• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mustafa u drejtohet ministrave: Mbetët aeroporteve

by A R
10/12/2015 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt. Edhe pse i ka lavdëruar ministrat e tij, ai ka thënë se ata duhet të rrinë më shumë në Kosovë, pasi një pjesë e tyre mbetën jashtë.  Në mbledhje ka miratuar projektligjet për Energjinë dhe për Gazin Natyror. Qeveria ka miratuar edhe dokumente dhe vendime tjera në kuadër të përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore, njofton kumtesa nga Kryeministria, transmeton Koha.net.

Në hapje të mbledhjes kryeministri Isa Mustafa, vlerësoi punën njëvjeçare të Qeverisë duke përgëzuar ministritë për punën e bërë.

Kryeministri Mustafa vlerësoi se përkundër vështirësive që e kanë karakterizuar këtë vit, në aspektin politik, Qeveria ka arritur t’i përmbush objektivat kryesore, të cilat i ka përcaktuar për këtë vit, duke vlerësuar edhe bashkëpunimin e mirë ndërmjet ministrive.

“Vlerësoj se e arritura më e madhe e këtij viti është nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, që flet për përkushtimin e Bashkimit Evropian për vendin tonë, por edhe për besimin që Bashkimi Evropian ka në qeverisjen e mirë në Kosovë.

Është, po ashtu, vlerësimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar se ne do të kemi një rritje ekonomike këtë vit prej rreth 3.8 për qind, që flet për ndryshimin e trendit të zhvillimit ekonomik, sepse po hyjmë në një trend të rritjes së zhvillimit ekonomik për periudhën e ardhshme kohore, dhe për besimin që Kosova ka arritur ta krijojë tek institucionet financiare ndërkombëtare, para së gjithash te FMN-ja, me nënshkrimin e Marrëveshjes me Fondin, dhe te institucionet evropiane financiare, siç është Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, Banka Evropiane për Investime, një pjesëmarrje e madhe e Bankës Gjermane për Zhvillim, pastaj e Bankës Botërore”.

Unë mendoj se këtu qëndron edhe baza e zhvillimit tonë në të ardhmen, sepse na u ka mundësuar që të kemi burime tjera të financimit, jashtë burimeve buxhetore”, tha kryeministri Mustafa.

Next Post

Intervista/ Afrim Krasniqi: Forcë të re politike? Harrojeni, nuk e lënë PS dhe PD!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia e dënoi me 16 vite burg, fieraku arrestohet në Murriqan. Ja akuzat që “rëndojnë” mbi të, pritet ekstradimi(EMRI)

Festat shtojnë lëvizjet në Muriqan, Shkodra mirëpret bashkëqytetarët ndërsa shtohet fluksi drejt Malit të Zi

December 26, 2025
Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

December 26, 2025
Finalizohet “Border” në Elbasan, 3 në pranga për trafik, turku rezultoi i kërkuar për krime të rënda

Finalizohet “Border” në Elbasan, 3 në pranga për trafik, turku rezultoi i kërkuar për krime të rënda

December 26, 2025
“Mbështetje gjyqësorit, mediave dhe…”, publikohet Raporti i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor

“Mbështetje gjyqësorit, mediave dhe…”, publikohet Raporti i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor

December 26, 2025
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Kartolina e munguar për vitin 2026

December 26, 2025
Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

December 26, 2025
Gjyqi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues, më pas në grackë ranë…

Gjyqi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues, më pas në grackë ranë…

December 26, 2025
Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

December 26, 2025
Fluks virozash dhe raste me Covid në urgjencën e Pediatrisë, 350 vizita në 24 orë

Fluks virozash në spitale, mjekët: Mos përdorni atibiotikë pa u konsultuar me specialistin

December 26, 2025
Festat e fundvitit, Policia nderon familjet e Dëshmorëve: Jeni pjesë e pandarë e jona

Festat e fundvitit, Policia nderon familjet e Dëshmorëve: Jeni pjesë e pandarë e jona

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com