• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prezantohet Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë

by
07/07/2015 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, me mbështetjen e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, prezantuan sot pasdite Planin Kombëtar të Veprimit për Rininë.

Ministri i Mirqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, theksoi gjatë prezantimit se ky është një projekt- plan për t’u paraqitur të gjithë së bashku në tregun e ri të punës, në kuadër të së cilit janë firmosur dy marreveshje bashkëpunimi me ministrinë e Kosovës dhe atë të Serbisë.

Më tej, ministri Klosi prezantoi 6 pikat e planit në mënyrë të detajuar, ku një rëndësi shumë të veçantë, ashtu siç e ka shprehur edhe më parë, e zë nxitja e sa më shumë të rinjve të zgjedhin të studiojnë së më shumë në shkollat profesionale.

“Ky është një plan i bashkërenduar edhe me të rinjtë e shtresave në nevojë, të cilët presin një ndihmë nga ana e qeverisë. Ky plan vjen i miradministruar me të gjitha problemet. Është një plan i bazuar mbi një projekt konkret buxhetor, të cilat mbulojnë 70 % të këtij plani. Plani është një kërkesë e kohës për të krijuar ura lidhëse midis shoqatave rinore anë e mbanë vendit. Është një plan për t’u paraqitur të gjithë sëbashku në tregun e ri të punës”, tha Klosi.

Në kuadër të këtij plani, theksoi Klosi, “unë kam firmosur dy marrëveshje të rëndësishme me ministrin e Serbisë dhe të Kosovës, në mënyrë që të kemi projekte të përbashkëta që rinia e të gjithë rajonit të ecë përpara”.

Projekti, nënvizoi Klosi, është ndërtuar në 6 kolona, si një punë e përbashkët midis disa strukturave të shtetit shqiptar.

1. Nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset e vendimarrjes. Kjo kërkon përveç vullnetit të tyre edhe mbështetje të institucioneve dhe ne po e mundësojmë këtë. Në garën e fundit të pushtetit vendor kemi një numër shumë të madh të rinjsh pavarsisht ngjyrimeve politike të cilës ata i përkasin.

2. Nxitja e punësimit të të rinjve nëpërmjet politikave efektive që kërkon tregu i punës. Diplomat duhet të gjejnë evaluimin e tyre, ndaj duhet të gjejmë mundësi që të futen në tregun e ri të punës.

3. Shëndeti, sporti dhe mjedisi. Nuk duhet të presim që rinia të vuaj nga sëmundje që vijnë nga mosaktivizimi në sport. 44 ambjente sportive janë krijuar në qarqet e vendit.

4. Edukimi i të rinjve. Ka të bëjë me arsimimin profesional. Do ta transferojë këtë arsim sepse Shqipëria ka nevojë për djem dhe vajza të kualifikuar për të qenë të gatshëm për tregun e punës. Shkollat profesionale do të kthehen shumë shpejt në shkolla shumë më të kërkuara.
5. Mbrojtja sociale. Ka të bëjë drejtpërdrejtë me ata të rinj, të cilët kanë nevojë për dorën e shtetit. Do të bëjmë të mundur edhe aktivizimin e tyre

6. Kultura dhe vullnetarizmi. Për të qënë një shoqëri më shumë e edukuar dhe e lexuar dhe që ecën përpara ky do të jetë qëllimi dhe sfida jonë.

“Ky është një plan i miratuar, qe i përket një gjenerate të re, sepse është një plan i organizuar për një brez të ri. Do jetë një shembull i mirë për të ardhmen e këtij vendi, për të qenë ata aktorë kryesorë e për të stërvitur në vijim më të vegjlit”, tha Klosi.

Ndërsa zv/kryeministri Niko Peleshi theksoi gjatë fjalës së tij se qeveritë e mëparshme kanë dështuar në nxitjen e punësimit, ndërsa qëllimi ynë shtë të nxisim punësimin e të rinjve.

“Kemi dhjetra apo mijëra vende pune nga sipërmarrës që nuk gjejnë dot të rinj për të punësuar, pasi ka munguar arsimi profesional. Ne po përpiqemi t’i japim prestigjin e merituar dhe do t’i japim interesin e shtuar arsimit profesional tek të rinjtë shqiptar. Që në vitin e parë është rritur interesi tek shkollat profesionale dhe kjo na bën optimistë për të ecur përpara në këtë drejtim”, tha Peleshi.

