• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mund të jenë dëshmitarë në dasmë dhe kumbarë, Vatikani hapet për trans dhe homoseksualët

by A R
09/11/2023 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vatikani hapet për transeksualët dhe homoseksualët. Asgjë nuk mund t’i pengojë edhe transeksualët të kërkojnë dhe të marrin pagëzimin. Ata gjithashtu mund të jenë kumbarë dhe dëshmitarë të dasmës në kishë. Drita jeshile u jepet edhe kumbarëve homoseksualë që jetojnë me një person tjetër, përderisa bëjnë “një jetë konform besimit”. Këto janë indikacionet që vijnë nga Dikasteri për Doktrinën e Besimit, i drejtuar nga Kardinali Victor Manuel Fernandez, dhe të cilat u miratuan shprehimisht nga Papa Françesku, i cili u firmos dokumentin e publikuar.

Mundësia për këtë hapje revolucionare vjen nga përgjigjet e disa pyetjeve që i janë bërë Vatikanit nga Ms. José Negri, peshkop i Santo Amaro në Brazil korrikun e kaluar. Pyetjet kishin të bënin me pjesëmarrjen e mundshme në sakramentet e pagëzimit dhe martesës nga persona transeksualë dhe homo-afektivë.

Nëse për të marrë pagëzimin është e vështirë të imagjinohet përjashtimi nga Kisha i të rriturve që e kërkojnë atë, për sa i përket figurës së kumbarëve në pagëzim dhe dëshmitarë të dasmës, apo njerëzve të thirrur për të mbështetur të interesuarit për besimin, indikacionet e Vatikanit janë të paprecedenta.

“Një transeksual mund të pagëzohet në të njëjtat kushte si besimtarët e tjerë, nëse nuk ka situata në të cilat ekziston rreziku i gjenerimit të skandalit publik ose çorientimit te besimtarët. Rasti i fëmijëve apo adoleshentëve me probleme transeksuale, nëse përgatiten mirë dhe e dëshirojnë, mund të pagëzohen”, është bërë me dije nga Vatikani. Një person trans mund të jetë gjithashtu dëshmitar në një dasmë ose kumbar i një personi të pagëzuar: “Në kushte të caktuara, një transeksual i rritur që gjithashtu i është nënshtruar trajtimit hormonal dhe operacionit të ndryshimit të seksit mund të pranohet në rolin e kumbarit ose kumbarës. Kjo detyrë është një e drejtë, por kërkon që të mos lejohet nëse ka rrezik skandali”.

Gjithashtu trajtohet problemi i prindërve homoseksualë apo atyre që kanë pasur fëmijën e tyre gjatë shtatzënisë me nëna të tjera (surrogate). “A mund të shfaqen dy persona homo-afektivë si prindër të një fëmije, i cili duhet të pagëzohet dhe që është birësuar apo marrë me metoda të tjera si mitra me qira?”, pyeti Vatikanin peshkopi i Brazilit. Përgjigja e Dikasterit të Besimit: “Që fëmija të pagëzohet, duhet të ketë një shpresë të bazuar se ai do të arsimohet në fenë katolike”.

/a.r

Next Post
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Afera CEZ-DIA, Spahiu: Nga Çekia mund të vijnë prova për Ilir Metën, çështja drejtohet nga Dumani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In