Ish-deputeti demokrat, Besnik Mustafaj i ftuar në ‘Radari Informativ’ në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar thirrjet e deputetëve të PD të cilët i largojnë largimin Lulzim Bashës.
Mustafaj tha se zërat e deputetëve por dhe nervozizmi i tyre në dukje tregon se ata e kanë humbur besimin se Basha mund të japë dorëheqjen.
‘Unë besoj se në një proces të tillë, ultimatumet nuk janë gjuha e përshtatshme për të arritur qëllimin.
Fakti se zonja Duma apo deputetë të tjerë të DP i kanë dhënë ultimatum 1 javë zotit Basha tregon se këta e kanë humbur durimin, ose e kanë humbur dhe shpresën se Basha realisht do të marrë vendimin e dobishëm për PD që është dorëheqja e tij. Ajo që thotë zonja Duma nuk është e papritur, mënyra si e thotë shpreh nervozizëm’, tha Mustafaj. /m.j