• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund të dalë PS-ja kundër reformës në Drejtësi?

by Spartak Ngjela
22/08/2017 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

A do ta pyesi shumë politika e lartë amerikane bllokimin që Parlamenti i sapozgjedhur mund t’i bëjë Reformës ne Drejtësi?

Politka amerikane as që pyet për këtë. Kur ndërtohet një politikë interesi global, kur ky interes global është imediat dhe i një rëndësie të veçantë për poltikën me një vend aleat, një superfuqi siç është Amerika, ajo, brenda kujdesit për historinë pyet:

A ka forca anti – amerikane që të kenë krijuar një fluks popullor dhe intelektual në atë vend?

A është ky vend në NATO?

A ka ky vend një emigracion të spikatur në SHBA?

Sigurisht që ka edhe pyetje të tjera, por kjëto janë më kryesoret. Por që të tria këto pyetje, për Shqipërinë e kanë përgjigjen pozitive: në Shqipëri nuk ka fare forca anti-amerikane të grupuara se popullsia shqiptare është sot 97 përqind pro-amerikane; Shqipëria është vend i NATO-s, dhe këtu është futur me kërkesën direktë të Shteteve të Bashkuara; emigracioni shqiptar në Amerikë është numër i madh, dhe me shumë peshë.

Në funksion të kësaj të vërtete, kuptohet se politikisht nuk ka asnjë forcë në Shqipëri që të mund të kundërshtojë politikën amerikane për Reformën në Drejtësi, dhe për tre apo katër reformat e tjera që janë domosdoshmëri në ecurinë e historisë së re të Shqipërisë, sepse, në këtë politikë, për shansin historik të shqiparëve, interesi amerikan përkon plotësisht me interesin shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Është evidente që korrupsioni politik i niveleve të larta i ka bërë të gjitha përpjekjet deri tani që ta bllokojë këtë reformë, por politika amerikane dhe ajo gjermane, e kanë thyer këtë bllokim, veçse duhet thënë se vonesa e implemetimit të reformave ka ardhur si pasoje e obstruksionit që deri tani ka bërë Partia Demokratike.

Nën një optikë të politikis së pastër, sot, politika amerikane nuk e kosideron mbështetëse poltikën e krerëve të Partisë Demokratike. Para një muaji, amerikanët sygjruan që në krye të Partisë Demokratike të vinte Eduard Selami; por mendjelehtësia Berisha nuk e la edhe një herë Partinë Demokratike të merrte përfitimet normale të një poltike të lartë, sepse dy, tre apo katër liderët e saj i tremben aktivitetit amerikan antikorrupsion në Shqipëri.

Natyrisht të dalësh kundër një reforme që është jetësore për popullin tënd, dhe këtë ta justifikosh me gjykime fëminorë, tregon se nuk je në politikë, dhe pasioni që të ka çuar në likuidimin e të gjithë intelektializmit në PD, të çon realisht edhe kundër një reforme e cila, e implementuar, krijon mundësinë e futjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Pikërisht këtu del një pyetje:

Kush nuk e dëshiron Shqipërine anëtare të BE?

Rusia është kundërshtari kryesor; dhe sigurisht që bashkë me të është edhe Beogradi.

Bashkë me Rusinë dhe Beogradin, këtë anëtarësim nuk e pranon as korrupsioni i niveleve të larta në Shqipëri.

Në fakt ky është gjykimi kryesor i politikës aktuale: korrupsioni shqiptar i niveleve të larta, dhe Rusia, nuk mund ta pranojnë që Shqipëria të jetë anëtarë me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Atëherë gjykimi i shëndoshë të çon në logjikën se këta të dy mund të bashkohen për të zhvendosur Shqipërinë drejt Moskës dhe Beogradit; dhe këtë vetëm për interesin e tyre.

Dhe cili është interesi i korrupsionit shqiptar të niveleve të larta?

Interesi i tij është ruajtja e pacenuar e pasurisë së tij të vënë në mënyrë të paligjshme; por edhe e pushtetit politik. Kurse, si opsion i tretë, është edhe destabilizimi i Shqipërisë; mjafton që këta të korruptuar t’i shpëtojnë ndëshkimit dhe humbjes së pasurisë së paligjshme që kanë aktualisht në dorë.

Sigurisht që një politikë e tillë nuk mund të ketë më shpresë në Shqipëri. Politika amerikanë e ka të kontrolluar shumë mirë gjendjen sociale dhe situatën politke në Shqipëri, dhe po pret implementimin e reformave me rritëm të shpejtë nga Parlamenti i ri.

Po pse u fol dhe flitet për një bashkëqeverisje PS- PD?

Nësë kjo ekziston, patjetër që është opsioni bllokues i antireformës. Por në thelb është një dështim për këto arsye:

Nëse do të krijohet një bllok politik antireformë, politika amerikane do ta godiste hapur si anti-amerikanizëm, dhe anim i politikës shqiptare drejt Moskës.

Nëse do të kishte që goditje të tillë nga nivelet e larta të politikës amerikane, dhe sigurisht që do të ketë, “bllokuesit” e vobektë nga mendja nuk do të gjejnë vend ku të futen, se rrëzohen nga forcat proamerikane shqiptare edhe në parlament, edhe në frymën e popullit. Sepse kjo do t’i irritonte me revoltë të gjithë shqiptarët, të cilët do të pyesnin: Prapë me Rusinë?

Prandaj kjo është një pamundësi absolute, dhe nuk ka mundësi që as të mendohet, të paktën për Partinë Socialiste.

Kjo është arsyeja që Reforma në Drejtësi, dhe tre apo katër reformat e tjera të lidhura me të, nuk mnd të bllokohen.

Next Post
Gjarpërinjtë kthehen në makthin e fshatit, arrijnë deri në 3 metra

Gjarpërinjtë kthehen në makthin e fshatit, arrijnë deri në 3 metra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

March 9, 2026
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

March 9, 2026
Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

March 9, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Paguhen më pak, por shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë

Inflacioni rritet me 2.5 % në muajin shkurt, ekspertët parashikojnë rritje të mëtejshme të çmimeve

March 9, 2026
Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

March 9, 2026
Elisa e Çudirave

Zoti Trump

March 9, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

“Korrupsioni është i strukturuar”, raporti i SPAK për 2025: Zbuluam lidhjet mes vrasjeve me pagesë dhe trafikut të kokainës

March 9, 2026
‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

March 9, 2026
Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

Me të zeza dhe kapuç në kokë, publikohen imazhet e autorit të shpërthimit në ambasadën e SHBA

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In