• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mungesa e ftesës për PD në nisjen e negociatave, mazhoranca e prerë: Me piromanët nuk ka komunikim politik!

by S T
18/10/2024 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A duhet një pakt kombëtar për integrimin? Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi e pranon si ide në parim, por problemin e sheh tek opozita.

Me sjelljen e saj në parlament, zoti Klosi i jep përgjigje pyetjes pse nuk kishte një ftesë për opozitën për hapjen e negociatave, në mënyrë që kryeministri Rama të ishte bashkë me PD, njësoj si kryeministri Berisha ishte me PS në 2006-ën, kur, po në Luksemburg, u firmos Marrëveshja e Stabilizim -Asociimit.
“Do të ishte shumë mirë që të kishte një dakordësi me kolegët, por ata kanë zgjedhur një rrugë krejt tjetër në të bërit politikë. Në rast se do të kshin zgjedhur debatin parlamentar dhe, bashkë me të, edhe kompromisin për të ecur përpara për gjëra të caktuara, padyshim do të ishin aty dhe do të merrnin pjesën që u takonte nga ky moment i rëndësishëm.”- u shpreh zoti Klosi në emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

Për Partinë Socialiste duket se ka vija të kuqe për të bashkëpunuar me opozitën, veçanërisht kur bëhet fjalë për integrimin.

“Dyshoj shumë që PD do që ta mbështesë këtë avancim të Shqipërisë, pasi e gjykon si një përfitim për Edi Ramën dhe PS-në. Nuk jam kundra opozitës, as mënyrës së protestës, pasi ata e zgjedhin vetë rrugën e tyre. Mendojnë që po të djegin karrige, mbledhin më shumë vota. Prandaj, me ata që vënë zjarrin jo, nuk ka shans. Ata janë të njëjtit njerëz që njëherë sillen si qengj, njëherë si intelektualë, njëherë si piromanë. Me dimensionin piroman të opozitës mendoj se nuk duhet të ketë asnjë komunikim politik”- u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi.

Gjatë intervistës me gazetaren Elona Meço se ka disa kushte që opozita duhet të përmbushë për t’i hapur rrugë një bashkëpunimi parlamentar. “Dakordësia vjen kur ata të marrin pjesë në komisione parlamentare, të bëjnë jetë normale parlamentare, të marrin pjesë në komisione si ai i Fatmir Xhafës. Me këtë urgjencë reformash që Shqipëria ka përpara, ne nuk mund të presim që të kemi konsensus nga nuk e dimë se kush. Mesa kuptohet nuk ka asnjë vullnet nga opozita shqiptare që të jetë pjesë e një bashkëpunimi.”-theksoi Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi në RTSH.

Next Post
Zyrtare, Interi rinovon kontratën me Asllanin deri në vitin 2028

Probleme për Asllanin, mesfushori dëmtohet në stërvitje, në dyshim për duelin delikat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret në Peqin, shoqërohet në Polici autori i dyshuar i si piroman!

Zjarret në Peqin, shoqërohet në Polici autori i dyshuar i si piroman!

October 3, 2026
“Vetëm gjuhë faktesh”- Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren, Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci!

“Vetëm gjuhë faktesh”- Nga Sazani te KAYO dhe Milot-Balldren, Rama prezanton “Pasqyra Flamingo”: Dosja e parë që publikohet është Zvërneci!

October 3, 2026
Alarm për Murtajën, mjekja vdes pasi theu gabimisht një epruvetë me baktere në laboratorin e Siberisë! Spitali në karantinë, izolohen 197 persona

Alarm për Murtajën, mjekja vdes pasi theu gabimisht një epruvetë me baktere në laboratorin e Siberisë! Spitali në karantinë, izolohen 197 persona

October 3, 2026
Shqipëria gati për Finlandën, zbulohet formacioni i mundshëm i sfidës së sotme! Maran i beson eksperiencës së Berishës në portë, rikthehet dhe Daku

Një orë para sfidës direkte të Ligës së Kombeve, zbulohet formacioni i Shqipërisë në transfertën ndaj Finlandës! Ja zgjedhjet e Maran

October 3, 2026
Çfarë parashikon Projektligji për Specialen, zbulohen ndryshimet! Dënimi maksimal 15 vjet dhe burgu të kryhet në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga…

Çfarë parashikon Projektligji për Specialen, zbulohen ndryshimet! Dënimi maksimal 15 vjet dhe burgu të kryhet në Kosovë, të dënuarit mund të falen nga…

October 3, 2026
“Jeni të sigurt që më njohin?” Eli Fara rrëfehet sonte te Luizi, pas bujës së videove intime

“Turpi i përket atyre që filmuan! Para se të gjykoni…”- Eli Fara reagon për herë të parë për videot intime në rrjetet sociale: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj askujt! Ja lë Drejtësisë

October 3, 2026
Rritet tarifa e kopshteve publike në Lezhë, Këshilli Bashkiak merr vendimin: Familjet do paguajnë 220 lekë në ditë për ushqimin e fëmijëve

Rritet tarifa e kopshteve publike në Lezhë, Këshilli Bashkiak merr vendimin: Familjet do paguajnë 220 lekë në ditë për ushqimin e fëmijëve

October 3, 2026
“Delegacioni”, filmi i Bujar Alimanit shfaqet në kinematë e Francës!

“Delegacioni”, filmi i Bujar Alimanit shfaqet në kinematë e Francës!

October 3, 2026
Presidentja e Moldavisë ngre alarmin: 5 dronë rusë shkelën hapësirën ajrore dhe shpërthyen në territorin tonë!

Presidentja e Moldavisë ngre alarmin: 5 dronë rusë shkelën hapësirën ajrore dhe shpërthyen në territorin tonë!

October 3, 2026
“Reforma e pensioneve kërkon marrëveshje”- Eksperti Gjokutaj: Objektiv i arritshëm, por kërkohet konsensus social!

“Reforma e pensioneve kërkon marrëveshje”- Eksperti Gjokutaj: Objektiv i arritshëm, por kërkohet konsensus social!

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com