• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

A mund të quhet i falimentuar modeli i shtetit tonë?

by Ben Andoni
25/08/2017 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nuk ekziston ndonjë sistem apo kut i saktë të përcaktojë nëse një shtet ka falimentuar apo jo. Në vetvete, kjo është një çështje tejet e tendosur me të cilën abuzohet disi, pasi mund të falimentojnë njësi prodhimi, subjekte, por kurrsesi shtetet, pasi ato janë sovranë. Vetëm ta mendosh si ide të tremb pasi kjo përbën një perspektivë të frikshme për ta menduar. Nëse një shtet do të zhytej në falimentim, ai nuk do mund të kryente funksionet e tij thelbësore, pasi nuk do mund të paguante detyrimet ndaj shtetasve të vet etj., dhe nga kjo kuptohen pasojat. Shqipëria e ka pasur një prag për të mos thënë një faliment në fillim të viteve ’90 dhe pothuaj një të dytë në vitin 1997, kur shteti nuk i përgjigjej më në disa segmente qytetarëve të vet.

Kjo hyrje e gjatë mbase nuk e justifikon statusin e Shqipërisë sot, që ka dalë nga një periudhë krize e vonuar ekonomike, pas asaj të kontinentit. Veçse pasojat e qeverisjeve shumë të brishta janë të dukshme. Masa e madhe e shqiptarëve, që kërkojnë ende azil jashtë vendit, mbetet e lartë; niveli i lartë i krimit dhe madje eksportimi në përmasa të frikshme të tij; performanca ende e dobët fiskale e vendit; kanabizimi i vendit në përmasa të paimagjinueshme; rritja e ndikimit të lobeve të biznesit dhe të oligarkisë në vendimmarrjet e qeverisë dhe Kuvendit; korrupsioni i pamatë në sistemin e drejtësisë, në shëndetësi, administratë; tollovia e funksioneve dhe detyrave të pushtetit vendor për t’i dhënë publikut shërbimet e duhura publike; rritja e borxhit publik; mos ardhja e investimeve potente të huaja etj. Të gjitha bashkë përbëjnë një shqetësim, por edhe një hamendësi për modelin e vendit. Nëse një shtet do të kishte përballë të gjithë këtë listë do të heshte dhe do të merrej me problematikat, që i kanë sjellë këto zhvillime, duke bërë politika gjithpërfshirëse. Porse, qeveria Rama 1 (në fakt vetë kryeministri, sepse ekzekutivi tashmë është krejt inekzistent), në muajt e fundit të tranzicionit, është marrë me dëgjesa publike duke e gjetur një justifikim të jashtëm për këtë tollovi kombëtare, që kur e arsyeton të mbetet vetëm të thuash: Si ekzistojmë vallë ne? Kohë më parë, në një intervistë për Javanews, Omer Stringa, do të thoshte se edhe mungesa e një modeli ekonomik, përbën një model në vetvete. Që e projektuar në këtë situatë të sotme mund të thuhet se: Shqipëria është në këtë gjendje sepse tek e fundit kjo është.

Dhe, ndodh, që kryeministri i vendit nëse duhej të heshte dhe të kërkonte fajet më së pari te vetja për zgjedhjet e tij të katër viteve në dikasteret e ndryshme do mirëpritej dhe mund të përgatiste i qetë dhe si duhet vizionin e të ardhmes. Veçse jo, ai ka dalë në një anatemë të përgjithshme për administratën, punonjësit e saj, diplomatët, drejtorët, mjekët, gjyqtarët, pa u ndalur kurrsesi në modelet dhe programin e tij, që duket se megjithë elementët pozitivë fut ujë ngado. Të mjafton sintaksa e përdorur kundër administratës dhe shtresave drejtuese për të kuptuar se vendi ynë është në një lloj pragu falimenti, që nuk i mjaftojnë reformat apo fjalët për ta këndellur, por shkundje të vërteta epokale, që mund t’i bëjnë vetëm vizionarë apo diktatorë. Të tillë, që i kemi provuar me pashë dhe jemi aty ku ishim edhe në fillim të shekullit të shkuar, kur filluam të rrugëtonim me shtetet e pavarura, si një nga vendet e fundit në rrugën e zhvillimit. E megjithë këto handikapë, që vetëm shtohen e shtohen, pas kaq shumë kohësh, a mund të themi se ky shtet është në prag falimenti me malin e problemeve që mbart mbi vete? Kjo është një përgjigje, që do t’i gjendet përballë Ekzekutivit 2 të kryeministrit të vendit. (Javanews)

Next Post
Riaktivizohet zjarri në Martanesh, flakët rrezikojnë 10 banesa

Riaktivizohet zjarri në Martanesh, flakët rrezikojnë 10 banesa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com