• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mungon ajo që quhet elitë kombëtare”/ Nazarko: Rama dhe Berisha në këto 30 vjet s’kanë shkruar një artikull ku do e çojnë këtë vend

by Java News
10/09/2022 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për situatën ekonomike në vend, analisti Shpëtim Nazarko deklarom se çdo gjë i referohet qeverisë së Edi Ramës.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, ai ngriti një pyetje me trishtim, se pse elita nuk ndërhyn.

“Dakord Rama bën këtë, që qeveria e tij është turmë grash pa asnjë vlerë dhe send.

Rama dhe Berisha në këto 30 vjet nuk kanë shkruar një artikull të vetëm ku do e çojnë këtë vend, shoh me hidhërim se në shoqëri dhe në shtyp mungon ajo që quhet elitë kombëtare.

Kush na ndalon ti themi me të urtë dhe të butë, pse si bën fotovoltaikët, pse nuk e bën hekurudhën Tiranë-Prishtinë, për të sjellë minerale.

Hekurudha që po bën tani, është e gabuar. Porti i Vlorës me thellësi 54 metra, është nga më të mëdhenjtë e Mesdheut, prej saj mund të lëvizësh mallrat prej asaj që e kam quajtur korridori tretë.

Me linjën hekurudhore mund të merrnim jo vetëm plazhistët, por edhe minerale, si qymyri. Kush e pengon elitën kombëtare që me të urtë dhe të butë ti thotë Ramës që këto fotovoltaikët që na thua t’i vendosim në tarraca, pse nuk ke bërë ndonjë politikë, po na thua tani.

Kush i pengon ekspertët e bujqësisë që ti thonë që me këtë copëzim tokash, jo që nuk eksporton 1 miliardë, po do i helmosh me produkte nga jashtë”, tha Nazarko.

Ai hoqi paralele duke thënë se tek Vladimir Putin mund të vesh re periudhën që kemi jetuar ne në kohën e Enver Hoxhës që nuk flisnim dot për asgjë, por shtoi se në Rusi ndryshe nga ne, mund të shohësh emisione ku elita flet për probleme ekonomike dhe probleme të tjera, dhe reflektohet edhe në shtyp.

“Më thuaj një emision, se sa janë emisionet dhe studiot e mëdha që kanë marrë në analizë probleme që lidhen me bujqësinë dhe ekonominë.

Në Vlorë, në kanionet e Nivicës mund të vesh për 12 kilometër në Borsh, mund të çosh qumështin nga lart, mishin nga lartë, për të ushqyer turistët.

Tema të kësaj natyre do e vinin në vështirësi qeverinë se do e nxirrnin zhveshur, se nuk jemi në kohën e diktaturës së qeverisë së Berishës dhe Ramës.

Na e solle historinë e anijeve me qymyr, por na thuaj pse nuk e ke shfrytëzuar energjinë diellore për 10 vjet, pse nuk e shfrytëzon këtë idenë me Kosovën.

Berisha thoshte duhet lidhur truri i energjisë tonë me të Kosovës për të furnizuar ata me termocentralet, ne me hidrocentralet.

Ne mund ti themi qeveri maskaraçkë dhe jo budallaçkë. Nëse dalin njerëz që kanë ndikim në popull dhe thonë me të butë probleme të mëdha, qeveria shtrëngon dhëmbët.

Nëse dalin të tjerë që si njeh, qeveria i shfrytëzon këta për të thënë se ka demokraci.

Që të mbash elitë kombëtare, duhet ta mbajë ose mbreti, ose pasanikët e saj, pasanikët prodhues, të cilët e shohin shtetin e vet, si shtëpinë e vetë.

Një pasanik prodhues në momentin që ka humbur prodhimet e veta, ka humbur shtëpinë e vet. 99% të pasanikëve tanë i kemi tregtarë”, tha Nazarko.

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Studentët, një lëvizje pa lider! Riorganizim i ri pas 6 muajsh në shesh, do funksionojë pa drejtues!

Studentët, një lëvizje pa lider! Riorganizim i ri pas 6 muajsh në shesh, do funksionojë pa drejtues!

November 24, 2026
Vendimi ndaj Thaçit në Hagë, reagon Qeveria e Kosovës: Drejtësia duhet të jetë jo vetëm e pavarur, por edhe e besueshme!

Nismë e re për Specialen, ekspertët në Kosovë: Konsultohuni me BE-në!

November 24, 2026
Berisha kërkon “ripërtëritje” nga Foltorja e Durrësit: Jemi në prag të një fitoreje mbarëshqiptare! Rama i ka kohërat e numëruara

Berisha kërkon “ripërtëritje” nga Foltorja e Durrësit: Jemi në prag të një fitoreje mbarëshqiptare! Rama i ka kohërat e numëruara

November 24, 2026
“Do të jem ushtar i thjeshtë”- Bylykbashi i jep leksione Berishës, dorëzon detyrën e drejtuesit politik të Durrësit: Kështu Ripërtërihet PD!

“Do të jem ushtar i thjeshtë”- Bylykbashi i jep leksione Berishës, dorëzon detyrën e drejtuesit politik të Durrësit: Kështu Ripërtërihet PD!

November 24, 2026
Një ditë para vizitës së komisioneres Marta Kos, PS u plotëson demokratëve dy kërkesa!

Një ditë para vizitës së komisioneres Marta Kos, PS u plotëson demokratëve dy kërkesa!

November 24, 2026

Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni dalin sërish para gjykatës, akuzohen për manipulim dëshmitarësh dhe mashtrim

November 24, 2026
Dyshohet se ngacmoi seksualisht mbesën 11-vjeçare, arrestohet një person në Vlorë

E rëndë në Shkodër, 13-vjeçarja shqiptaro-amerikane abuzohet pas largimit nga banesa! Dy të arrestuar, Prokuroria kërkon identifikimin e të tjerëve

November 24, 2026
Serbia nuk lejon ministrin e Brendshëm të Kosovës të vizitojë Preshevën

Sveçla: Para drejtësisë të dalin të gjithë që qëndruan spektatorë në vend të mbrojtjes së Arlinda Zekajt

November 24, 2026
EMRAT/ Plagosja me thikë në Fier, policia arreston autorin e dyshuar, punonjësi i plagosur po trajtohet në spital!

EMRAT/ Plagosja me thikë në Fier, policia arreston autorin e dyshuar, punonjësi i plagosur po trajtohet në spital!

November 24, 2026
VIDEO/ Berishës i ikin dritat në mes të takimit të foltores në Durrës!

VIDEO/ Berishës i ikin dritat në mes të takimit të foltores në Durrës!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In