Seanca e mundësisë së veçantë hetuese për Azem Sylën dhe të tjerët është shtyrë për tri ditë për mungesë të mandatit të EULEX-it. Lajmin e shtyrjes se konfirmoi për KALLXO.com Tahir Rrecaj, avokati i Nuhi Ukës. Tahir Rrecaj, avokati i Nuhi Ukës, njërit prej 52 personave që po hetohen, e konfirmoi për KALLXO.com se seanca e sotme nuk është anuluar, por është shtyrë.
“Seanca ka qenë e ftuar më parë dhe ne nuk kemi pranuar ndonjë njoftim për anulimin e kësaj seanca apo çfarëdo njoftimi tjetër”, tha Rrecaj.
Rrecaj tha se do të kundërshtojnë mbajtjen e kësaj seanca deri sa të zgjidhet çështja e mandatit të EULEX-it në Kosovë. (b.an)