• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Mund të mbyllen kapitujt brenda 2027? BSH: Po, por duhet të punojmë fort për të përmbushur kushtet

by E S
14/06/2025 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria është në miljet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në çdo negociatë europiane, pas deklaratave politike gjendet puna e institucioneve teknike. Ndër to, Banka e Shqipërisë zë vend kyç në përgatitjen e sistemit financiar dhe institucional për standardet që kërkon Bashkimi Europian.

Si autoritet qendror monetar, ajo është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në 9 kapituj, në dy prej të cilëve si udhëheqëse. Po sa i mundur është objektivi për të përmbyllur me sukses të negociatave brenda vitit 2027?

“Për mendimin tim, 2027-a është një objektiv që natyrisht do të kërkojë një punë të sforcuar. Dhe kujtoj se kjo punë e sforcuar është krahas detyrave tona të përditshme, por është absolutisht e realizueshme”, thotë për A2 CNN Natasha Ahmetaj, zëvendësguvernatore e dytë e Bankës së Shqipërisë.

“Mundësitë e kushtëzuar nga sfidat” në rrugën e vështirë të anëtarësimit në “union” me objektiv ambicioz vitin 2030 pranohen edhe nga përfaqësuesit më të lartë të Bankës Qendrore. Për një “po” në vend të një “jo”-je, vendi duhet fillimisht të përmbushë disa kushte. “Qoftë për lëvizjen e flukseve në ekonominë reale, qoftë për lëvizjen e flukseve financiare… duket të realizohen duke përmbushur të gjitha kërkesat e Moneyval për t’u siguruar se të gjitha këto bëhen sipas standardeve që parandalojnë pastrimin e parave”, thotë Ahmetaj.

Shqipëria në përgjithësi dhe qytetarët e bizneset në veçanti do të fitonin shumë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian. “Shqipëria në një treg të madh. Janë të gjitha teoritë ekonomike që e argumentojnë se pse është më mirë të jesh pjesë e një tregu konkurrencial nëse standardet e tua të mundësojnë të marrësh pjesë në atë treg”.

Përfshirja në Zonën Unike të Pagesave në Euro është një ndër shembujt. Zëvendësguvernatorja e dytë e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj tregon edhe datën kur do të mund të dërgohen e merren para me kosto ndjeshëm më të ulët. “Ne tashmë jemi anëtarë të zonës SEPA dhe të gjitha bankat kanë paraqitur aplikimet e tyre, të pranuara sigurisht. Jemi thjesht në pritje të afatit procedural për këtë qëllim që është data 5 tetor. Besojmë se data 5 tetor është data e parë që transaksionet sipas standardeve SEPA do të jenë operacionale”, thotë Ahmetaj.

Roli i Bankës së Shqipërisë mbetet teknik dhe afatgjatë: përgatitja e kornizave monetare, financiare dhe institucionale që përmbushin kriteret e BE-së. Në fazat përmbyllëse të negociatave, kjo punë pa jehonë të madhe publike krijon themelin e nevojshëm për një sistem financiar të qëndrueshëm dhe funksional pas anëtarësimit.

Next Post
Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar, sekuestrohen drogë dhe valutë

Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar, sekuestrohen drogë dhe valutë

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Si keni guximin,te folni prralla kaqe te neveriteshme,per hapjen e kapituve,per tu bere antare e be,shtet leshit eshte.Me kto votime,se zgjedhje nuke duhet te thuash,kto votime ishin si ne kohen e stalinit,e me vone dulle kriminelit.Prandaj thirrni mendjes,mose u beni kaqe te neveriteshem,te folni brockulla.Qe te arrihet be,se pari duhet te bejme zgjedhje te lira,te votoje populli,njerzit qe meritojne,te jene perfaqsuesit tane ne parlamente.Jo te caktohen nga k/hajduti,e komunisti i vetmi i vicidolit, quajturit deputet.Ortaku i k/hajdutit,e monstra e vicidolit,se bashku shkatrruan vendin,detyruan shqiptaret,te braktisn vendin,prandaj bolle me rrena e mashtrime,per be.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In