• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mungoi në “Foltoren” e Berishës në Dibër, reagon Xhelal Mziu

by
19/10/2021 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërkohë që “Foltorja” e ish –kryeministrit Sali Berisha po zhvillohet në Dibër, deputeti i kësaj zone Xhelal Mziu i cili nuk është pranishëm ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale ku flet për zgjedhjet e 25 prillit, duke argumentuar atë që ai e quan “masakër zgjedhore”.

Reagimi i Mziut vjen pas dënimit te Denis Xholit dhe Albjon Cejkut për korrupsion ne zgjedhje, duke thënë se SPAK ka zbardhur sipas tij një copëz të asaj që ndodhi në 25 prill. Deputeti i PD u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të mos të mos ndalen me hetimet.

“Partia Demokratike ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve, mijëra informacione, fakte, dokumente që provojnë se si regjimi po zbatonte një projekt kriminal të deformimit të vullnetit të qytetarëve përmes vjedhjes më të madhe në historinë e zgjedhjeve. Kjo masakër kundër vullnetit të lirë u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR, ndërsa një copëz e vogël e asaj që ka ndodhur në 25 prill, u zbardh edhe nga SPAK, i cili gjeti fajtor Denis Xholin, përgjegjës i zyrës juridike në Bashkinë Bulqizë, dhe Albjon Çejku për korrupsion në zgjedhje dhe përdorim të funksionit publik për veprimtari zgjedhore.

Të gjithë i mbajnë mend makinat që shpërndanin paratë, që ky pushtet u kishte vjedhur qytetarëve përgjatë 8 viteve të fundit, për të blerë varfërinë e prodhuar nga keqqeverisja e Ramës. Ndaj, ne inkurajojmë drejtësinë të mos ndalet te ekzekutorët, por të marrë në bangën e të akuzuarve arkitektët e këtij sistemi kriminal, që me vullnet politik, pengoi ndryshimin që qytetarët kërkonin dhe e kërkojnë edhe sot. Partia Demokratike nuk do të ndalet deri në zbardhjen përfundimtare të masakrës zgjdhore, deri në kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend“, shkruan Mziu.

Në këtë takim që është i 10-ti, Berisha nuk është shoqëruar nga asnjë deputet i PD-së në Dibër, as nga Mziu, as nga Kreshnik Çollaku dhe Dhurata Çupi.

/b.h

Next Post
Soreca: Fermerët shqiptarë do eksportojnë produktet e tyre në BE pa doganë deri në 2025

Progres-raporti i KE-së/ Soreca: Brenda vitit të zhvillohet konferenca e parë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In