• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mustafa: Protesta e opozitës e ligjshme, por është koha për festë

by A R
14/05/2016 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës në Istog, shpalosi qëndrimet e tij lidhur me zhvillimet në vend dhe protestën e opozitës në Prishtinë.

Mustafa iu përgjigj edhe kërkesave të opozitës për dorëheqje të Qeverisë, duke thënë se ai do ta çoj mandatin e tij deri në fund, deri në vitin 2018. “Sot në Prishtinë duhej të kremtohej për fitoret shumë të mëdha që ka arritur Kosova gjatë këtij muaji, duke përfshirë rekomandimin për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në UEFA dhe FIFA dhe proceset e tjera”, tha ai.

“Është hera e parë pas gjithë kësaj pritje që ne u barazuam me qytetarët e tjerë evropianë dhe duhet të përjetohet si sukses i të gjithëve, jo vetëm i pozitës por i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Po ashtu të kremtojnë edhe anëtarësimin tonë në UEFA dhe në FIFA sepse janë organizatat më të mëdha botërore të futbollit. Ne do të jemi qytetarë të barabartë dhe pjesëmarrës të barabartë me të gjithë”, tha kryeministri.

Por, siç u shpreh ai, protesta është çështje legale, është e garantuar me Kushtetutë, është shprehje e mendimit të njerëzve, të qytetarëve dhe opozitës.

“Çështja e Asociacionit është rregulluar dhe përkufizuar shumë qartë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ajo do të bëhet ashtu si Gjykata Kushtetuese ka vendosur dhe çështja e Demarkacionit për të cilën edhe komisioni ynë shtetëror, edhe komisioni i ekspertëve ndërkombëtarë, edhe Departamenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e kanë vërtetuar se është aty ku ka qenë përpara vija administrative ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Tani ne s’po vëmë kufij të ri, vetëm po rishënohet kufiri i cili ka qenë. Në qoftë se, eventualisht vërehet se është bërë ndonjë gabim edhe pala malazeze por edhe marrëveshja e parashikon që gabimet të rregullohen me pajtimin e dy qeverive, kështu që s’do të ketë asnjë problem”, tha kryeministri.

Sa i përket kërkesës për dorëheqje të Qeverisë, kryeministri Isa Mustafa ka thënë Qeveria do ta çoj mandatin deri në qershor të vitit 2018, sepse është një Qeveri e cila po tregon suksese shumë të mëdha në proceset e integrimeve euroatlantike, të thellimit të miqësisë me SHBA-të, të reformave strukturore e ekonomike. (javanews.al / r.a)

Next Post

Spartak Braho i sëmurë prej muajsh, Komisioni i Sigurisë drejtohet nga Noka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In