• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mund të mos luaja më futboll!”/ Broja kujton kohën e errët te Çelësi, mesazhi para “Euro 2024”: Do ju tregoj se kush jam në të vërtetë!

by Java News
05/06/2024 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Armando Broja është një nga lojtarët prej të cilit pritet më shumë në “Euro 2024”. Sulmuesi i Kombëtares në një intervistë për “The Athletic”, shfaqet më i karikuar se kurrë dhe tregohet i gatshëm që së bashku me djemtë e tjerë të japin gjithçka për të bërë një performancë sa më të mirë.

“Nëse unë do të jem në fushë me Shqipërinë në Euro 2024, atëherë do të kem mundësinë t’u tregoj njerëzve se kush jam në të vërtetë. Sa herë mendoj për këtë, më vjen një buzëqeshje natyrale.

Gjithë jetën time kam ëndërruar që të isha pjesë e një eventi kaq madhor. Kam shumë për t’u provuar njerëzve, por edhe vetes sime. Në futboll ka shumë kritika, njerëz që dyshojnë në cilësitë e tua. Ata mbajnë mend vetëm ndeshjet e këqija dhe të gjykojnë kur je në pikën më të ulët.

Por, kënaqësia e vërtetë në futboll është kur i lë pas të gjitha këto. Do ta përdor të gjithë këtë energji si një shtysë për t’u provuar njerëzve të kundërtën. Më është dashur ta bëjë këtë gjatë gjithë jetës sime dhe ky Europian me jep një tjetër mundësi.

Dua të tregoj se e kam hedhur pas dëmtimin, dhe se mund t’ia dal kundër kombëtareve më të mëdha në botë, si dhe kundër disa prej mbrojtësve e lojtarëve më të mirë në qarkullim.

Dua t’i tregoj botës, vendit tim, familjes sime, shokëve, të gjithë atyre që dyshuan, por edhe atyre që më mbështesin, se unë mund të bëhem futbollisti që kam në mendje dhe të arrij të gjithë pritshmëritë që kam për veten”, u shpreh Broja.

Broja kujton dëmtimin e rëndë tek Chelsea: Mund të mos luaja më futboll!

"Mund të mos luaja më futboll!" - Broja kujton kohën e

Armando Broja pësoi një dëmtim të rëndë pas një dueli me Ezri Konsa të Aston Villas në një ndeshje miqësore në vitin 2022. Ai ka kujtuar ato momente delikate në karrierën e tij.

“Ishte një turp i madh ajo që ndodhi sepse, në atë periudhë ndërprerjeje të kampionateve për shkak të Kupës së Botës, pata një shans të madh për t’u konfirmuar me trajnerin Potter.

Kur u lëndova, po bërtisja në i shtrirë në tokë, me lot që më rridhnin në fytyrë, sepse nuk ndihesha mirë. Fizioterapistët hynë dhe më dhanë oksigjen menjëherë. Nuk i lëvizja dot këmbët. U tremba shumë. Mbaj mend që shkova në dhomën e fizioterapistëve dhe nuk mund të shihja për shkak të lotëve. Thjesht iu luta mjekut që të më jepte telefonin tim që të telefonoja mamin dhe babin.

Fola me Ben Chilwell për atë që më kishte ndodhur, sepse ai kishte qenë jashtë me lëndime më parë dhe klubi më mbështeti. Por ishte e vështirë të punojë vetëm në rehabilitim, të shikoje shokët e skuadrës duke stërvitur dhe luajtur. Ana mendore ishte ndoshta pak më e vështirë për t’u përballuar sesa dhimbja fizike. E pata të vështirë të isha jashtë loje për kaq shumë kohë.

Është një gjë e mirë për të reflektuar ndonjëherë tani, sepse tregon se si kam ecur përpara dhe jam bërë më i fortë. E vlerësoj që jam në gjendje të luaj edhe më shumë tani. Ka njerëz që nuk shërohen nga këto lloj lëndimesh. Mund të kishte shkuar lehtësisht ndryshe, mund të mos luaja më futboll. Kjo është e frikshme.”/m.j

Next Post
EMRI/ Dyshohet se përdoreshin për krime, sekuestrohen dy automjete të vjedhura në Kosovë, arrestohet 34-vjeçarja

EMRI/ Dyshohet se përdoreshin për krime, sekuestrohen dy automjete të vjedhura në Kosovë, arrestohet 34-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në Tiranë/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës (FOTO)

Protesta në Tiranë/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës (FOTO)

July 1, 2026
Serbia futet në epokën e re të mbrojtjes ajrore me sistemin kinez HQ-9, rritet shqetësimi në NATO

Serbia futet në epokën e re të mbrojtjes ajrore me sistemin kinez HQ-9, rritet shqetësimi në NATO

July 1, 2026
SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen sesa duke vendosur taksa në Hormuz

SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen sesa duke vendosur taksa në Hormuz

July 1, 2026
Anglia kualifikohet mes vuajtjesh, Kane përmbys Kongon

Anglia kualifikohet mes vuajtjesh, Kane përmbys Kongon

July 1, 2026
“T’i dalë zot vetë damkës…”/ Dash Shehi: Mesazhi që kam për Sali Berishën!

Shehi ‘i kujton’ Berishës: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

July 1, 2026
Kapedanët

Revolucion me pirun në dorë

July 1, 2026
VIDEO / Fatmir Mediu ia merr valles, të tjerët i hedhin tufa me lekë

VIDEO / Fatmir Mediu ia merr valles, të tjerët i hedhin tufa me lekë

July 1, 2026
VIDEOLAJM / Dita e 32-të e protestës, ja pjesëmarrja para Kryeministrisë

VIDEOLAJM / Dita e 32-të e protestës, ja pjesëmarrja para Kryeministrisë

July 1, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Alarmi i NATO, Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

July 1, 2026
PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

Zbardhet lista e votimit për Kryesinë e PD, ja emrat e kandidatëve

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In