Isa Mustafa, ka folur pas zgjedhjes së tij si kryetar i LDK-së duke thënë se procesi ka qenë i rregullt dhe demokratik.
Zërat që kundërshtuan zgjedhjen e tij, Mustafa tha se nuk do t’i dëgjojë dhe nuk do të merret me ata që këtë proces e quajtën si formë diktature.
“Ishte një kuvend i suksesshëm ashtu siç e ka natyrën LDK-ja me mundësi të vërejtjeve, me vota ashtu siç e parasheh rregullorja edhe statuti dhe me pajtim të pjesës dërmuese të delegatëve të Kuvendit. Në fjalorin e atyre që e kanë në mendësinë e tyre diktaturën nuk merrem. Delegatët që kanë qenë këtu janë të vetëdijshëm dhe të moralshëm për votën e tyre, pasi që është pronë e tyre”, tha Mustafa.
“Ata më kanë votuar në përjashtim të dy apo tre të tjerëve dhe çdo cilësi tjetër është edukatë e tyre personale”, tha tutje Mustafa.
Mustafa shtoi se me këtë zgjedhje LDK do të jetë edhe më e madhe dhe e organizuar në të ardhmen. /KP/









