• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

A mund të dalë LSI nga “sindroma” e çadrës?

by A R
31/03/2017 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej më shumë se 40 ditësh tashmë, çadra e ngritur për të ndërsyer popullin kundër pushtetit është shndërruar në një ngrehinë ogurzezë, nga e cila Basha duket se nuk po di të dalë më.

Ndërsa letargjia e fjalimeve me “gogolin” e pushtetit përsëritet përditë si një kortezh funebër mbi trupin e shkallmuar të PD-së, duket se çadra është shndërruar në një çiban që nuk i bën më përshtypje askujt. Kryeqytetasit kalojnë atypari, e pakkush prej tyre merr mundimin të kthejë kokën drejt atyre dhjetëra syresh protestuesish të rreckosur, që me dëshpërimin e tyre të ligjshëm mishërojnë gjendjen e mjeruar në të cilën është katandisur dikur partia e tyre e “lavdishme”.

Askush nuk ka më asnjë dyshim se çadra ka dështuar në misionin e saj. Të parët ishin amerikanët që kërkuan rikthimin në Parlament, pastaj Merkel e tha qartë se politika nuk bëhet nga çadra. Në Tiranë mbërritën emisarët e BE-së, Mogherini e Flekenshtain, që thanë me gojën e tyre se debati duhej zhvendosur në Kuvend. Të fundit, për nga radha, ishin aleatët e Partisë Demokratike, të gjithë simotrat e saja europiane, që në Kongresin e Partive Popullore, në 29 mars dënuan qëndrimin e Bashës dhe iu lutën që të mos diskretitojë më të djathtën europiane duke u fshehur zgëqeve.

Sot çadra është braktisur nga të gjithë, por jo nga LSI. Partia e Ilir Metës është e vetmja që thotë se “nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën”. Duke krijuar debate të paqëna, si ai i zgjedhjeve në Kavajë ku LSI nuk do të konkurrojë pasi nuk do të ketë zgjedhje për këshillat bashkiakë, partnerët e vegjël të pushtetit duket se po zhvendosin qëllimisht vëmendjen nga dy afate që qëndrojnë mbi kokën e tyre si “shpata” e Arkimedit.

Në 10 prill skadon afati i partive për t’u regjistruar në KQZ, ndërsa në 19 prill skadon afati për regjistrimin e koalicioneve. LSI është mjeshtre e pazareve të çastit të fundit, por duke mbështetur nga njëra anë çadrën, e duke heshtuar nga ana tjetër për zgjedhjet e tij, Meta dhe “dishepujt” e tij po bëhen pjesë e një paradoksi të madh.

Nga njëra anë, ata deklarojnë se mbështesin reformën në drejtësi, në të njëjtën kohë që mbajnë me “oksigjen” çadrën që pengon këtë reformë. Nga ana tjetër mburren për rolin e tyre të suksesshëm në qeverisjen e vendit, teksa përditë një anëtar i rastësishëm i LSI del për të kritikuar qeverinë ku ata bëjnë pjesë (për t’u përgënjeshtruar pastaj me përpikmëri nga vetë LSI).

Është e qartë që ky qëndrim i dyfishtë është pjesë e një përllogaritje të hollë elektorale, por LSI nuk ka të drejtën që në emër të parimit “të shitemi sa frëngu pulën” të mbajë peng fatet e vendit. Çadra sot nuk është më vetëm një aksion opozitar, por “një çiban” që efektivisht po bllokon të ardhmen europiane të vendit. Pa dyshim, deri më tani, gështenjat i ka nxjerrë nga zjarri Lulzim Basha, por me afrimin e afateve të regjistrimit në KQZ, bashkë me oksigjenin e çadrës po mbaron edhe afati për akrobacitë politike të LSI-së. Ata tani duhet të vendosin dhe këtë s’duhet ta bëjnë as për PS-në dhe as për PD-në, madje as për faktorin ndërkombëtar, por në radhë të parë  për veten e tyre.

E kjo sepse çadra po shndërrohet përditë e më shumë në një “gropë thithëse”, ku Basha është duke mbyllur karrierën e tij politike. Është folur shumë për çadrën e ngritur përpara zyrës së Kryeministrit, por kemi harruar se ajo është ngritur edhe përpara zyrës së kryekuvendarit. Nga zyra e tij, Ilir Meta mund të shohë një çadër poshtë vetes dhe një Kryeministër përballë. Rruga për t’u takuar me Kryeministrin kalon përmes apo matanë çadrës. Zgjedhjet janë aty, për fat të mirë ato nuk mund të shtyhen më shumë… /Lexo.al

Next Post
Pochettino besnik dhe refuzon Barcelonën: Mbetem fans i Espanyolit

Pochettino besnik dhe refuzon Barcelonën: Mbetem fans i Espanyolit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave në Kosovë dhe çfarë mund të pritet?

Pse po ndodh rinumërimi i pjesshëm i votave në Kosovë dhe çfarë mund të pritet?

January 14, 2026
Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

Tatimet paralajmërojnë prindërit: Pa kuponë dhe kontrata, nuk merrni rimbursim për shkollën

January 14, 2026
GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, prokurori Olsi Dado tregon veprimet e reja hetimore

Afatet e paraburgimit në lupë! Apeli i GJKKO kërkesë Kushtetueses: Pezullimi individual, jo në grup

January 14, 2026
SHBA reagon ashpër për sulmet e Metës ndaj Dumanit: Ne mbështesim ata që duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë

Pezullimi i vizave për 75 vende, Ambasada Amerikane sqaron se kush qytetar shqiptar ka të drejtë të udhëtojë drejt SHBA

January 14, 2026
Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

Reuters: SHBA pritet të ndërhyjë ushtarakisht në Iran brenda 24 orëve! Evropa dhe Izraeli paralajmërojnë përshkallëzim

January 14, 2026
“Doktrina Putin”, deri kur Moska do të zgjedhë “luftën e pafundme”?

“Doktrina Putin”, deri kur Moska do të zgjedhë “luftën e pafundme”?

January 14, 2026
2 vite nga vrasja e Liridonës, krimi u porosit për 30 mijë euro!/ Familjarët mesazh prekës: Nuk mësohemi dot me mungesën tënde!..

Apeli në Kosovë ul dënimin për shitësin e armës me të cilën u vra Liridona Ademaj

January 14, 2026
Mbi 55 milionë viza “nën lupë”, DASH nis operacionin e madh të verifikimit

Preken edhe Shqipëria & Kosova? Vendimi i papritur nga SHBA, pezullim masiv i vizave për 75 shtete

January 14, 2026
Shqiptari shkon në Itali të trafikojë kokainë, dëshmia në Gjykatë para lirimit: E bëja për nënën e sëmurë në Shqipëri! Motra e ndarë dhe me..

Pronari qëllon për vdekje grabitësin 37-vjeçar, shokët e lanë të vetëm para derës së spitalit dhe…

January 14, 2026
Tensionet me Iranin, SHBA-të nisin largimin e personelit nga baza ushtarake në Katar

Tensionet me Iranin, SHBA-të nisin largimin e personelit nga baza ushtarake në Katar

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In