• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Muharrem Xhafa i përgjigjet Çelo Hoxhës: Një pinjoll ballisti si ty nuk mund ta fshijë historinë e një vendi

by A R
13/05/2022 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-funksionari i Lartë të Partisë së Punës, Muharrem Xhafa ka reaguar dje ashpër ndaj kreut të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Çelo Hoxha, i cili ka sulmuar gazetën “SOT” përmes një letre drejtuar redaksisë dhe një statusi në llogarinë e tij në “Facebook”, vetëm e vetëm se kjo media e pavarur ka mbrojtur Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Gjatë një intervistë për gazetën “SOT”, zoti Xhafa teksa i i përgjigjet Çelo Hoxhës, theksoi se partizanët dhe LANÇ janë krenari e Shqipërisë dhe se sipas tij, një ballist si kreu i ISKK, nuk mund ta fshijë historinë e një vendi.

– Zoti Xhafa, ç’mendim keni për të shkuarën e popullit shqiptar?

Unë mendoj se e shkuara e një populli nuk “vdes”, por kujtohet, qoftë kjo e popullit tonë, qoftë e një populli tjetër. Ok, mund edhe të ketë njerëz që kanë mendim tjetër, po unë them se ata e kanë gabim. Për më tepër kur bëhet fjalë për të shkuarën e ndritur të një populli, të cilitdo populli.

– Cilën kohë kujtojmë ne shqiptarët si kohë të ndritur?

Ne kujtojmë si kohë të ndritur kohën e ilirëve, prej nga rrjedhim; kujtojmë Motin e Madh të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut; kujtojmë kohën e Rilindjes e kohën e Pavarësisë Kombëtare; kujtojmë vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Po kështu, populli ynë kujton dhe vlerëson lart kohën e ndritur të Enver Hoxhës, e njohur si “Epoka e Enverit” etj.

– Më duket se bëhet jo pak përpjekje për të njollosur të kaluarën lavdishme të popullit tonë, në veçanti vitet e LANÇ-it e ato të ndërtimit dhe zhvillimit socialist të vendit…

Kjo është e vërtetë. Por ata e ato njerëz që bëjnë përpjekje të atilla nuk janë populli, nuk janë masat e thjeshta të tij. Ata e ato janë bastardët e popullit në kuptimin e gjerë të kësaj fjale, janë ata që i kundërvihen popullit. Besoj se të gjithëve na kujtohen sulmet që iu bënë Skënderbeut e kohës së lavdishme të tij deri në media prej disa intelektualësh bastardë shqipfolës, që e paraqitën Skënderbeun me origjinë sllave, një princ feudal të prapambetur e gjakësor! Kjo është të vësh duart në kokë! Kështu ka ndodhur në Mesjetë nga sllavët dhe grekët e asaj kohe! Ky shtrembërim i llahtarshëm e “detyroi” historianin e profesorin e madh shqiptar, Kristo Frashërin, ndarë nga jeta pak vite më parë, të bënte një monografi për Skënderbeun dhe të ngrinte lart vlerat e tij; pa folur për kryehistorianin e kryetarin e parë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Aleks Budën, i cili i kushtoi Skënderbeut disa vëllime historike, që janë busull për çdo historian përparimtar në botë. Në veçanti, baltë e gurë është hedhur nga intelektualë e gjoja historianë bastardë mbi Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, të cilët e shkruajnë historinë jo sipas kritereve të saj, po sipas politikës së regjimit, duke e paraqitur atë si luftë civile, duke i paraqitur fajtorët si fitimtarët dhe fitimtarët si të mundur, duke glorifikuar vrasësit kriminelë të dëshmorëve të atdheut dhe bashkëpunëtorë të pushtuesve të huaj.

– Sa vërej unë, ata që hedhin baltë mbi të shkuarën e ndritur të vendit tonë, ata nderohen nga shteti i borgjezisë dhe nga partitë politike të saj!

Kjo që thoni ju ashtu është dhe nuk është vështirë të konstatohet. Se politika zyrtare e sistemit të sotëm borgjez në Shqipëri ka mbi 30 vjet që synon t’ia arrijë këtij qëllimi, të errësojë çdo periudhë dhe çdo figurë të shquar të kombit, por, siç e thashë më lart, ky nuk është populli me intelektualët e njerëzit besnikë të tij, të cilët i kanë kundërshtuar jo një herë bastardët me fakte e argumente shkencorë.

