• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Murrizi i hapur për bashkëpunim me PD dhe sfidon publikisht Bashën: A do ketë këllqe të kandidojë përballë Berishës

by Java News
25/06/2021 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Myslim Murrizi e ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Partinë Demokratike dhe çdo subjekt politik të qendrës së djathtë nga shtatori.

Murrizi përjashtoi bashkëpunimin me LSI duke theksuar se do të mbetet brenda të djathtës.

“Nuk e konsideroj LSI parti anti komuniste. Mbetem brenda të djathtës. Si mund të jem unë me marksist leninistë. Do të jem në sinkron me ato parti të spektrit politik të qendrës së djathtë. Nga PD dhe çdo parti me qendër të djathë.  Nuk kam pasur komunikim me Lulzim Bashën. Luli nuk është pronar i PD. Është kryetari i shtatë. Nuk kam ardhur në PD për asnjë kryetar por si një shqiptarët me mllef në revoltë kundër Ramiz Alisë.

Kush ka qenë në pushtet. Kam reaguar me qëndrim. Politikani nuk matet shumë nga çfarë por nga qëndrimet dhe veprimet e tij.  Kur kam mbledhur firmat për partinë kam pasur Arlind Çarçanin, Halit Valterin. Jam i hapur për cilindo nga këta dhe ata që kanë qenë para tyre në cilindo subjekt politik të qendrës së djathtë. Shpresoj që vendimi i Kushtetueses do të jetë i drejtë. Besoj se do të ketë shumë njerëz që do vijë te Lëvizja Demokratike Shqiptare sepse shohin garë të hapura”, u shpreh Murrizi per abcnews.al.

Ai u shpreh se një pjesë e vogël e deputetëve të opozitës, duke veçuar ata të partive të vogla aleate do të kenë flirt me maxhorancën për miratimin e ligjeve në legjislaturën e ardhshme. Murrizi deklaroi se gjatë kohës që vendosi të qëndrojë në Kuvend pas djegies së mandateve, ka arritur sa i duhet të arrijë një partie opozitare gjatë mandatit të saj, duke e quajtur të gabuar pretekstin e opozitës për të dalë në Kuvend për shkak të mospërfshirjes në vendimmarrje. Ai shtoi se në do paraqesë kandidatë në zgjedhjet lokale të ardhshme.

“Një pjesë e vogël nga 59 deputetët do ketë flirt me maxhorancën për të mbërthyer ashtu si dinë të bëjnë këto. Ish funksionarët e lartë të PS janë deputetë të PD dhe anasjelltas. Këta bashkë kanë qenë. Benet Beci erdhi nga PD, sot është deputet i PD. Idrizi dhe Mesila Doda. Katër vjet në qeverisje me Ramën zgjodhën dhe Metën president.

Kam arritur më shumë se arrin një opozitë gjatë mandatit të saj. Opozita në të gjithë botën pa u marrë me këta që nuk na pyet Rama prandaj po djegim mandatet. Më gjeni një vend të botës ku opozita bën ligje. Opozita ka fjalën për të kundërshtuar. Kam dy vjet që kam artikuluar në parlament dallaveret që këta kanë me njëri tjetrin. Kam denoncuar tre tendera në organet e drejtësisë. Këta janë njerëz që kërkojnë përmes ofiqeve të fshehin të kaluarën e tyre.

Unë e kam krijuar vetë partinë me ata bashkëpunëtorët e mi dhe është i vetmi subjekt politik që ka kaluar 6 seanca gjyqësore për t’u regjistruar, Mua nuk mua ka regjistruar partinë Rama. Unë nuk vij nga PPSH në politikë. Mua nuk më kanë sjellë me porosi. Kam qenë 22-vjeç në 90. Do vazhdoj betejën politike në zgjedhjet lokale me kandidatë nga partia ime. Falenderoj ata që më votuan pa thes mielli dhe pa lekë. Kam depozituar kërkesë për të parë vota të pavlefshme për të verifikuar sa nga ato kanë pasur shenjë dalluese tek subjekti im politik”, u shpreh ai.

Murrizi komentoi edhe zgjedhjet në Partinë Demokratike duke i cilësuar ato të shtirura për shkak të ndryshimit të datës, kohës së shkurtër që iu dha kandidatëve për të bërë fushatë dhe qëndrimit të tyre pas shpalljes së rezultateve.

