• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mungon një lider, mbrojtja nuk është më e pathyeshme, kriza e Juventusit në 5 pika

by
13/09/2015 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mungon një lider, mbrojtja nuk është më e pathyeshme, kriza e Juventusit në 5 pika

“Gazzetta dello Sport” analizon ecurinë e dobët e bardhezinjve, duke e përmbledhur në pesë pika. Analiza nis nga mbrotja që në ndryshim nga vjet, këtë sezon “fut ujë” e deri tek sulmi ku ndihet mungesa e Tevez.

Mbrojtja?

Gola të pësuar në tre javët e para të kampionatit 2014-15: asnjë. Golat e pësuar në tre ndeshjet e këtij edicioni të Serie A: katër. Ishte pika e fortë e bardhezinjve, por tashmë është kthyer në një pikë të dobët: ti shënosh Juventusit tashmë është diçka e arritshme, dhe kjo vlen edhe për Përparim Hetemaj q[ nuk festonte një gol të shënuar në Serinë A që nga 2 prilli i 2011-s, 134 ndeshje më parë. Po mos të kishte qenë Buffon, që në ndeshjen e së shtunës bëri mrekullia, bilanci do të ishte akoma më negativ…

Lideri i munguar

Po kthehet në një fiksim, por tashmë konfirmohen frikat më të mëdha të tifozëve bardhezi gjatë kësaj vere: me largimet e Pirlos, Tevez, Vidal…kush do të marrë timonin drejtues të ekipit? Nga Pogba te Morata, nga Marchisio te Dybala, nuk asnjë që të marrë përsipër një përgjegjësi të tillë, Për momentin asnjë nga lojtarët e Allegrit nuk duket i aftë për “ta marrë mbi shpatulla” ekipin.

Sturaro

70 minutat e luajtura ndaj Real Madridit në Champions League sezonin  e kaluar, u dukën se do t’i hapnin dyert e një të ardhmeje si protagonist. Më pas një seri paraqitjesh zhgënjyese, një kampionat europian U-21 për t’u harruar, ndërkohë që edhe ky fillim sezoni nuk ka nisur në mënyrën më të mirë. Nga lojtarët më të dobët në ndeshjen e së shtunës ndaj Chievos, ku u bë edhe objektivi i vërshëllimave të tifozëve, Sturaro u zëvendësua nga Cuadrado, i cili ndryshoi ndeshjen.

Mungesa e Tevez

Dybala shënoi edhe këtë ndeshje (golat e këtij fillim kampionati për Juventusin mbajnë firmën e tij), por në fushë nuk ishte vendimtar. Akoma më pak bindi Morata, një fotokopje e keqe e “bomberit” të sezonit të kaluar: spanjolli dhe ish-sulmuesi i Palermos kanë vështirësi të kombinojnë dhe të gjejnë njëri tjetrin. Po Mandzukic? E nis nga stoli dhe zgjedhja e Allegrit nuk duket shumë e zgjuar, teksa Alex Sandro vazhdon të japë krosime të shumtë, që askush nuk mund ti shfrytëzojë në zonë, por kur futet në fushë nuk është se ndryshon gjë. Duhen gola dhe menjëherë.

Cuadrado dhe blerjet e reja

E vetmja notë pozitive vjen nga merkato verore: Cuadrado, Alex Sandro dhe Hernanes bëjnë të shpresosh për mirë. Kolumbiani hyn në fushë në 20 minutat e fundit dhe kthehet menjëherë në njeriun e ndeshjes: vrapon, driblon dhe “çmënd” mbrojtjen e Chievos dhe nuk është rastësi që edhe 11 metërshi i fituar nga Juventusi vjen nga një aksion i tiji në zonë. Ndërkohë, Alex Sandro, më në fund i aktivizuar nga minuta e parë bën atë që duhet: vrapon si i marrë, driblon kundërshtarët dhe jep një mal me krosime, gjynah që askush nuk është aty për ti shfrytëzuar. Më pak brilant “Profeti”, por që ka meritën që godet portën në çdo rast që i jepet.

Next Post

Nikolla uron nxënësit me rastin e nisjes së vitit shkollor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com