– Po përse ndodh kështu në vendin tonë?

Kjo ndodh jo se nuk dihet e vërteta e LANÇ-i dhe e ndërtimit socialist nga historianët shqiptarë, sepse po ata janë që kanë shkruar e thënë ndryshe para 1991-it! Në radhë të parë kjo ndodh sepse vitet e LANÇ-it e të ndërtimit socialist të vendit i udhëhoqi Partia Komuniste e Shqipërisë me Enver Hoxhën në krye. Kjo ndodh sepse realizuesi i atyre arritjeve jo borgjezia, po vetë populli me historianët e tij. Se po të kishin prirë ballistët e zogistët dhe ta kishin çliruar ata vendin, kjo që ndodh sot nuk do të kishte ndodhur kurrë. Në asnjë vend të botës demokratike nuk ndodh të glorifikohen pushtuesit dhe forcat kolaboracioniste me pushtuesit nazifashistë. As në Francë, as në SHBA, as në Angli etj. nuk ndodh kështu! Atje veteranë e luftës e të punës nderohen, respektohen e trajtohen si lavdia e kombit, pavarësisht ngjyrës së lëkurës e bindjeve që bartin ose që kanë bartur. Së dyti, duhet të bëhesh servil i ndyrë i shteti kapitalist, ndryshe nuk i ngjit shkallët e karrierës së historianit. Në çdo vend të botës puna e kontributet çmohen e nderohen, ndërsa në Shqipërinë kapitaliste çmohet e nderohet horri, ai që hedh baltë më shumë mbi arritjet e luftës e socializmit, ai që të zezës borgjezë i thur lavde e ditirambe, ai që bëhet kriminel e servil i pështirë, ai që deklaron se e ka për nder që është vrasësi i heroit të popullit. Por është e pamundur të fshihet e kaluara, ajo që është krijuar dhe ndërtuar me dëshirën, punën dhe e djersën popullit! Sado baltë të hidhet, e shkuara nuk vdes!

-Ndërkohë pjesë e debatit të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare është bërë edhe kreu i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Çelo Hoxha, i cili ka sulmuar gazetën “SOT” përmes një letre drejtuar redaksisë dhe një statusi në llogarinë e tij në “Facebook”, vetëm e vetëm se kjo media e pavarur ka mbrojtur Luftën partizane. Madje, zoti Çelo Hoxha, ka shkuar deri atje sa ka kërkura që edhe ju t’i kërkoni falje atij që e keni quajtur atë neo-nazifashist që abuzon me detyrën njësoj si Tufa po tenton të njollosë LANÇ dhe glorifikojë ballistët. Si ju duket kjo lëvizje?

Shiko, Çelo Hoxhës dhe cilitdo tjetër që nuk nderon LANÇ-in, do t’i kërkoj falje kur të deklarojë publikisht se Shqipërinë e kanë çliruar nga pushtuesit e huaj partizanët të udhëhequr nga Enver Hoxha.

-Nga ana tjetër, në librin e tij më të fundit historiani Milo ka publikuar 3 letra të firmosura nga Enver Hoxha, të cilat sipas tij konfirmojnë se ishte ai që nxiti përplasjet me Ballistët. Sipas Milos, brenda ditës ai dërgoi tri letra thuajse me të njëjtën përmbajtje, të parën të gjithë komiteteve qarkore të PKSH-së në vend, ndërsa dy të tjerat i adresoi njërën për Liri Gegën, e deleguara e Komitetit Qendror në qarkun e Vlorës dhe tjetrën komitetit qarkor të Gjirokastrës. Letrat kishin të njëjtën përmbajtje, ku kërkohej asgjësimi i Ballit Kombëtar. Keni një koment?

