• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Intervista/ Afrim Krasniqi: Forcë të re politike? Harrojeni, nuk e lënë PS dhe PD!

by A R
10/12/2015 14:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Intervistë e JAVAnews me politologun Afrim Krasniqi për realitetet e reja politike në vend. Si e shikon ai mundësinë e krijimit të një force të re politike dhe të ardhmen e zhvillimeve në vend. Pse nuk ka ndryshuar asgjë në fushën politike sipas tij…

10rama-basha1

 Intervistoi Ben Andoni

Nëse prisni ndryshim, ose atë që mëtonte Shinasi Rama, një nga aktivistët e Lëvizjeve të Dhjetorit, do të zhgënjeheni shpejt.

“Dy palët janë dukshëm në rrugën e gabuar dhe fatkeqësisht, Shqipëria ka vetëm dy palë politike, të paktën edhe një legjislaturë tjetër”, shpjegon Afrim Krasniqi për “Java”.

Por edhe nëse ndonjë parti e re do krijohet, e të tilla syresh janë plot në Shqipëri, ajo nuk mund të konkurrojë në mënyrë të barabartë, pasi veç njohjes do i duhet një super-energji, fillimisht për miratimin dhe pastaj për shtrirjen dhe për fushatën, që tek e fundit epilogun e ka me zgjedhjen. E të mbijetosh në një sistem votimi ku përgatitja, monitorimi dhe administrimi i votave bëhet nga struktura militante të dy partive të mëdha e ku pragu i lartë elektoral diskriminon votat e shpërndara në qarqe dhe për ironi, i përkthen votat e partive të treta në mandate për vetë dy partitë / koalicionet e mëdha. Pra, megjithëse vendi ka nevojë për grupime të reja politike konkurruese, votuesit janë në kërkim të alternativave të reja, pasi shanset praktike për arritjen e këtij qëllimi janë dukshëm të kufizuara, shprehet ai..

A ka zgjidhje? Për momentin asfare, përveç mundësisë të krijohet një lëvizje e madhe mbarëkombëtare e cila do t’i kalojë këto barriera falë masivizimit të madh. Të paktën ka ndodhur në Ballkan, Shqipëria mund të jetë realisht një stacion i ardhshëm. Kuptohet nëse shqiptarët do jenë më të pjekur politikisht dhe jo kaq sipërfaqësorë si sot…

shinasi

Një nga aktivistët e dikurshëm të Lëvizjeve të Dhjetorit z. Shinasi Rama, mëton për krijimin e një strukture të re politike. A mendoni se ka vend në këtë spektër të mbushur kaq shumë për një force të re politike?

“Sistemi aktual përfaqësues në Shqipëri është dukshëm jo përfaqësues dhe numri i qytetarëve që nuk kanë mundësi të zgjedhin alternativa pozitive është në rritje proporcionale. Nëse e drejta e zgjedhjes zgjerohet edhe me votën e emigracionit, atëherë ky numër konsiderohet shumë i lartë. Konkretisht, në zgjedhjet shqiptare vetëm 55-60% e votave janë të destinuara rregullisht për partitë e mëdha, – pjesa tjetër e votuesve është e lëvizshme, e pavendosur dhe në kërkim të hapësirave të reja përfaqësuese. Nga ana tjetër, sistemi partiak është qëllimisht i mbyllur dhe penalizues ndaj çdo nisme të re politike. Nëse një parti e re krijohet ajo është e privuar nga shanset e barabarta të konkurrimit, pasi duhet të shpenzojë shumë energji dhe para për të siguruar miratimin, për shtrirje kombëtare, për fushatën dhe për të mbijetuar në një sistem votimi ku përgatitja, monitorimi dhe administrimi i votave bëhet nga struktura militante të dy partive të mëdha. Pragu i lartë elektoral diskriminon votat e shpërndara në qarqe dhe për ironi, i përkthen votat e partive të treta në mandate për vetë dy partitë / koalicionet e mëdha. Pra, megjithëse vendi ka nevojë për grupime të reja politike konkurruese, votuesit janë në kërkim të alternativave të reja, pasi shanset praktike për arritjen e këtij qëllimi janë dukshëm të kufizuara. E vetmja mundësi e rrugë është nëse prurjet e reja politike shndërrohen në lëvizje qytetare, pra nëse ato arrijnë të mobilizojnë një numër të madh qytetarësh të pavendosur në votë dhe të paangazhuar aktualisht në politikë. Një lëvizje e tillë ka ndodhur në disa vende ish-komuniste, madje edhe në disa vende fqinjë me ne në 4-6 vitet e fundit dhe ka rezultuar e suksesshme. A është rasti i njëjtë për Shqipërinë? Unë jam skeptik. Kultura politike qytetare është minimaliste, kultura elektorale është klienteliste, elitat e reja ende s’kanë arritur të bëjnë oferta në vlera morale të ndryshme nga elitat e vjetra dhe se faktori ndërkombëtar është i interesuar ta mbajë të pandryshuar sistemin aktual politik, i cili, sa më i dobët dhe i personalizuar të jetë, aq edhe më lehtë kontrollohet. Shqiptarët ende zgjedhin të keqen më të vogël, kurse nevoja jetike jonë është që shqiptarët të zgjedhin të mirën më të mirë, – një fazë maturimi dhe kulture ende e largët për shoqërinë shqiptare”.

