• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Muslimanët: Po na vjedh Fatmira Hajdari. Reagon TIH: Prona jonë që nga 1919-a

by Java News
07/07/2015 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë padit në Gjykatë grabitjen e pronave në qendër të Tiranës. Në një padi dorëzuar së fundi në Gjykatë, KMSH bën me dije se do të ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë për ndalimin e këtij rasti, dhe mbrojtjen e pronave të tyre.

“Po na grabiten pronat qindra vjeçare të vakëfeve. ne do ndërmarrim gjithë hapat ligjorë për pronat tona”, thekson KMSH duke arsyetuar edhe ngritjen e padisë në gjykatë.

Deklara e plotë

Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i bëjmë me dije Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, institucioneve ndërkombëtare të akredituara në Tiranë, si dhe mbarë opinionit publik shqiptar, se në këto ditë të shenjta të Ramazanit, kur mbarë bota Islame përjeton këtë Muaj të Bekuar, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë po përballet me një grabitje të madhe, atë të pronës qindra vjeçare vakëf që ndodhet në qendër të Tiranës, pranë Dhomës së Tregtisë.

Të parët tanë të urtë dhe besimtarë të denjë myslimanë shqiptarë, krahas xhamive dhe objekteve të ndryshme, kanë lënë vakëfe (prona për bamirësi) në dobi të shoqërisë shqiptare.

Pas shtetëzimit nga sistemi ateisto-komunist, akoma edhe pse ka kaluar një çerek shekulli liri e besimit, si dhe pas një kalvari gjyqesh dhe ndjekjesh të të gjitha formave, individi Ali Pazari në bashkëpunim me biznesmenin Fatmir Xhaferi, duke përdorur format e mashtrimit dhe me ndihmën e trupit gjykues të Gjykatës së Apelit, kryesuar nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, me një vendim gjyqësor haptazi në kundërshtim me ligjin dhe provat, kanë grabitur pronën shekullore vakëf të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Institucioni ynë dënon fuqishëm këtë akt të paprecedent dhe ndërkohë ka ndërmarrë të gjitha hapat e duhur ligjorë për ndjekjen e kësaj çështjeje në instancat më të larta të drejtësisë, duke e ankimuar këtë vendim.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës së Lartë, që të vendosë drejtësi sa më shpejt lidhur me këtë pronë të shenjtë vakëf.

Ka reaguar Tarikati Islamik Halvetian pas akuzave të KMSH se i janë zënë pronat (vakëfet). Në një reagim për mediat, Tarikati thotë se nuk i është marrë prona KMSH, por me vendim gjykate i është kthyer atij pasi e kishte me hipotekë që nga viti 1919.

Më poshtë reagimi i plotë i Tarikatit Islamik Halvetian:

“Në emër të Tarikatit Islamik Halvetian, përgënjeshtrojmë deklaratën e Komunitetit Mysliman Shqiptar
Theksojmë se nuk është grabitur prona vakëf,  por prona i është kthyer me vendim gjykate një komunitetit tjetër islamik halvetian, i cili e ka pronë të tijën me vërtetim hipotekor të vitit 1919
Vakëfi për të cilën bëhet fjalë në deklaratën e këtij komuniteti,  është pronë e Tariaktit Halvetian
Kjo vërtetohet me dokumenta të zyrës qendrore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme
Ky vakëf ,i njohur ndryshe si Teqeja e Adem Idrizit, në regjistrin hipotekor me nr 221 figuron i regjistruar pronë e Tarikatit Halvetian që në 20.03.1919 (për të cilën disponojmë edhe një kopje të dokumentit hipotekor)
Theksojmë se kjo pronë nuk është  në iventarin e pasurisë së KMSH-së.
Kujtojmë që në vitin 1921 administrimi i pasurive të teqevë dhe xhamive është ndarë në bazë të statuteve të këtyre dy komuniteteve
Kjo ndarje është ligjëruar me statutin e Kongresit të shejhelerëve, që daton në 21 gusht 1921.
 Ky ishte një kongres I veçantë I shejhelerëve që vendosin Lidhjen e  Shejhelerëve dhe bëri shkëputjen e Tarikatëve të ndryshme të sekteve të teqeve Halvetiane, Rrufai,Kadri, Melami, etj nga Komuniteti Myslyman që përfaqësonte xhamitë dhe medresetë.
Në këtë kongres u ndanë më vete teqetë nga xhamitë, si dhe vakëfet e teqeve nga vakëfet e xhamive
Edhe në iventarin e pasurive të paluajtëshme të komunitetit myslyman shqiptar të bërë që para vitit 1944 nga vetë ky komunitetit, të nxjerrë nga Arkiva Qendrore SHqiptare, Fondi 882, dosja 20, fleta 203, 203, 205 rezulton se ky truall nuk është në listën emërore të Komunitetit Myslyman”
, – thuhet në deklaratë.

Next Post

Prezantohet Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

July 7, 2026
Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

July 7, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

July 7, 2026
“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

July 7, 2026
Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

July 7, 2026
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

July 7, 2026
“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

July 7, 2026
Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

July 7, 2026
“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

July 7, 2026
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In