Enver Hoxha ishte udhëheqësi kryesor i luftës dhe unë nuk e kuptoj se ku historiani Paskal Milo bazohet tek libri i tij dhe thotë që ishte Enveri ai që provokoi i pari Ballin Kombëtarë. Ne të gjithë e dimë dhe këto janë edhe të dokumentuara që herë pas here Enver Hoxha iu kërkoj ballistëve të bashkoheshin në fron dhe të bashkuar të luftonin pushtuesit nazifashistë. Por ata refuzuan dhe si tradhtarët që ishin bashkëpunuan me pushtuesit. Unë nuk e kam lexuar librin “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore, të pathënat dhe enigmat” të historianit Paskal Milo, por jam në dijeni që ai libër ka shkaktuar debate, pasi po tentohet të hidhet baltë mbi Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Mua më vjen keq që një historian i kalibrit të Milos të bjerë në këtë nivel, duke u rreshtuar krah ballistëve dhe zogistave. E vërtet është kjo, që Enver Hoxha ishte kryesor i LANÇ dhe askush nuk e mohon këtë, paçka se historiani Paskal Milo po tenton të mbajë një dorë në kadaif dhe një dorë në ballkave, pra duke mbajtur edhe krahun e ballistëve dhe duke vlerësuar edhe partizanët. Por unë jam i mendimit që Milo si një njohës i mirë i historisë pasi në kohën e socializmit ka qenë edhe Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Tiranë dhe gazetar i “Zërit të Popullit”, që të hedhë baltë mbi Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.

-Keni fakte për këtë që thoni…

Pse historiani Paskal Milo është rreshtuar krah ballistëve dhe hedh baltë mbi LANÇ, kur dhe vetë ai e di sikundër po sjellë vetëm një shembull që në çlirimin e Tiranës në 17 nëntor të vitit 1944 800 forca mercenare ballistë bashkëpunuan me gjermanët, kryen masakra ndaj popullsisë civile dhe në finale Tirana u çlirua me gjak? Historiani Milo e di shumë mirë që më 17 Nëntor 1944, partizanët heroikë shqiptarë, të mbështetur fuqishëm nga populli i Tiranës, çliruan Tiranën?! Tjetër të vërtetë nuk ka! Ata që kërkojnë të sajojnë të vërteta të tjera, ata janë bashkëpunëtorët vendës të nazistëve gjermanë. Interesante është që, edhe vetë pushtuesit gjermanë nuk kërkojnë ndonjë tjetër të vërtetë, përveç asaj që përjetuan në luftën e Tiranës, përjashtuar ndonjë mospërputhje në shifrat e humbjes së tyre, çka është e pashmangshme, se humbësi gjithnjë synon t’i zvogëlojë humbjet. Jo vetëm brezi i ri, po edhe të gjithë shqiptarët duhet të dinë se për çlirimin e kryeqytetit është luftuar 19 ditë (29 tetor deri 17 nëntor 1944) rrugë më rrugë, barrikadë më barrikadë, shtëpi më shtëpi e trup më trup. Një luftë heroike! Po kështu duhet të dinë se pushtuesit gjermanë, të pamundur për të përballuar sulmet e ushtrisë partizane, në mëngjesin e 17 nëntorit 1944 ndalën qëndresën e tyre u tërhoqën dhe duke njohur humbjen, vijuan rrugën e humbjes. Në luftën për çlirimin e Tiranës, forcat pushtuese gjermane lanë më tepër se 3000 të vrarë e shumë të tjerë të plagosur. Mbi 300 ushtarë nazistë u zunë robër, ndërsa u kapën një sasi e madhe materialesh e municionesh luftarake të ndryshme, si topa, tanke, mitraloz, automjete, karro me materiale, kafshë, municione e armatim i lehtë, pa folur për shkatërrimin e shumë materialeve teknike luftarake. Gjatë veprimeve luftarake për spastrimin e kryeqytetit u arrestuan mbi 500 kuislingë e tradhtarë. Po, edhe në anën e forcave partizane pati 417 të vrarë e të plagosur (vetëm në kryeqytet u vranë 127 luftëtarë). Qindra njerëz nga popullsia civile u masakruan barbarisht prej forcave naziste dhe prej bashkëpunëtorëve të tyre ballisto-zogistë. Tirana, si e gjithë Shqipëria, u çlirua me gjak e me sakrifica të mëdha! Ballistët po të pranojnë që është bërë luftë, ata duhet të thonë edhe se sa brigada kishte Balli; kush ishin komandantët e tyre, sa dëshmorë nga forcat e Ballit ranë për çlirimin e Tiranës! Mbi të gjitha këtë e bëjnë, se përndryshe do t’u duhet të pranojnë e të mburren për bashkëpunimin me gjermanët pushtues dhe për 800 forcat mercenare të tyre në krahët e nazistëve gjermanë. Unë siç e thashë më sipër nuk kam lexuar “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore, të pathënat dhe enigmat”, por ndihem i keqardhur që Paskal Milo ka dalë në këto konkluzione. Historiani Milo nuk ka asnjë arsye të flasë kështu, pasi historinë e luftës e dimë të gjithë dhe më vjen keq që ai me këtë lëvizje po iu bë qejfin ballistëve dhe atyre që janë në pushtet sot, si dhe opozitës që mund të vijë në pushtet nesër. Sot në pushtet ne kemi borgjezinë që janë binjakë siamezë me ballistët. Kështu që edhe Paskal Milo, po iu mban iso atyre dhe po ha çorbën e prishur të ballistëve dhe klasës borgjeze, duke tentuar të hedhë baltë mbi Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe udhëheqësit të çeliktë të saj, shokut Enver Hoxha. Paskal Milo po tregohet oportunist dhe kërkon ta mbajmë mirë me të gjithë, duke shkruar broçkulla historinë siç ai do dhe ia kërkojnë, pasi po të ishte ndryshe, ai do të kishte marrë mendimin e komunistëve të ndershëm. Pra si përfundim historiani Milo duhet të thotë që ballistët nuk ishin gjë tjetër veçse tradhtarë dhe kolaboracionistët, pasi ajo që ai shkruan se ishte Enver Hoxha ai që provokoi i pari Ballin Kombëtarë janë thjeshtë gjepura dhe mashtrime, që kanë si synim vetëm përbaltjen e LANÇ.

