• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Muri Blu” i Demokratëve dhe “Muri i Kuq” i Republikanëve

by Eduard Zaloshnja
15/10/2024 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Tani që gara presidenciale në SHBA po i afrohet fundit, gjithnjë e më shpesh publikohen sondazhe për garën mes Kamalës dhe Donaldit. Shumica e sondazheve që zhvillojnë mediat amerikane për këtë garë janë në nivel kombëtar. Sidoqoftë, historia e zgjedhjeve presidenciale në SHBA ka treguar se një kandidat mund të dalë i dyti në renditjen e votave në shkallë kombëtare, por sidoqoftë, mund ta fitojë garën për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë (duke fituar në disa shtete kyç të federatës amerikane). Rastet e tilla më të fundit kanë qenë ai i Donald Trampit më 2016 dhe i Xhorxh Bushit në vitin 2000.

Në garën aktuale, shtete kyç për demokraten Kamala janë Pensilvania, Miçigan dhe Uiskonsin. Në të trija këto shtete, në tri dekadadat e fundit, garën e kanë fituar gjithmonë kandidatë presidencialë demokratë, përveç 2016-ës, kur në to fitoi republikani Trump. Dhe ai u bë president (edhe pse në shkallë kombëtare mori më pak vota se demokratja Klinton).

Falë kësaj historie elektorale të këtyre tri shteteve kyç, në zhargonin politik amerikan ato mbiquhen “Muri Blu” Demokrat (ngjyra blu mbizotëron në logon e Partisë Demokrate). Në qoftë se një nga këto tri tulla të “Murit Blu” bie, bien edhe shpresat e demokrates Kamala për mandat presidencial…

Po si paraqitet situata elektorale në këto tri shtete?

Para katër vjetësh, demokrati Biden doli i pari në Pensilvani me 50.01% të votave, ndërsa republikani Trump i dyti me 48.84% të votave (1.15% i morën kandidatë të tjerë). Mesatarja e të gjitha sondazheve të ndryshme të zhvilluara javët e fundit në këtë shtet (e llogaritur nga RealClearPolitics), tregon se gara mbetet shumë e ngushtë statistikisht deri më sot atje mes Kamalës dhe Donaldit (ka epërsi republikani Donald vetëm 0.3%, fare brenda marzhit të gabimit statistikor të sondazheve).

Para katër vjetësh, demokrati Biden doli i pari në Miçigan me 50.62% të votave, ndërsa republikani Trump i dyti me 47.84% të votave (1.54% i morën kandidatë të tjerë). Mesatarja e të gjitha sondazheve të ndryshme të zhvilluara javët e fundit në këtë shtet (e llogaritur nga RealClearPolitics), tregon se gara mbetet relativisht e ngushtë deri më sot atje mes Kamalës dhe Donaldit (ka epërsi republikani Donald vetëm 0.9%, fare brenda marzhit të gabimit statistikor të sondazheve).

Para katër vjetësh, demokrati Biden doli i pari në Uiskonsin me 49.45% të votave, ndërsa republikani Trump i dyti me 48.82% të votave (1.73% i morën kandidatë të tjerë). Mesatarja e të gjitha sondazheve të ndryshme të zhvilluara javët e fundit në këtë shtet (e llogaritur nga RealClearPolitics), tregon se gara mbetet shumë e ngushtë statistikisht deri më sot atje mes Kamalës dhe Donaldit (ka epërsi demokratja Kamala vetëm 0.3%, fare brenda marzhit të gabimit statistikor të sondazheve).

Në shtetin ku demokrati Biden pati më shumë epërsi para katër vjetësh (në Miçigan), tani Kamala ka relativisht disavantazhin më të madh në sondazhet e zhvilluara në 3 shtetet e “Murit Blu”.

Miçigani ka përqëndrimin më të madh të popullsisë muslimane, krahasuar me të gjithë shtetet e tjerë të SHBA-së. Dhe exit-pollet e kryera në ditën e zgjedhjeve para katër vjetësh atje treguan se votuesit muslimanë kishin votuar masivisht për demokratin Biden. Por aktualisht, ata janë të zemëruar me politikat e Shtëpisë së Bardhë ndaj palestinezëve në Gaza, dhe një pjesë e tyre duket se nuk duan të shkojnë fare të votojnë. Ndërkohë, votuesit besnikë të republikanit Donald në Miçigan dihet që do të shkojnë të votojnë…

Për republikanin Donald, “Muri i Kuq” përbëhet nga Xhorxhia, Arizona, Nevada dhe North Carolina (ngjyra e kuqe mbizotëron në logon e Partisë Republikane). Në tri të parat, ai humbi para katër vjetësh përkatësisht me diferencë 0.2%, 0.3% dhe 2.4%. Dhe aktualisht, sondazhet tregojnë një epërsi të tij fare të vogël (shumë brenda marzhit të gabimit statistikor) në këto shtete.

Sipas CNN, dy fushatat rivale do të shpenzojnë deri më 5 nëntor mbi 400 milionë dollarë në 3 shtetet e “Murit Blu” dhe 4 shtetet e “Murit të Kuq” – betejë llogore më llogore në këto shtete, që do të përcaktojë se kush do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë për katër vjetët e ardhshme!

Next Post
Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse “revolucioni” u kthye në pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Rama "falenderoi" Putinin, Basha: Tallje për Evropën! Shqipëria meriton më shumë

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Bukur i ke kopjuar nga sondazhet e amerikës o buçko skrapari.
    Je famoz në këtë fushë.
    I lojte penxhin Shqipërisë, tani po i jep drejtim Amerikës.
    Përpara gjithmonë përpara buçko…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In