• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mungojnë dy ‘Iphone’/ “Zbërthimi” i tyre pengesë për hetimet në vdekjen e 4 turistëve rusë në Qerret

by Java News
26/10/2021 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Kavajës ende nuk ka marrë të dhëna nga telefonat celularë, që ju gjetën katër turistëve rusë që humbën jetën në hotelin luksoz në Qerret të Kavajës. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se aparatët celularë që përdornin turistët janë të llojit Iphone. Ekspertët nuk kanë mundur dot që t’i hapin telefonat për të marrë të dhëna të cilat do t’i ndihmonin hetuesit për të kuptuar se me kë kanë komunikuar  turistët përpara tragjedisë. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e izralitëve dhe telefonat pritet që të dërgohen në Izrael për t’i hapur ato.

Sipas grupit hetimor kjo kërkesë është bërë pasi sipas tyre zbardhja e bisedave apo telefanata që ata kanë kryer mund ta ndihmojë grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkohë një enigmë tjetër e hetuesëve është se turistëve i janë gjetur vetëm dy telefona, megjithëse ata ishin katër persona, Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Nuk dihet ende se kujt prej familjarëve rusë i përkisnin telefonat. Edhe pse hetuesit kanë kontrolluar për gjetjen e telefonave të tjerë, nuk kanë mundur t’i gjejnë as në pishinën ku u konstatuan viktimat dhe as në dhomat që ata kishin rezervuar në hotel.

Kujtojmë se trupat e 4 rusëve janë dërguar në Rusi në një kohë ku hetimet për vrasje vijojnë ende në Shqipëri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 15 tetorit. Ambasada ruse në Shqipëri po ndjek me interes të madh hetimet e autoriteteve. Gjithashtu hetuesit kanë dyshime se nuk mund të ketë funksionuar sistemi i ventilimit të pishinës, duke sjellë mbingarkesën e ajrit. Do të jetë përgjigja e ekspertizës që do të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes.

g.kosovari

Next Post
Bruksel/ Thellohet hendeku në BE për rritjen e çmimit të energjisë

Bruksel/ Thellohet hendeku në BE për rritjen e çmimit të energjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In