• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Murrizi i thotë të gjitha për “kolegët”: Nga 140 emra në listë, unë 46 i quaj xhenaze politike! 38 vetëm shtypin butonin

by E S
18/03/2025 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ishte i ftuar sonte në studion e Klan News përballë gazetarit Besard Jacaj për të folur mbi zhvillimet e fundit në politikë dhe veçanërisht zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjatë intervistës, 46 kandidatë të secilës parti që do jenë në listë të mbyllur i quajti “xhenaze politike”. Deklaratë që u pasua me një reagim epik të gazetarit…

“140 emra do jenë në listë nga PD dhe PS, 46 unë i quaj xhenaze. Këta janë në morg të paidentifikuar, duhet me ardh familjarët të shikojnë a është ky, s’është ky. Politikisht po them… Shqiptarët me të drejtë vote le të kenë syze +14, nuk e gjejnë emrin e këtyre…Bythecë që nuk shkojnë dot te votuesit!”

Për listën e PD-së, tha se “është shumë më e mirë krahasuar me atë të kundërshtarëve politikë”.

“Tek ata s’gjej dot individë që s’janë nën hetim. Nëse nga PD janë 11 veta nën hetim, me gjithë ata të frigoriferit, tek ata nga 186, 6 s’janë nën hetim. Bashkë me atë që i hanë dardha pas shpine.”

Për faktin që Dashnor Sula nuk do të jetë pjesë e skuadrës më 11 Maj, pati këtë koment:

“Nuk di ndonjë që është votuar, që s’e ka pasur mundësinë të jetë në listë. Nëse ka një rob që është përplasur me Berishën që në 1994-ën, por kur i kam çuar mesazh, brenda 3 ditëve e kam takuar. Sa herë më është dashur, e kam takuar! Nuk besoj që një deputet aktiv dhe i sojit të Dash Sulës ta ketë kërkuar…Çfarë nevoje ka t’i çojë mesazh, ai e ka komshi pas kurrizit. Për një rob që e sheh çdo ditë në kafe, t’i çosh mesazh a mund të të takoj unë ty?! Kjo quhet tallje..”

Ndalur te marrëveshja me aleatët opozitarë tha se “dalja e Ilir Metës në listë të hapur është një farë dinjiteti politik.”

Ndërsa për pjesën tjetër (nga koalicioni Për Shqipërinë Madhështore) tha se “nuk janë ata që i bëjnë dëm Shqipërisë”, duke shtuar se Partia Demokratike duhet ta kishte nisur që në Korrik të vitit të shkuar “koalicionin jo vetëm me këto subjekte politike, por me 800 mijë votues”.

Thënë këto, Murrizi theksoi se janë 38 deputetë sot në Parlament që nuk kanë justifikojnë në asnjë mënyrë pozicionin e tyre politik. “Nuk kanë hap gojë fare, ke 38 copë, 0! Vetëm kanë shtypur butonin, u është bërë gishti kallo! Heshtja e pështirë dhe servilizmi i ndyrë kanë shuar kombe, jo më një subjekt politik”, përfundoi ish-deputeti.

Next Post
Berisha fushatë në Shkodër me “të pandehurit e SPAK”, fton euroatlantikët të braktisin Bashën: Kthehuni!

Berisha fushatë në Shkodër me “të pandehurit e SPAK”, fton euroatlantikët të braktisin Bashën: Kthehuni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kontrolle të rrepta ndaj hoteleve pas zjarrit dramatik në Vlorë! Gonxhja: Siguria e pushuesve është prioritet absolut!

Kontrolle të rrepta ndaj hoteleve pas zjarrit dramatik në Vlorë! Gonxhja: Siguria e pushuesve është prioritet absolut!

August 17, 2026
Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesën e Trump për të mos i paguar 5.6 milionë dollarë gazetares Jean Carroll, e ngacmoi s*ksualisht!

Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesën e Trump për të mos i paguar 5.6 milionë dollarë gazetares Jean Carroll, e ngacmoi s*ksualisht!

August 17, 2026
U arrestua për ndërtimet pa leje në bregdet, Apeli liron ish-shefin e Komisariatit të Sarandës!

U arrestua për ndërtimet pa leje në bregdet, Apeli liron ish-shefin e Komisariatit të Sarandës!

August 17, 2026
“Faleminderit nga zemra Berat”- Atalanta dedikim special kapitenit kuqezi: Gjimshiti, impenjim dhe lidhje me fanellën!

“Faleminderit nga zemra Berat”- Atalanta dedikim special kapitenit kuqezi: Gjimshiti, impenjim dhe lidhje me fanellën!

August 17, 2026
Eksportet kanë pësuar rënie në katër muajt e parë të 2019

“U rritën me 34 mld lekë në korrik”- Eksportet e mallrave “Made in Albania”, INSTAT: Tregtia me vendet e BE mban peshën kryesore

August 17, 2026
“Po çojnë ujë te mulliri i Ramës”- Përçarja e “revolucionit të flamingove”, Leka: Protesta ka degraduar, u kthye në përplasje mes klaneve! Tani politike, të mbyllet

“Po çojnë ujë te mulliri i Ramës”- Përçarja e “revolucionit të flamingove”, Leka: Protesta ka degraduar, u kthye në përplasje mes klaneve! Tani politike, të mbyllet

August 17, 2026
Zjarr i madh në Fushë-Bulqizë, era favorizon flakët, forcat operacionale nuk depërtojnë dot për shkak të terrenit

Zjarr i madh në Fushë-Bulqizë, era favorizon flakët, forcat operacionale nuk depërtojnë dot për shkak të terrenit

August 17, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Pas katër dekadash diplomaci, Erdogan: BE nuk është më prioritet për Turqinë, humbet Evropa!

August 17, 2026
FOTO/ Doli për shëtitje në pyll, por gjeti një thesar 900-vjeçar! Mbi 2150 monedha argjendi të fshehura në një qyp

FOTO/ Doli për shëtitje në pyll, por gjeti një thesar 900-vjeçar! Mbi 2150 monedha argjendi të fshehura në një qyp

August 17, 2026
Trump kërcënon Omanin: Nëse na pengon për Iranin, do e bombardojmë pa mëshirë e do ta kthejmë në hi! S’e kam me nxitim fundin e luftës

Trump kërcënon Omanin: Nëse na pengon për Iranin, do e bombardojmë pa mëshirë e do ta kthejmë në hi! S’e kam me nxitim fundin e luftës

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com