Next Post
Paralajmërimi i Lorenc Vangjelit: Është hapur telefoni i një personazhi…

Paralajmërimi i Lorenc Vangjelit: Është hapur telefoni i një personazhi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Largimi nga stoli i Shqipërisë, Silvinjo jep mesazhin e fundit!

Largimi nga stoli i Shqipërisë, Silvinjo jep mesazhin e fundit!

May 20, 2026
Irani paralajmëron zgjerim të luftës përtej Lindjes së Mesme në rast sulmi amerikan

Irani paralajmëron zgjerim të luftës përtej Lindjes së Mesme në rast sulmi amerikan

May 20, 2026
Rreth dy orë në ambientet e prokurorisë, Tërmet Peçi del nga SPAK, gazetarët e pyesin për përplasjen me Ramën

Rreth dy orë në ambientet e prokurorisë, Tërmet Peçi del nga SPAK, gazetarët e pyesin për përplasjen me Ramën

May 20, 2026
Kandidati për ambasador të SHBA në Shqipëri zbulon prioritetet para Senatit: Do i mbështesim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!

Kandidati për ambasador të SHBA në Shqipëri zbulon prioritetet para Senatit: Do i mbështesim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar!

May 20, 2026
Akuzat për abuzime me tenderët/ Apeli i Posaçëm i jep pafajësi Solina Qatos, ish-drejtoreshës së ARRSH-së

Akuzat për abuzime me tenderët/ Apeli i Posaçëm i jep pafajësi Solina Qatos, ish-drejtoreshës së ARRSH-së

May 20, 2026
Dhunoi fizikisht gazetarin, arrestohet 51-vjeçari në Shkodër

Dhunoi fizikisht gazetarin, arrestohet 51-vjeçari në Shkodër

May 20, 2026
Vendimi i fundit i Bordit të Transparencës: Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

Vendimi i fundit i Bordit të Transparencës: Ja sa do të shiten nafta dhe benzina

May 20, 2026
Përgjigje për drejtorin e medias të Sali Berishës!

Përgjigje për drejtorin e medias të Sali Berishës!

May 20, 2026
Trump befason me deklaratën për Iranin: Nuk po nxitojmë për marrëveshje

Trump befason me deklaratën për Iranin: Nuk po nxitojmë për marrëveshje

May 20, 2026
Pezullimi i zgjedhjeve në PD, Gjykata i kthen mbrapsht padinë Kokalarit

Pezullimi i zgjedhjeve në PD, Gjykata i kthen mbrapsht padinë Kokalarit

May 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In