tarifës fillimisht dhe pastaj 100% të tarifave që ka vendos Kosova ndaj Serbisë, siç e tha Rama është një masë politike. Nuk dua ta gjykojë këtë, sepse Serbia nuk sillet mirë me Kosovën.

Ajo bën një fushatë të madhe ndërkombëtare, për të penguar njohjen, por edhe për të tërhequr edhe njohjen e pavarësisë. Pra kjo lloj sjellje e Serbisë kërkon një lloj qëndrimi politik. Kosova siç del nga shifrat importon 400 milionë euro në vit me Serbinë, kjo duket se është një partner i rëndësishëm ekonomik. Ajo bën përpjekjet për të penguar prosperitetin e Kosovës. Diplomacia e Kosovës është shumë pasive. Nuk bëhet diplomacia me fluturimin privat që bën Pacolli, diplomacia është çështje ekipi”, shtoi Mustafaj.

Për çështje e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, Mustafaj mban këtë qëndrim: “Ne kemi një deklaratë para disa ditëve të Vuçiç ku thotë se ideja e ndryshimit të kufijve ka vdekur, kjo tregon se ka një tërheqje. Ne kemi një qëndrim më të hapur amerikan. Amerika është shprehur se është pro një marrëveshje mes te dyja palëve. Kjo është një deklaratë pa asnjë transparencë. E rëndësishme është që të pranohet në Kosovë. Nuk e di se çfarë mund të bisedohet. Njeriu me mandat më të kushtëzuar është presidenti. PDK është partia e katërt në Parlament, që ta imponojë zgjidhjen, nuk ka asnjë kompetencë kushtetuese. Diplomacia amerikane është efiçente”, përfundoi Mustafaj. BW

ma.me

Next Post
Takimi me Skëderbeun, Partizani: Falenderojmë tifozët, distancohemi nga banderola!

VIDEO/ Tifozët e Partizanit dhurojnë spektakël në rrugët e kryeqytetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i rrugëve, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen një automjet dhe dy celularë

Bllokimi i rrugëve, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen një automjet dhe dy celularë

June 27, 2026
Berisha: Edhe Rama u takua me Ahmadinejad disa herë në Iran! Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset

Berisha: Edhe Rama u takua me Ahmadinejad disa herë në Iran! Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset

June 27, 2026
Temperaturat e larta sjellin fluks pushuesish, trafik në aksin Lezhë–Milot dhe Shëngjin

Temperaturat e larta sjellin fluks pushuesish, trafik në aksin Lezhë–Milot dhe Shëngjin

June 27, 2026
Uji i pishinave rrit shanset për infeksione të ndryshme, ja si të mbroheni

Kontrolle nëpër pishina, ISHSH: Në gatishmëri për çdo ankesë nga qytetarët apo referimi nga mjekët

June 27, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Hoxha në forumin e Dubrovnikut: Anëtarësimi në BE, i vetmi drejtim për të ardhmen e Shqipërisë

June 27, 2026
Berisha reagon pas deklaratave të Ramës për integrimin: Fshehu raportin që ‘nxin’ Shqipërinë

Thirrjet “Berisha në burg” në protesta, kreu i PD: Slogane mjerane të kundërshtarëve të opozitës. Mos u impresiononi!

June 27, 2026
E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë prindërit dhe motrën e mitur të 20-vjeçarit

E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë prindërit dhe motrën e mitur të 20-vjeçarit

June 27, 2026
Helmimi i kadetëve, Krimi Ekonomik zbarkon në AKU, sekuestrohet dosja e “Sori-Al”

Helmimi i kadetëve, Krimi Ekonomik zbarkon në AKU, sekuestrohet dosja e “Sori-Al”

June 27, 2026
Tregimet e Biblës si lexim i detyrueshëm në shkolla, shpërthejnë debatet

Tregimet e Biblës si lexim i detyrueshëm në shkolla, shpërthejnë debatet

June 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 28 Qershor 2026

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In