• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mungesa e garës ka larguar më të aftët”, Gruda Duma ‘thumbon’ Bashën dhe Ramën

by Java News
25/08/2019 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarja e kryesisë së PD-së, Grida Duma, ka folur pas denoncimeve të PD, për disa kryebashkiakë në vend, ku vetëm disa ditë më parë kreu i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, dha dorëheqjen pas publikimit të dokumentit për dënimin në Itali, ndërsa më pas, PD kërkoi nisjen e verifikimeve edhe për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun.

E ftuar në emisionin “Treshat”, moderuar nga Bora Zemani dhe binjakët Veshaj, Grida Duma ka dhënë edhe disa mesazhe të forta, rreth asaj që e quan “zbrazja e Shqipërisë dhe largimi i më të aftëve”

“Mungon gara reale në shkolla, mungon gara në administratë, gare për një vend pune, mungon gara e ndershme mes bizneseve, mungon gara për tu rritur në një vend pune, mungon gara e mendimeve në politikë, mungon dhe gara reale me zgjedhje të lira mes partivë dhe brenda partive politike…. një mungesë meritokracie që prodhon mediokritet dhe ndalon zhvillimin e shoqërisë përvecse pamundëson rritjen e individit të spikatur, te formuar!

Kur mungon gara s’ka pse të përpiqesh , dhe pastaj fajësojnë shqiptarët pse nuk përpiqen, për çfarë të përpiqen….?!”, thotë mes të tjerash Grida Duma.

“Ne” – vazhdon ajo- “ do t’i qajmë gjatë garuesit më të mirë, që kemi humbuar, ata që e kanë lënë Shqipërinë edhe duke pranuar që ta nisin garën nga një nivel më poshtë, vetëm e vetëm që të provoheshin t’ia dilnin. Shkuan atje ku nuk I njeh askush, ku nuk I pret askush, atje ku nuk njohin ndoshta as gjuhën as kulturën, por prapë shkojnë se kanë besim tek vetja se ia dalin; këta njerëz kemi humbur ne! Ata që ia dalin!

Dhe nuk jam këtu për të folur vetëm për mungesën e garës në votime, ajo është vetëm maja e ajsbergut, mungesa e garës është në çdo element të jetës, dhe madje duhet thënë që në përgjithësi nuk ka garë në vetë organizatat politike”.

​​E Pyetur çfarë qëllimi ka në politikë ajo përgjigjet:

​Kam vetëm një qëllim në politikë jo një post, jo një status, por të bëjmë të mundur të fitojë grupi, shoqëria dhe Shqipëria, duke shtruar rrugën për më të aftët dhe duke bërë rregulluar që të mos fitojë vetëm njëri! Të zhdukim kulturën e njëshit, “unë jap unë marr unë vë në heq” kjo e ka shkatërruar atë vend plotësisht. Grupi, njerëz të rinj që marrin përgjegjësi dhe bashkëpunojnë.

– ​E Pyetur çfarë defekti i njeh vetes Duma thotë:

Shpesh i jap më shumë kohë se duhet gjerave që të ndodhin, edhe kur e di mirë se si do të ndodhin sërish i lë kohën të tjerëve megjithëse mund edhe të mos pres të vërtetohem.

​​​E Pyetur nëse Rama do ti ofronte një post ministror a do të pranonte ajo përgjigjet:

Asnjëherë, zero absolute, kurrë, unë nuk kam për të pranuar kurrë politikën e pazareve. Besoj që vendit I duhet një qeverisje thellësisht e djathtë, besoj tek nevoja e rotacioneve por mendoj që për një kohë të gjatë ka nevojë për një qeverisje të djathtë që ka në qendër individin shqiptar që pasurohet nga puna e vet një ekonomi ku shteti nuk tremb as kërcënon as ndryshon taksat as bën presion por lehtëson dhe lehtëson, se ekonominë shqiptare e mban vetëm sipërmarrja. Shteti vetëm vjel taksa nuk prodhon thuajse asgjë.

Prej disa muajsh Grida Duma ka komunikuar me publikun në një mënyrë unike me monologje socio politike që janë të reja në Shqipëri.

Njihen si “motivational speech” apo fjalë motivuese të cilat ndiqen shumë dhe kanë vlerë sepse njëherazi tregojnë problemet reale por edhe shtyjnë në zgjidhjen e tyre nëpërmjet motivimit mendor./l.m

Next Post
Eva Murati poston fotot e ”nxehta” me bikini

Eva Murati poston fotot e ”nxehta” me bikini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com