• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Mund ta bllokojë virusin”, ilaçi eksperimental Remedesiviri rezulton i efektshëm ndaj COVID-19

by Java News
30/04/2020 07:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Remdesiviri, një ilaç eksperimental antiviral, ka rezultuar i efektshëm në trajtimin e pacientëve me COVID-19. Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga kreu i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, doktor Anthony Fauci.

“Remdesiviri ka një efekt të qartë e të rëndësishëm pozitiv në zvogëlimin e kohës për t’u shëruar“, u tha zoti Fauci gazetarëve në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. “Ai është një ilaç mund të bllokojë këtë virus”.

Më 21 shkurt në Institutin Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive nisi një gjykim ndërkombëtar i një prove klinike mbi efektin e placebos tek qindra pacientë me koronavirus të shtruar në spital tha zoti Fauci. Pacientët që trajtoheshin me Remdesivir u duhej 11 ditë kohë për t’u shëruar krahasuar me 15 ditë që u nevojiteshin atyre pacientëve që u jepej placebo.

“Sa herë ka prova të qarta se një ilaç funksionon, kemi detyrimin etik që tua tregojmë menjëherë njerëzve që janë në grupin e atyre që trajtohen me placebo, që dhe ata të mund të kenë qasje. Provat e tjera që po kryehen tashmë me ta kanë një standard të ri të kujdesit“, u tha zoti Fauci gazetarëve.

Remdesiviri, një ilaç antiviral i prodhuar nga kompania amerikane “Gilead Sciences”, është një ilaç për përdorim intravenoz, që ndërhyn tek një enzimë që riprodhon materialin gjenetik viral. Në testet e kryera tek kafshët kundër SARS-it dhe MERS-it, sëmundje të shkaktuara nga koronaviruse të ngjashme, Remdesiviri ka ndihmuar në parandalimin e infeksionit dhe uljen e ashpërsisë së simptomave. Por ilaçi nuk është miratuar për përdorim të mundshëm nga asnjë vend në botë. Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave pritet të japë të mërkurën autorizimin për përdorimin urgjent të tij për trajtimin e pacientëve me COVID-19. Një studim tjetër me Remdesivir nuk ka dalë në ndonjë përfundim pozitiv, çështje për të cilën gazetarët e pyetën zotin Fauci.

“Është një studim i mangët”, tha zoti Fauci për studimin botuar në revistën mjeksore “The Lancet” sipas të cilit Remdesiviri nuk ishte efektiv në trajtimin e pacientëve me COVID-19. “Nuk është studim adekuat”, tha ai. COVID-19 ka shkaktuar deri tani vdekjen e më shumë se 226,000 njerëzve në të gjithë botën, nga të cilët mbi 60 mijë në Shtetet e Bashkuara. Numri i personave të infektuar në SHBA e tejkalojn të një milion vetët, më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Të mërkurën Presidenti Donald Trump la të kuptohet se shifra është “tregues i mundësive superiore testuese të vendit”.

“Të mendosh që Shtetet e Bashkuara kanë më shumë raste sesa Kina a beson vërtet dikush këtë gjë?!” shtoi zoti Trump. Ai fajësoi sërisht Kinën, vendi ku raportua rasti i parë me koronavirus, si dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë, lidhur me pandeminë.

“Ata na keqinformuan“, tha zoti Trump për OBSH-në, duke e quajtur atë “një instrument të Kinës”.

“Ata (Kina) nuk mund të përshëndeten rreth asaj që ndodhi dhe OBSH në thelb po bën këtë gjë”, u tha zoti Trump gazetarëve. “Kjo krijon probleme me ne”, shtoi ai.

Në fillim të këtij muaji Presidenti ndërpreu fondet amerikane për organizatën, që llogaritet çdo vit nga 400 në 500 milionë dollarë. OBSH-ja thotë se po punon me partnerët e saj për të mbyllur hendekun financiar të krijuar për shkak të vendimit të administratës Trump. Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh i OBSH-së. “Mund t’ua japim ato (paratë) grupeve më të vlefshme. Do të marrim një vendim në një të ardhme të afërt“, tha Presidenti Trump. /VOA/

Next Post
Tatimet: Si do të aplikohet për përfitimin e Paketës së Dytë financiare, formulari i posaçëm

Tatimet rihapin aplikimet për ndihmën financiare të Paketës Nr.1: Sa kohë keni për të aplikuar për pagën e luftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lionel Messi kthehet në vendlindje, e ardhmja e tij tek Argjentina, ende në dyshim

Lionel Messi kthehet në vendlindje, e ardhmja e tij tek Argjentina, ende në dyshim

July 21, 2026
Bijtë e Abrahamit dhe toka e premtuar

Festivali i denoncimeve shpëton vetëm socializmin

July 21, 2026
Do ta kapnin në hotelin ku qendronte/ Zbulohet plani i vitit 2016 për vrasjen e Erdoganit

Do ta kapnin në hotelin ku qendronte/ Zbulohet plani i vitit 2016 për vrasjen e Erdoganit

July 21, 2026
Reforma territoriale, Konferenca e Kryetarëve vendos datën kur do të zhvillohet seanca plenare

Reforma territoriale, Konferenca e Kryetarëve vendos datën kur do të zhvillohet seanca plenare

July 21, 2026
Kredi me 2% interes për bujqësinë dhe biznesin e vogël, qeveria miraton garancinë e re sovrane

Kredi me 2% interes për bujqësinë dhe biznesin e vogël, qeveria miraton garancinë e re sovrane

July 21, 2026
Keqkuptimi i madh i politikës shqiptare

Keqkuptimi i madh i politikës shqiptare

July 21, 2026
Greqia në alarm, priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

Greqia në alarm, priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

July 21, 2026
Detaje tronditëse nga atentati në Elbasan/ Autori i maskuar u ndoq nga fëmijët para sulmit, shënjestra e vërtetë i shpëtoi plumbave

Detaje tronditëse nga atentati në Elbasan/ Autori i maskuar u ndoq nga fëmijët para sulmit, shënjestra e vërtetë i shpëtoi plumbave

July 21, 2026
“Protestat kanë kaluar në anarki”, analisti: Opozita është më larg pushtetit se kurrë!

“Protestat kanë kaluar në anarki”, analisti: Opozita është më larg pushtetit se kurrë!

July 21, 2026
Çamëria nuk falet

Rinovimi i PD, si protesta e flamingove

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In