Bashkia Tirana

Si një nga vëzhguesit më konkretë të politikës shqiptare, çfarë mendoni se realisht i mungon gjenerimit të një dialogu normal politik në Shqipëri?

“Është e thjeshtë, – secila palë politike thekson dukshëm gjërat negative të Tjetrit, denigron Tjetrin, e përjashton konceptin e përgjegjësisë publike përballë interesave publike, ndërkohë që Shqipëria e ka nevojë jetike që politika të fokusohet shumë më tepër në gjërat që i bashkojnë dhe jo që i ndajnë palët. Asgjë nuk na pengon të kemi konsensus për reformat e mëdha, për shtetin, për administratën, për institucionet e garancisë dhe për axhendën integruese, – konkurrenca do duhej të ishte në sektorë e çështje të tjera, si p.sh., cila palë arrin të bëjë diçka më mirë, më shpejt, më efektive dhe më cilësore. Tek ne mungon konsensusi për reformat e mëdha, çështjet e mëdha, ndërkohë që palët, çuditërisht kanë konsensus për gjëra që nuk duhej kurrsesi të kishin, si, sistemi oligarkik i vendimmarrjes, refuzimi i një sistemi të hapur konkurrues në zgjedhje, sistemi konsensual i klientelës në pushtet dhe i lidhjes informale me grupet e biznesit mbështetës, imuniteti dhe pushteti ekstra kushtetues i partive politike, refuzimi i transparencës së financimit elektoral, si dhe refuzimi i demokracisë së brendshme konkurruese brenda vetë partive politike. Duke qenë një vend me kapacitete financiare të kufizuara, partitë kryesore tentojnë të administrojnë të gjitha burimet financiare për veten e tyre, dhe për këtë, krijojnë sisteme shërbimi klientele, – përdorimin e pushtetit për vota, për para, për privilegje, për emërim elitash politike dhe me pas, përdorimin e këtyre te fundit për te fituar pushtetin. Është një cikël i mbyllur dhe konsensual, i cili mund të prodhoje demokraci formale, por nuk lejon krijimin e demokracisë funksionale, nuk lejon aplikimin e ndarjes së pushteteve dhe nuk sjell besim, integritet e legjitimitet për institucionet që krijohen prej cikleve të njëjta.

rama me gisht

Rama më 2013 premtoi ndryshimin e sistemit korruptiv jo te njerëzve në sistem, aktualisht njerëzit janë ndërruar në pjesën më të madhe por sistemi ka mbetur i njëjtë dhe po mbrohet me fanatizëm që të mbetet i njëjte. Opozita bën rolin e alternativës jo për të ndryshuar sistemin korruptiv, por për te përfituar privilegjet dhe burimet që burojnë prej tij, pa ofertë morale, pa reflektim për gabimet e djeshme. Dy palët janë dukshëm në rrugën e gabuar dhe fatkeqësisht, Shqipëria ka vetëm dy palë politike, të paktën edhe një legjislaturë tjetër”.

Next Post

Banalizohet PD, pas kastravecit fyejnë Veliajn nga mamaja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In