“Zgjedhjet në PD ishin jashtë radhe, Ishte një garë mes Lulit dhe shoqërisë së Lulit. Shehaj ka ardhur në PD nga Basha siç ka ardhur Basha nga Berisha. Kadilli nuk ka qenë gjëkundi. Ishte garë e stisur me lista të padeklaruara. Nuk i kam parë të dalin pas zgjedhjeve. Duhet të shpalleshin kandidaturat dhe të kishte tre muaj fushatë. Pastaj t’i nënshtroheshin garës.

Reagim të Lulzim Bashës për shpalljen non grata të Berishës nuk kam parë. Leximi ose bërja publike ka qenë tani po vendimi ka qenë i mëparshëm. Gjithë ajo rrufe në qiell të hapur për djegien e mandateve ka qenë e lidhur. Aq më tepër kur ky vendim flen në sirtarët e sekretarit që prej vitit 2018. Nuk kam parë qëndrim ndaj Berishës. Ka qenë as mish as peshk. Qëndrim këtu nuk ka dhe nuk mund të ketë. Ky do jetë provizor si qëndrim. Rënia e Berishës nuk është provuar. Të dalin të provojnë a do ketë këllqe të kandidojë Luli përballë Berishës”, deklaroi Murrizi./m.j

Next Post
FOTOT/ Basha nis zyrtarisht pushimet, fluturon drejt shtëpisë në Holandë për të filluar “betejën” kundër Ramës

FOTOT/ Basha nis zyrtarisht pushimet, fluturon drejt shtëpisë në Holandë për të filluar "betejën" kundër Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Bashkimi i shqiptarëve dha rezultat! Mehmeti: Do ulemi të diskutojmë me Listën Studentore

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Bashkimi i shqiptarëve dha rezultat! Mehmeti: Do ulemi të diskutojmë me Listën Studentore

October 26, 2026
Dimri po vjen, por në Sarandë vijon sezoni, 1900 turistë zbresin nga kroçera “Oosterdam”! Ja 6 destinacionet shqiptare që do vizitojnë (VIDEO)

Dimri po vjen, por në Sarandë vijon sezoni, 1900 turistë zbresin nga kroçera “Oosterdam”! Ja 6 destinacionet shqiptare që do vizitojnë (VIDEO)

October 26, 2026
Shkencëtarët zbulojnë rolin e ujit në përhapjen e Alzheimerit në tru

Shkencëtarët zbulojnë rolin e ujit në përhapjen e Alzheimerit në tru

October 26, 2026
Rumania zbulon një rrjet të madh sabotimi që koordinohej nga Rusia, 3 të huaj nën akuzë! Jetonin në vendet e BE-së dhe…

Rumania zbulon një rrjet të madh sabotimi që koordinohej nga Rusia, 3 të huaj nën akuzë! Jetonin në vendet e BE-së dhe…

October 26, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

Rama autokrat dhe Saliu demokrat?

October 26, 2026
Dosja Epstein trondit sërish SHBA-të, demokratët kërkojnë hetim të posaçëm për Trump! Zbulohet dëshmia e ish-modeles zvicerane

Dosja Epstein trondit sërish SHBA-të, demokratët kërkojnë hetim të posaçëm për Trump! Zbulohet dëshmia e ish-modeles zvicerane

October 26, 2026
Kamala Harris u përgjigjet kritikëve të saj: Prioriteti është fitorja e demokratëve

Kamala Harris u përgjigjet kritikëve të saj: Prioriteti është fitorja e demokratëve

October 26, 2026
Dita e 14-të e protestës, zbehen aktet e dhunës, mungon “grupi i zjarrit”, por jo maskat! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë

Dita e 14-të e protestës, zbehen aktet e dhunës, mungon “grupi i zjarrit”, por jo maskat! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë

October 26, 2026
“Topi i Artë”, spanjollët zbulojnë fituesin

Ceremonia e “Topit të Artë”, zbulohet treshja favorite për ta fituar! Ja renditja e vendeve të para, Bellingham e Hakimi jashtë “Top 10”

October 26, 2026
“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…

“Qeveria ndryshon me zgjedhje, jo me molotov!”- Rama flet për mediat greke rreth protestave: Nuk dorëzohem, s’e jap dorëheqjen! Një pakicë mendon se djegia…

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In