Gjithashtu, zv/kryeministri nënvizoi se, “Shqiëprisë i kanë munguar edhe Start Up-et, ose iniciativat e sipërmarrjes së të rinjve. Me ndihmën e GIZ po sjellim eksperiencën gjermane, ku të rinjtë do të kenë mundësi të punësohen. Do të hapim një qendër të re në Tiranë “Beta House’, ku të rinjtë do të të kenë mundësi punësimi”.

“Rrjeti i zyrave të punës ishte një nda nismat e para që do të vazhdojë duke shtuar numrin e zyrave të punës”, tha Peleshi. Duke folur për terrenet sportive, Peleshi theksoi se, “Kemi financuar terrene sportive të standardeve shumë të larta dhe do të vazhdojmë të shtojmë numrin e terreneve sportive. Nuk po marr këtu investimet e qeverisë që janë më shumë se 20 vite së bashku në sportin profesionist”.

Të pranishëm në këtë prezantim ishin të rinj përfaqësues të rrjeteve dhe organizata rinore, përfaqësues të ministrive dhe institucioneve qeveritare, përfaqësues të amabsadave të akredituara në Shqiipëri, institucione ndërkombëtare dhe donatorë.

Next Post

Halimi: PD në Komisionin e Reformës në Drejtësi me barazi anëtarësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Damiano Toshi i shpëton burgimit të përjetshëm, merr dënim të ri për vrasjen e dy basketbollistëve në Korçë

Damiano Toshi i shpëton burgimit të përjetshëm, merr dënim të ri për vrasjen e dy basketbollistëve në Korçë

July 8, 2026
Kanye West dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Tabaku akuzon qeverinë për prioritetet e buxhetit

Kanye West dhe hekurudha Tiranë-Durrës, Tabaku akuzon qeverinë për prioritetet e buxhetit

July 8, 2026
Sulmet e Izraelit në Liban ndezin tensionet, rrezikohet marrëveshja SHBA-Iran

“Si Trump koordinoi me ekipin e sigurisë sulmet ndaj Iranit”, CNN nxjerr prapaskenat nga Turqia

July 8, 2026
“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe vendimtare të procesit të anëtarësimit në BE”, zbardhet deklarata e Ballës në Strasburg

“Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe vendimtare të procesit të anëtarësimit në BE”, zbardhet deklarata e Ballës në Strasburg

July 8, 2026
Trump flet për SHBA-në, armët dhe të ardhmen e Aleancës, ja çfarë ndodhi brenda takimit me dyer të mbyllura të NATO-s

Trump flet për SHBA-në, armët dhe të ardhmen e Aleancës, ja çfarë ndodhi brenda takimit me dyer të mbyllura të NATO-s

July 8, 2026
Zyrtare/ Trajneri Daliç largohet nga Kroacia, pasardhësi i tij një tjetër legjendë!

Zyrtare/ Trajneri Daliç largohet nga Kroacia, pasardhësi i tij një tjetër legjendë!

July 8, 2026
Debati për financimin e koncertit të Kanye West, Gonxhja tregon arsyet e vendimit të qeverisë

Debati për financimin e koncertit të Kanye West, Gonxhja tregon arsyet e vendimit të qeverisë

July 8, 2026
Trump zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor

Trump rrit tensionet me Teheranin, paralajmëron rikthimin e bllokadës: Mund të godasim Iranin sonte

July 8, 2026
Pas samitit të Ankarasë, Meloni zbulon qëndrimin e Italisë për NATO-n, Trumpin, Iranin dhe Ukrainën

Pas samitit të Ankarasë, Meloni zbulon qëndrimin e Italisë për NATO-n, Trumpin, Iranin dhe Ukrainën

July 8, 2026
Trump i jep dritën jeshile Ukrainës për të prodhuar raketat Patriot, zbardhen detajet nga takimi me Zelenskyn

Trump i jep dritën jeshile Ukrainës për të prodhuar raketat Patriot, zbardhen detajet nga takimi me Zelenskyn

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In